Shpëtoji vetmisë me ma shum vetmi!

Albforumi

Primus registratum
Shpëtoji vetmisë me ma shum vetmi!

Shpëtoji vetmisë me ma shum vetmi!

Gerda Dalipaj

(Shënime për barinjtë që kullosin bagtitë në malin e Kabashit)

dhe nji bolluk hini nis e të mulon rand

Çdo dit ka shi!

Koh e panjallur e rinis

shpirtnim i pashpres i kangs së ngjirur

-zemna e fushnjakut të shëron nga epilepsi e andrrave me gushë të bardhë

nji gur rrufeje i ba rrumullak, i varur mqaf

a nji përflakje qirinjsh që i nez tok,

te varr i bariut të par – i vra pak vjet ma par-

se nryshe era i ban të heshtur.

si qilim sopoti

bardhësi e mytur me nji kornizë të zezë më cep,

i pamaru më  vegj të nuses që u ba shpreshë

me një  skizër, ngulur në zemën ama

djali në kurbet -

Kurbeti a i zi, ynyrë e përvëlu

për të  djegur plagët e djegura ma parë

për të mos lan shenja

si vraga

-kohë  e palindur e rinisë

të plevicës me çimka e pleshta, gazhdare

që e mante të gjallë në bark ate qyqar

në anën tjetën të kufinit.

nji kangë më za të par

e nji rrëfenjë  me ujq të marr,

egërsina thirta me za pas shpinës.

Me llastiqe kangësh i gjun ulërimës;

kangës kaba që përvlohet në stan

e kriset në  pyll,

i vihet pas nji zog nate për ta za.

Kanga me za nuk shlohet vetëm mfshat

do përplaset shpivet, ty do tkthehet prapë,

ty do tza,

e pa ba za

do e pranosh se asnji ska,

as ujk nuk ka.

kangën në fshat ta nigjon veç qeni,

kotherja e man të varur, besnik,

veç ti i thu qen, të tjerët egërsin.

një grep ta ka gëlltit zemna ama

kohë e panjallur sa asgja

ska mbrrit lajmsi e ta njall,

kohn e metur var;

dhe qumshtin e pakt ja ndan druvarëve

të pastrenëve fusharakë, 14 vjeçarëve,

dje u martojshin

sot nisen druvarë,

në të  hirtumen e malit, kacolle me plasmas,

me rumatizëm te kamët e krat

sa durët si ngrejn dot ma

për të  numru

se ditët duhen numru, nryshe nuk marojnë -

nkrye t javës Shmitr

e n fund t mujit Bajram.

Festa të nrofta me samsa

ke pisha, se këtu ka veç ah

dhe ahme të  thame përgjysëm,

dhe ujk, dhe hin vatre ka

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://saktivista.com/?p=796

Top