Shpikjen e ateizmit boteror nuk e shperblyen por ate e pagoi kombi shqiptar.
Gazeta "panorama" ka marre ne interviste ata qe guxuan ti kundervihen Zotit dhe shenjterve te Tij.
intervista
Profesori 74-vjeçar rrëfen luftën e pushtetit të Enver Hoxhës për të shembur fenë dhe Zotin, duke guxuar të instaloj për herë të parë në botë ateizmin
Hulusi Hako: Si i bëra “gjyq Zotit” dhe propagandova ateizmin në Shqipëri
Poli Hoxha & Luan Kondi
Profesor Hulusi Hako, tashmë është 74-vjeçar. Ai pranon se ka qenë dhe është ateist. Sipas tij, brumosjen me këtë filozofi e ka që në fëmijëri, falë nënës se tij që edhe pse ishte e pashkollë, kur shikonte që shumë fëmijë vdisnin nga sëmundjet dhe lufta që merrte gjithashtu jetë njerëzish pyeste: “Ku është ky Zoti, përse nuk vë dorë në këto gjëra?” Hako rrëfen në intervistën e tij se si ai i thelloi më tej bindjet ateiste, kur shkoi për studime në Moskë, për filozofi. Pas mbarimeve të studimeve në BS, ai u emërua pedagog në Universitetin e Tiranës, ku do të jepte lëndën e materializmit dialektik. Në vitin 1967, vit kur filloi edhe lufta kundër fesë dhe institucioneve të kultit, Hako do të bëhet propaganduesi kryesor i ateizmit. Si orientohej nga KQ dhe Foto Çami, grupi i propagandistëve të ateizmit që takoheshin me masat punonjëse. Çfarë porosiste Enver Hoxha në atë kohë dhe përse komuniteti mysliman nxori qarkore që vartësit e tyre të dorëzonin çelësat e faltoreve nëse këtë “e kërkonte populli”. Kush ishin pengesat që haseshin në luftën kundër fesë dhe përse kleri katolik nuk mund të shkëputej nga Vatikani, siç kërkohej në atë kohë. Këto dhe të tjera pyetje marrin përgjigje në vijim të intervistës interesante të profesorit Hulusi Hako.
Keni ndonjë merak nga jeta?
Kur ha bukë bën edhe thërrime. Ideja e plakës “më bëni edhe një herë të re, pa do të shikoni sa bukur do të nusëroj”, mbetet shprehje figurative e faktit se njeriu e shikon gjithnjë me sy kritik të kaluarën e vet dhe të shoqërisë ku ka “milituar”, sidomos për pjesën shoqërisht të dobishme të veprimtarisë së vet.
Në veprimtarinë tuaj publike spikat një qëndrim i rreptë ndaj Zotit. Ku e ka zanafillën ky formim ateist?
Të veçantat, personalet në këtë formim e në krejt procesin e akumulimit jetësor shkencor, kanë nisur që në fëmijëri. Në familje nëna ime, atëherë me pesë fëmijë dhe në skamje, përkundrejt pyetjes sonë se ç´do të hanim në darkë na përgjigjej: “Ç´të na japë xhiko perëndia”. Por dominues në gjykimet e saj ka qenë skepticizmi i shfaqur me arsyetimet: “Gjithë këto vuajtje, sëmuren dhe vdesin fëmijë, bëhen luftra e pardejtësi, ku është ky Zoti që nuk ndërhyn dhe nuk vë dorë?” Nëna kishte vetëm tri klasë fillore dhe në vitin 1912 pas shpalljes së Pavarësisë, i ati i kishte thënë të mos e vazhdonte më atë, pasi ishte bërë goxha vajzë. Ajo orientohej shumë me përvojën e jetës dhe gjykimin realist. Nëna ishte e etur për dije dhe ndaj bëri çdo përpjekje për të na arsimuar. Kështu në ngarkesën time shpirtërore, emocionale diktoi e dominoi jo mësimi i fesë në shkollën fillore me formatet e kohës, por realizmi i nënës. Megjithatë, edhe qyteti i Delvinës, ku jam lindur dhe rritur, nuk dallohej për ndonjë jetë fetare të theksuar. Iu gëzoheshim festave pagane dhe atyre myslimane, ashtu për anën fetare të tyre. Më kujtohet edhe diçka tjetër me nënën. Në kohën kur ne u rritëm dhe u bëmë kuadro me shkollë, nëna ishte në moshën e tretë dhe përsëri ajo nuk kishte besim në dogmën tjetër fetare të “jetës së përtejme” ndaj dhe na thoshte: “Kujdesin dhe dashurinë tregomani për së gjalli. Kur të vdes, më hidhni në kanal dhe kërceni dhe këndoni”.
