Shoqeria SHQIPTARE...

Admir

Forumium maestatis
Shoqeria SHQIPTARE...

Dikur, jeta sociale ne Shqiperi kishte me teper angazhim dhe pergjegjesi ndaj njeri-tjetrit. Kur dikush kishte nje hall, te afermit ishin thuajse te detyruar ta ndihmonin, shoqeria e ngushte po ashtu. Kishte integrim me te thelle shoqeror, ndjesi dhe moral me te larte ndaj njeri-tjetrit. Sot per sot, nuk para e can menderen njeri (te pakten jo si me pare), qofte edhe ata qe dikur besonin ndryshe. Pse?

Eshte kjo pozitive apo negative? A duhet te vazhdoje keshtu? A mund te parandalohet ky fenomen, dhe si?
 
Re: Shoqeria SHQIPTARE...

Po kjo eshte nje ndryshim social qe po peson shoqeria shiptare,por nuk me duket tragjike,si me thene dicka pa ngjyra as pozitivie as negative!
Sot njerzit shohin terezin e tyre,jeta eshte bere shume e veshtire nuk eshte me si me pare kur "partia" mendonte per te gjithe.
 

1UA

Primus registratum
Re: Shoqeria SHQIPTARE...

shoqeria e shqiperise eshte ne tranzicion mendor.
dua te them, po rriten(dhe mi) para 10 vjetesh nuk e dinim ç'ishin celularet, sot ka gjithesecili, kompjuterat njelloj, ne histori e kulture jemi shume shume mbrapa (ne njohje e kam fjalen) me shoqerite e tjera te Europes, por jemi shume me prane nga çfare ishim 10 vjet me heret, para Rames s'e dinim qe Tirana ishte fshati me i madh i AL, sot e dime me shume dhe prap vazhdojme te mesojme cdo te thote qytet, kemi me pak kioska por s'kemi zgjidhur punen e plehrave dhe betonimit te 1 vendi shume te bukur per t'u betonuar.

Shkurt dua te them se jemi ne rritje mendore, dhe jo materiale.
Ne duam te fitojme me shume por para se te vij kjo duhet te dime sesi, dhe per aq kohe sa do te harrojme principet qe kane garantuar mbijetesen e shqiptareve ne shekuj, per tu shenuar, mbrojtja dhe kujdesi ndaj mjedisit dhe tri principet e famshme te revolucionit liberté, égalité, fraternité, veshtire te rritemi menderisht te shendetshem, e menderisht te pashendetshem, une s'e di si do te mundemi te rritemi materialisht te shendetshem.
 

gangsterja

Primus registratum
Sot shoqeria shqiptare po kerkon te intergrohet e te arrij nivelet europiane edhe pse per mendimin tim e pret rruge e gjate.Por ajo qe me vjen shpesh ne mendje e me vjen shume keq eshte se po harrojme se kush ishim,po harrojme vlerat dhe traditat e kombit tone,te intergrohesh sdo te thote te imitosh te tjeret,por kur te pakten ia del mban gjysmen e se keqes,problemi eshte ne vend qe te intergrohemi te kemi deshire te mesojme shume gjera po"shthuremi"e spo bejme asgje.Un jam e mendimit qe po te ndryshohen disa gjera(sidomos politikanet) ndoshta do te shohim edhe ne diellin e europes pa patur nevoje per permiresime.
 
Top