Shprehje me emra kafshesh.

papucja

Primus registratum
Shprehje me emra kafshesh.

Gjuha shqipe eshte shume e pasur me shprehje gjuhesore me emra kafshesh. Po e filloj vete e para. Me poshte, disa shprehje qe pembajne fjalen "derr". :lol:

- ha si derr
- truderr
- kokederr ose kaptinderr
- qafederr
- barkderr
- t'i thuash derrit daje
- nuk ka pyll pa derra
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Me fjalën qen

turiqen

nuk rrin qeni pa hëngër m..

bishti qenit bisht qeni mbetet /pf/images/graemlins/laugh.gif

qeni që leh nuk kafshon

qen e bir qeni

etj.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Me qingj.
Qingji i urte thith dy dele.
Flen si qingj.
I urte ,qingj.
Me te kam bere javet e shqerrave(qingjave).

Kjo e vundit eshte e rralle dhe jo shume e njohur.
A e din njeri se ne ç'kuptim perdoret?
 

ODISEA

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Me fjalen kali:

Turikal
Kalit te falur s'i numerohen dhembet
sy kal(besojeni ose jo, kjo perdoret si kompliment /pf/images/graemlins/laugh.gif )
kali kuq e ka i huq
kal serbi
Ecen si kal
Sa nje kal... etj /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

ODISEA

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Me fjalen gomar:

Gomar /pf/images/graemlins/laugh.gif
S'calon gomari nga veshet
I zoti e nxjerr gomarin nga balta
Si qenkerka, si gomari i zeqos
Ze gomar
 

ODISEA

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Me fjalen peshk:
Tru peshk
S'ka peshk pa hala
rreshqet si ngjale(peshk eshte) /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Guest
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Ca shprehje,shtese.. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Prit Gomar,te mbije Bar..
Di Dhia,c´eshte Tagjia..
Leshohesh,si Qen i terbuar..
Ha si Miu..
Bar Miu..
Turi Mi..
Qime Iriq..
Sy Macok..
 

Guest
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Me vjen per t´qesh me shprehjen
-"Di Dhia c´eshte Tagjia" :lol:

Sa here pinim qumesht,(une dhe ime Moter) hiqnim cdo pike Ajke..
Dhe Babi,se hiqte nga Goja shprehjen e siperme..

P.s Te dinte Dhia c´ish Tagjia,s´hynte Ferrave.. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

papucja

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Shprehjen "ha si mi" nuk e kam nigju po une di

* ha si moce (ha avash e me nganji cike)

shprehje shtese prape... /pf/images/graemlins/laugh.gif

* dhi e zgjebosur me bishin perpjete
* kalit te dhuruar s'i shihen dhembet
* peshku i madh e ha te voglin
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Ha si miu jo si ariu kjo eshte thenia .Ma merr mendja se e ke degjuar me pare :thumbsup:
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Fillimisht postuar nga ARAGORN:
[qb] Me fjalen kali:

Turikal
Kalit te falur s'i numerohen dhembet
sy kal(besojeni ose jo, kjo perdoret si kompliment /pf/images/graemlins/laugh.gif )
kali kuq e ka i huq
kal serbi
Ecen si kal
Sa nje kal... etj /pf/images/graemlins/tongue.gif [/qb]
Kalova lumin te dhjefsha kalin. Jo ty aragorn eshte thenia :wave:
 

Guest
Re: Shprehje me emra kafshesh.

-Qafe Lejlek
-Peshku ne det,Tigani ne Zjarr..
-Qente le te lehin,karvani shkon perpara..
 

besim231071

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

Plus.

Prit gomar te mbije bare.
Ngule kembe si mushka(kusheri i gomarit eshte)
Kali i huaj çon rende.
Kali i kuq,ka nje huq.
Kale Troje.
 

mostro

Putraku
Re: Shprehje me emra kafshesh.

bishti i qenit bisht qeni ngelet..
per te gjith ata qe nuk ndryshojne.
 

hot

Hotgirl
Re: Shprehje me emra kafshesh.

te dua moj qëne /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Shprehje me emra kafshesh.

-Zemer luan
-Dridhesh si Lepur
-Laraskes ,qe bredh hu me hu,i futet huri ne prapanice..
 

epremte

Primus registratum
Re: Shprehje me emra kafshesh.

si peshku pa uje
peshku i madh e ha te voglin
peshku qelbet nga koka

koke(etj) lope
si lopa bajgen

s'ia ha qeni shkopin
qen zorresh
te hongshin qent
me mire ia hedh qenve sesa..
puno si qen /pf/images/graemlins/laugh.gif
pune jevgjish, gjelle qensh
 
Top