Si erdhi dhe u kultivua më tej te ju bindja antizot?
Pas përfundimit të shkollës fillore dhe më pas arsimit solid në gjimnazin e Gjirokastrës “Asim Zeneli” në vitet 1946-1952, më takoi të vazhdoja studimet e larta në fakultetin e Filozofisë në Universitetin “Lomonosov”, në Moskë. Këtu u konsoliduan edhe më botkuptimi im shkencor ateist. Ai u bë në të njëjtën kohë ndërgjegje dhe mendimi im. Në planin mësimor të fakultetit krahas mjaft disiplinave natyrore dhe humane, zhvillohej edhe lënda e ateizmit shkencor. Në qershor të vitit 1958 mbrojta përpara Komisionit Shtetëror diplomën me temë: “Roli reaksionar i Islamizmit në Shqipëri”. Për përgatitjen e temës në fjalë erdha me pushime për të studiuar literaturë e grumbulluar materiale konkrete. Tema përbënte një risi për komisionin, i cili e vlerësoi maksimalisht, duke e shoqëruar edhe me fjalët: “Urime në punën për edukimin shkencor të masave punonjëse në Shqipëri”.
Sa iu shërbeu urimi i profesorëve rusë për t´u destinuar në përkushtimin tuaj ndaj ateizmit?
Fakulteti, tema e diplomës dhe urimi i profesorëve sovjetikë, përbëjnë një premisë, mundësi reale, e cila u bë realitet dhe mori jetë pasi u ktheva në atdhe, ku më emëruan pedagog i filozofisë marksiste-leniniste në Universitetin e Tiranës. Materializmi dialektik ishte lënda e mendjes, ndërsa ateizmi shkencor u bë fusha kërkimore, tema e kualifikimeve të mëtjeshme dhe lënda e militimit në frontin ideologjik. Pas kësaj do të botoja mjaft materiale në ograne qendrore dhe lokale. Jo vetëm kaq, por kam qenë lektor në shumë takime dhe biseda me kolektiva nxënësish, punonjësish apo dhe ushtarë të reparteve të ndryshëm ushtarakë, në qytete, fshatra, në aktive dhe seminare.
Pse çfarë po ndodhte në këtë kohë?
Fryma ideologjike dhe kulturore, sipas orientimeve të partisë në pushtet, bazohej në mësimet e Marksit. Partia e klasës punëtore, duke lënë të lirë ushtrimin e kultit fetar synon çlirimin e masave punonjëse nga prangat shpirtërore të opiumit fetar. Anëtari i partisë si rregull nuk pajtohej me mbajtjen e besimeve fetare, bestytnive e zakoneve prapanike. Ai duhet të ishte pararojë dhe të jepte shembullin e tij personal në familje e në proceset e emancipimit shpirtëror. Por, juridikisht parimi demokratik i lirisë së ndërgjegjes ishte i sanksionuar në veprim. Po peshorja anonte nga ateizmi shkencor. Edhe komunitetet fetarë ishin të lirë. Besimtarët bënin jetën e tyre, por frekuentimi i faltoreve ishte në rënie. Më kujtohet thënia e një kleriku në intimitet atëherë: “Sa të gjejmë shesh, do të bëjmë përsheh”. Të gjithë faktorët e jetës vepronin në dizfavor të fesë. Përpjekje të mëdha politike u bënë nga qeveria në vitet e para të pushtetit popullor, për ta ndarë kishën katolike në Shqipëri nga “Selia e Shenjtë”, Vatikani. Pra, u bënë përpjekje që të shkëputej ajo organizativisht dhe të kishte statusin e vet. Por, kjo ishte parimisht e pamundur. Si mund të qëndronte organizmi pa kokë. Nga Vatikani, si organizëm fetar ndërkombëtar, mund të shkëputesh vetëm si herezi fetare, siç u ndanë në Evropë format e protestantizmit. Rezistimi dhe deri-diku rezistenca e Arkipeshkëvit shqiptar ishte bindëse dhe e justifikueshme, nisur edhe nga zbatimi i parimit “katolicizmi ose me atin e shenjtë ose hiç fare”.
