Shpija e Kosoves

Shpija e Kosoves

Shpija.jpg

Edhe disa Ditë në Kosovë fillon reality show i parë i quajtur Shtëpia. 17 banorë nga shumë vise të Kosovës në garë për të zënë 12 vende brenda një shtëpie. Një projekt që përcjell sfidat, të mira dhe të këqijat që i shfaqin banorët brenda qëndrimit 91 ditor brenda shtëpisë. Nga 15 korriku pritet të fillojë aplikimi për të qenë pjesë e shtëpisë.

Një drenicas, një gjakovar, një llapjan, një pejan dhe 13 persona të tjerë nga territore të ndryshme të Kosovës.

Imagjinoni të gjithë bashkë në një vend dhe çfarë hallakame do të bëhej.

Por kjo gjë do të ndodhë shumë shpejtë, pasi këta persona nga këto territore do të jenë pjesë e një realit show që për herë të parë pritet të fillojë në Kosovë.

Ky projekt që quhet Shtëpia, e që pritet të realizohet nga K- studio, do ti mbledhë gjithë këta persona në një vend.

Së pari do të mblidhen 17 persona, ndërsa 12 prej tyre do ta kenë mundësinë që të hynë brenda shtëpisë.

Nga kjo shtëpi, për banorët do të fillojë një aventurë dhe eksperience e re duke i futur ata në dhjeta sfida që kurrë më parë as si kanë provuar, por as imagjinuar.

Ne si K- studio kemi bërë idenë e një realit show që është i përshtatshëm për regjionin që jetojmë, tregon Fisnik Vejsa.

Sa i përket përzgjedhjes së banorëve të shtëpisë ajo do të mbahet në gjithë Kosovën.

Konkursi për aplikim do të jetë prej 15 korrik e deri 15 shtatorë, shpjegon Vejsa.

Projekti pritet të zgjasë 91 ditë dhe pritet të fillojë në fillimin e muajit nëntor.

E gjithë aventura nis në një hapësirë prej 1400 metra katrorë ku 1000 metra do të jenë në dispozicion për banorët e vendosur në shtëpi dhe një oborr.

Shtëpia ku do të jenë të vendosur banorët është ndërtuar nga fillimi ndërsa ajo gjendet jashtë Prishtinës.

400 metra do të jenë për regjinë që do të jetë e vendosur afër shtëpisë, tha Vejsa për Express.

Banorët do ta kenë një detyrë, që duhet ta realizojnë brenda kohës sa janë aty ndërsa Vejsa nuk ka dashur të zbulojë më shumë detaje nga shtëpia.

Përveç detyrës gjenerale, banorët janë të obliguar që ti realizojnë edhe detyrat javore duke e bërë lojën shumë më interesante.

Janë rreth 13 ide shumë interesante sidomos ideja finale do të jetë shumë interesante, tha Vejsa.

Banorët e shtëpisë nuk do të mund ti ikin as edhe për një fije floku pasi ata do të jetë përcjellë nga më shumë se 20 kamera.

Ndërsa ju që jeni në anë tjetër të kamerës do të jeni ata të cilët do të kënaqeni me atë që ofrojnë banorët dhe vetë shtëpia.

I gjithë transmetimi do të bëhet gjatë 24 orëve ndërsa sipas Vejsës është arritur marrëveshja me radiotelevizionin 21.

Por të dalim edhe pak te ajo që është më interesantja. Sa para do ti marrë banori fitues?

Banori fitues do të ketë një shpërblimi goxha të majmë që kap shumën prej 24 mijë eurove. Por sipas Vejsës kjo shumë ka mundësi të rritet për shkak të interesimit që kanë treguar sponsorët.

I gjithë projekti për realizmin e edicionit të parë do të kushtojë më shumë se 300 mijë euro.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=745. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=745

Top