admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Një nga karakteristikat kryesore të sëmundjes Alzheimer është prodhimi në truri i një molekule toksike e njohur si beta amyloid. Qelizat Microglial, mbrojtës të sistemit nervor, nuk janë në gjendje për t’a eliminuar këtë substancë, e cila formon depozitat quajtura pllakëza senile apo të plakjes.
Shkencëtarë nga Universiti Laval dhe studiues në qendrën kërkimore CHU deQuébec, pas 10 vjetë pune në laborator, kanë identifikuar një molekulë që stimulon aktivitetin e qelizave imune të trurit. Molekula, i njohur si MPL (lipidet monophosphoryl A).
Tek minj me simptomat të Alzheimerit, injeksione javore të molekulës MPL gjatë një periudhe 12 javëshe eliminoi deri në 80% pllakëzat senile. Përveç kësaj, provat e aftësisë së minj për të mësuar detyra të reja treguan përmirësim të rëndësishëm në funksion njohës gjatë së njëjtës periudhë 12 javore.
Studiuesit shohin dy përdorime të mundshme të molekulës MPL. Ajo mund të administrohet me injeksion intramuskular për njerëzit me Alzheimer për të ngadaluar përparimin e sëmundjes. Ose mund të përfshihet në një vaksinë të caktuar për të stimuluar prodhimin e antitrupave kundër beta amyloidit. Vaksina mund të jepet për njerëzit që tashmë kanë sëmundje për të stimuluar imunitetin e tyre natyror, por mund të administrohen edhe si një masë parandaluese për njerëzit me faktorët e rrezikut për sëmundjen Alzheimer, thuhet në studim.