A ka pasë hezitimi dhe rezistenca të tjera të shfaqura, kundër heqjes së besimit fetar?
Nuk diskutohet që po. Prania e një iredentizmi fetarisht të motivuar, që më shumë mbetej latente, i mbyllur, ose shprehej me kujdes, me parulla të kamufluara. Nga vrojtimet e mia mund të përmend edhe disa raste të veçanta e të kufizuara. Mbasi u mbyll kapitulli i merakut të familjes, se mos sillja ndonjë ruse nga Bashkimi Sovjetik, nën presionin e familjes, vendosa ta përqëndroj vëmendjen te një vajzë, të cilës i shkrova edhe një mesazh në një copë letër. Ajo më tha se i kishte pëlqyer kjo gjë, por ndër të tjera më përmendi se ishte myslimane. Aty për aty mendova se ajo nuk e kishte kuptuar se për atë dashuri me shikim të parë unë do të sakrifikoja të gjitha perënditë dhe shenjtorët. Pra, unë, ateisti, po hasja në vështirësinë e parë, ndjenjën. Vajza më habiti dhe me një tjetër deklarim të sajin se familja e saj, shfaqte pretendimin “se Zoti për inatin tim, hakmerrej me të, pra vajzën”. Aty për aty i thashë se kjo nuk ishte në nderin e Zotit dhe nuk ishte burrërore, e as në traditën e shqiptarit që të merrej me një femër. Hera-herës, dëgjoja edhe replika në familjen time: “Nuk gjete ndonjë fushë tjetër ti. Ngele duke u marrë me priftërinjtë dhe hoxhallarët”. Kurse në vitet ´60-të pas një artikulli, botuar në gazetën “Zëri i Popullit”, për problemet e edukimit ateist, më erdhi një kartolinë nga fshati Tale i Lezhës, ku shkruhej: “Kush je ti more që guxon të shash fe e Shënano, që shqiptari i ka bash me Besë e Atdhe”. Me ka mbetur në mendje që një herë kur shkova të diskutoja me kolektivin e Ndërmarrjes Rruga-Ura, ku punonte edhe një i sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”. Ftesën për këtë bisedë e kisha marrë nga Bashkimet Profesionale. Pas diskutimit tim, në pushim m´u afrua punëtori dhe më tha: “Me njohuritë që ke, mund të ishe një propagandist i mirë i sektit tonë”.
Në vitin 1967 shpërtheu lëvizja revolucionare kundër fesë. Si u përgatit kjo fushatë?
