Shprehje popullore Shkodrane

P

perashjani

Guest
Njektu po flasim e njektu po e lame (Ne kohe te komunizmit ishte ) Njektu po e flasim e njatje po e lame. d.m.th (Ne degen e brendshme)

Muri ka veshe e gardhi ka sy.

C'ka ka shpija ta qet fmija.

Barku me barna e bytha me harrna nuk mbahen.

Jepe me nje dore e mos ta shofin tjetra ( Kure ban nje ndere nuk ka nevoje me e dijte gjithkush )

Moti i mire shifet nadje.

Ma mire plot se bosh.

Ma mire vone se kurre.

Parja te mbushe gjepin por te merr kryet.

Ishalla ndeshe ne hunde lesh . ( Asht urue njerzve te keqije )

Kur te vijne mendt s'ti hane as qent .

Mandja e madhe e zeza e te zot.

Ruaje Zot naten se diten shef vete.

Kojshija i mire dera e xhehnetit ( Kojshija i keq dera e qenefit )

Ka dale si dhija nder dele ( kure je paraqite ne mes te tjereve jo si duhet)
 
P

perashjani

Guest
Kur bahet maxhypi pashe vret t'ane (babane )

Mos shif gunen por shif punen.

Pasha t' rite pasha veren

I riu si veriu.

Ja ka hanger dhija librat.

Pirdh pirdh se lirohesh.

Ufulla e forte then shishen e vet.

Parja shpon detin.

Shtrije kamet sa ke jeganin.

Mos i hap gropen kuje se bjen vete mrenda.

Gjaja e lire shet shpine.

Nuk vjen pranvera me nje lule.

Gjuha prej tulit asht.

Nadja e mire e vare ne gozhde.

Mire t'pamit e keq s'damit.

Mos u idhno i idhnuem mos u gzo i gzuem.

Ban se t'gjas se nji kame ta rreshqas.

Andrra ne diell tek Palok Drandja.

Mendjen e tije sja luen skoda Ceke.

I duruemi i fituemi.

Mendo mire e maju mendo keq e thaju.

Grosha asht barut bethet .

Mire u pafshim mbas Bajramit ( Prej Bajramit ne Bajram asht nje Vjete )

O flit e mba o pidh e ha .

Mos e mguc grethin me krande se ke nguce t'zezen tande. (ka tha halla Drande.)
 
P

perashjani

Guest
Slevin : Ne qofte se ke vrejte ne thaniet Shkodrane nuk kam permende asnje thanie Shkodrane qe i bjen ndesh apo perqeshe nje qytet apo karahine tjeter te Shqiperise Kjo ka nje domethanie se jena Shqiptare ne nje Shqiperi. Me te vertete Shkodranet jane te njohur per popull me talent , me te mirat e te keqijat e veta si gjithkush.Ne Fotografi dukesh djale i ri e ban mire me mesue me rrespektue e jo me kujue se me shkoder dine me dhane pergjigje se ku duhet ta drejtosh kunjin.
 
P

Perashjani

Guest
Ndigjo pordhe e grij sallate se keshtu e ka kjo nate

Cka ka shpija e qet fmija

Pordhe me rigon

Kure nuk ka nuk han as Mreti

Qenit diftoj shkopin

Fjalet e mira e guret ne shtrajce

Nadja e mire e vare ne gozhde
 
Top