Shpaloset zyrtarisht Sigma DPIs

Shpaloset zyrtarisht Sigma DPIs

Sigma-DPIs.jpg

Sigma ka lajmëruar lansimin e aparatit digjital me 14 megapiksela, që përmban një specifik të plotë DSLR në trupin e një aparati kompakt: SIGMA DPIs

Sigma Corporation ka lajmëruar aparatin e ri kompakt digjital Sigma DPIs që veçohet me një sensor direkt të imazheve 14 megapikselësh FOVEON X3 (2.652 x 1.768 x 3 layers). I riu Sigma DPI është një version i përmirësuar i DPI-së që ishte shpalosur në treg në mars të vitit 2008.

Tani ky model është në gjendje të gjejë funksionin QS (Quick Set), që është adoptuar nga DP2 dhe SD14 DSLR, në butonat e zoom-it digjital të DPIs. Kjo ofron operim më të shpejtë dhe më të përshtatshëm të aparatit. DPIs është avancuar edhe më tej përmes performancës së përparuar kur fotografon subjekte të ndriçuara nga prapa, duke shtuar karakteristikat e kamerës me rezolucion të shkëlqyer dhe tone të pasuruara me një ndjenjë natyrale tri dimensionale.

Ekzistojnë edhe shumë shtojca të dedikuara për DPIs siç është View Finder VF-11, Hood Adapter HA-11 dhe Electornic Flash EF-140 DG.

Ende nuk ka ndonjë fjalë mbi çmimin apo datën e paraqitjen por sipas të gjitha gjasave ky model do të paraqitet në treg gjatë muajit nëntor.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1281. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1281

Top