Asgjë në jetën shoqërore të asaj kohë nuk çonte ujë në mullirin e fesë. Përkundrazi, punohej për shkëputjen e njerëzve nga ajo. Punonin shkollat dhe mediat, klubet e pallatet e kulturës dhe bibliotekat, kinematë dhe teatrot. Pra, duket që në këtë kohë feja është bërë tabelë qitjeje. Ushtrimi i lirë i fesë kishte bashkudhëtare edhe veprimtarinë për edukimin ateist shkencor, që bëhej gjithnjë e më intensiv, pak a shumë dhe më e kualifikuar. Në fillim të viteve ´60-të, kisha shkruar disa artikuj si dhe broshurën “Feja e parë në dritën e shkencës”. Partia në pushtet që në prill të vitit 1947 kishte porositur sektorin e arsimit të organizonte edhe propagandë fetare në shkolla e kudo, duke stimuluar ndjeshëm edhe luftën kundër fanatizmit fetar dhe zakoneve të vështira. Ndërsa, në janar të vitit 1967, rinia e shkollës së mesme “Naim Frashëri”, në Durrës shpall publikisht nismën “të luftojmë deri në fund ideologjinë fetare, bestytnitë, zakonet prapanike”. Më 6 shkurt të vitit 1967, Enver Hoxha mbajti fjalimin me temë “Revolucionarizimi i mëtejshëm i partisë dhe pushtetit”. Dy ditë pas këtij fjalimi gazeta “ZP” i bënte jehonë nismës së nxënësve dhe mësuesve të shkollës nëpërmjet kryeartikullit “Me shpatën e mprehtë të ideologjisë së partisë kundër ideologjisë fetare, paragjykimeve, bestytnive dhe zakoneve prapanike”. Situata po ndizej dhe në Durrës dhe qytete e krahina të tjera, nisën debatet fletë-rrufetë, e veprime të tjera konkrete kundër fesë. Më 26 mars organizohet kuvendi i tre brezave në Lezhë, si simbol i karakterit masiv të asaj lëvizjeje. Ç´është e vërteta Enver Hoxha, ato ditë, insistonte për punë bindëse. Ai thoshte: “Populli duhet të bindet për kotësinë dhe rrezikshmërinë e fesë, e kishës, të xhamisë, të çdo institucioni e zakoni fetar dhe vetë të marrë vendim të prishë ose jo, ta braktisë fenë menjëherë ose ngadalë”. Kryesia e komunitetit mysliman dhe atij bektashian ishin të parët që lëshuan shpejt poshtë qarkoren, ku porosisnin vartësit të dorëzonin çelësat e faltoreve, kur e kërkonte një gjë të tillë populli. Në këtë moment ndërhyn Enver Hoxha, duke thënë: “Po të na kishin pyetur, nuk do t´ua sugjeronim një qarkore të tillë, por meqë e bënë vet, ashtu qoftë”. Idetë frymëzonin njerëzit në vepra dhe në veprime sipër lindnin ide të reja. Entuziazmi i spastrimit, krenaria e krijimit të shpejtë të një shoqërie ateiste, u bënë marramendëse. Reforma e suprimimit të klerit, faltoreve dhe praktikave fetare, u realizua pa ndinjë rezistencë të konsiderueshme nga poshtë, pra nga masat popullore. Kjo reformë u mirëprit dhe u përshëndet nga lart, nga partia në pushtet. Më 9 qershor 1973 në Shkodër u çel edhe muzeu ateist.
E parë kjo në këndvështrimin e sotëm a keni ndonjë kritikë ndaj kësaj lëvizje?
Kam, patjetër. Dëshiroj të them se synimet dhe preferencat e PPSH dhe Enver Hoxhës, përveç që burojnë nga shkenca dhe filozofia marksiste-leniniste, në një masë të konsiderueshme ushqehen edhe nga traditat solide kombëtare e popullore fetare dhe apatike ndaj klerit. Shumë të huaj, ndër ta edhe arvanitasi Aristidh Kola, kanë vrejtur e pohuar, mbështetur në shkaqe e rrethana konkrete historike, se shqiptarët janë populli më pak fetar i botës. Është edhe kjo gjendje që kushtëzon e ka gjeneruar tolerancën ndërfetare midis shqiptarëve, ndryshe nga fanatizmi që ka atribut të vet intolerancën dhe mbetet një premisë dhe terren për t´u keqpërdorur. Feja u rehabilitua në Shqipëri, sepse u restaurua kapitalizmi. Në kushtet e një jetëgjatësie të sistemit politik social-ekonomik, kulturor-arsimor që lamë pas, feja do të harrohej fare. Mirëpo në rrjedhën e sotme të proceseve drejt bashkimit evropian, një afishim i prirjeve ateiste do të ishte ku e ku më i pëlqyer sesa gogoli shqiptar i ndonjë fondamentalizmi, me të