Shorti për finalen e Masters Cup
Huan Martin del Potro, Endi Mërrej, dhe Fernando Verdasko, do të ndeshen me Federerin, në finalet e turneut të fundit në tenis këtë stinor, në ATP Masters Cup në Londër. Del Potro, ishte ai që mposhti Federerin në finalen e US Openit, ndërsa as me Mërrejin nuk ka histori të favorshme, Federer. Nuk pritet të jetë lehtë për Federerin, i cili akoma nuk ka siguruar të përfundoj vitin si numër një.
Në anën tjetër, Rafael Nadal, do të ndeshet me Novak Gjokoviçin, Nikolaj Davidenkon dhe Robin Soderlingun. As për Nadal nuk do të jetë një javë pa mund. Me Gjokoviçin në formë, dhe me Soderlingun, i cili përfundoi dominimin katër vjeçar të Nadalit në Roland Garros, asgjë nuk është e sigurt në grupin B. Nadal vitin e kaluar nuk kishte marrë pjesë në finalet në Shangai, ndërsa Rodik është larguar nga turneu për shkak të lëndimit.
Garat fillojnë të dielën, ndërsa titullin nga 2008 e mbron serbi Novak Gjokoviç.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24044. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24044