cilin fqinjët tanë mashtrojnë veten, u hedhin dhe të tjerëve hi syve. Gjithashtu mund të them se Marksi ka shprehur idenë se “partia e klasës punëtore, duke lënë të lirë besimin fetar, synon çlirimin e ndërgjegjes së punonjësve nga prangat shpirtërore të opiumit fetar. Kjo është strategjia”. Lidhur me këtë vjen edhe një tjetër klasik i maksizmit, Frederik Engels, i cili shprehet se “shërbimi më i mirë që mund t´i bëhet idesë së Zotit është shpallja e ateizmit simbol i detyruar”. Ky konkluzion lidhej me disa veprime të nxituara e sektare të Komunës së Parisit më 1871 që mbylli 20 kisha. Megjithatë, komunarët kishin grumbulluar një duf kundër kishës katolike. Në këtë kontekst, ajo që e ekspozoi keq dhe e vuri në pozitë delikate Shqipërinë socialiste para perëndimit ishte neni i Kushtetutës së vitit 1976 ku thuhej: “Shteti nuk njeh asnjë fe, zhvillon dhe përhap propagandën ateiste”. Më keq akoma ishte formuluar neni 55 i Kodit të Procedurës Penale që vendoste dënimin “agjitacion dhe propagandë fetare” njëlloj si atë “propagandë fashiste luftënxitëse”. Ky ekspozim negativ në gjuhën juridike i jepte të drejtën morale Perëndimit të reagonte e replikonte, duke u shprehur: “Avash ju shqiptarët. Keni aq shumë halle në tokë dhe merreni me qiellin”. Demokratike është të kesh të garantuar e të gëzosh lirinë e ndërgjegjes, ta trajtosh atë si çështje private, personale. Shqipëria bëri një deklarim të tepërt e të panevojshëm, përdori autoritetin e shtetit, praktikës kushtetuese e ligjit, në favor të ateizmit dhe në dëm të ndjenjave fetare.
Përse nuk reaguat për këtë?
Për Kodin Penal nuk e kisha idenë, këtë e mësova kur ngritën zërin vendet Perëndimore. Për nenin e Kushtetutës, kur ishte në projekt për diskutim popullor, sugjerova në aparatin e Komitetit Qendror një formim më të përgjithësuar, por nuk u reflektua. Pas lëvizjes popullore vijnë një sërë botimesh, librash dhe broshurash si “PPSH mbi fenë dhe ateizmin shkencor” në vitin 1967, “Akuzojmë fenë” viti 1968, “Gruaja dhe fëmija, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” viti 1969, “Gjyq Zotit” viti 1972, skenar dokumentar “E vërteta mbi fenë” viti 1974. Në këtë periudhë mbrojta edhe doktoraturën me temë: “Vija politike dhe përvoja e PPSH për edukimin ateist shkencor të popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zëri i gjallë i kombit kundër fesë” viti 1986.
Kush është Hulusi Hako
Profesor Hulusi Hako, udhëheqës dhe realizues i ateizmit në Shqipëri, u lind më 10 tetor të vitit 1930, në Delvinë. Shkollën fillore e përfundoi në qytetin e lindjes, ndërsa atë unike në gjimnazin “Asim Zeneli”, në Gjirokastër. Kreu studimet universitare në Universitetin “Lomo-nosov” në Moskë, për filozofi në vitet 1952-1958. Po ne vitin ´58, ai mbrojti diplomën me temë: “Roli reaksionar i islamizmit në Shqipëri”. Kthehet në atdhe dhe e emëruan pedagog në Universitetin e Tiranës, ku dha lëndën e materializmit dialektik. Në vitin 1967, ishte një nga propaganduesit e filozofisë ateiste dhe ndihmoi në lëvizjen e kohës kundër bestynive fetare dhe kulteve të besimit. Hulusi Hako është autor i një mori shkrimesh propagandistike antifetare dhe librash të kësaj fushe (të paprecedent edhe në botë) si: “PPSH mbi fenë dhe ateizmin shkencor” botuar në vitin 1967, “Akuzojmë fenë” botuar një vit më vonë. “Gruaja dhe fëmija, viktimat më të ndjeshme të ideologjisë fetare” që pa dritën e botimit në vitin 1969, “Gjyq Zotit”, viti 1972, skenar dokumentar “E vërteta mbi fenë” viti 1974. Në këtë periudhë mbrojti doktoraturën me temë: “Vija politike dhe përvoja e PPSH për edukimin ateist shkencor të popullit” viti 1978, “Ateizmi shkencor” viti 1983, “Vatikani paraziti shekullor i planetit” viti 1984, “Folklori, zëri i gjallë i kombit kundër fesë” viti 1986.
Gazeta "Panorama"