Shoqeria shqiptare ne rrezik

Shoqeria shqiptare ne rrezik

Shqiptaret sot po kalojne kriza nga me te pabesueshmet, me besoni apo jo, lexoni gazetat shqiptare ne internet qe pasqyrojne me te vertete krizen me te pabesueshme dhe me kulmuese qe ka arritur shoqeria shqiptare.
Me thoni o njerez ku ndodhin te tilla fenomene kaq te rrezikshme,

te vrase babai te birin,

te vrase i biri nenen e tij,

te shese prindi femijen e tij pa lindur akoma,

tjetri per gjakmarrje nuk nguron te vrase edhe nje femije 5 vjecar,

nene e baba vriten mbasi percjellin femijen e tyre per ne dhe te huaj,

vellai shet motren,

doktori le te vdese nje nene qe po pret per te lindur,

polici vret kolegun e tij polic,

ku eshte pare te rrembehen kaq shume vajza shqiptare,
bije nenash,
per tu percjellur ne perendim dhe per tu shitur per deshirat dhe epshet hamshoreve te bardhe dhe te zinj,

burri shet gruan per leke,

tjetri vret gruan me sopate sepse ja do zakoni e sa e sa cmendurira te tilla.
Ku po shkojme keshtu?
Cmenduria ka arritur kulmin dhe duhet ndalur.
Po si o shqipetare ka mundesi te ndodhe nje katastrofe e tille shoqerore qe te rrenoje gjithshka, te mire dhe te keqe?
A jemi ne vete me veprimet qe bejme?
Ore shqiptare po kjo eshte nje cmenduri e papare ndonjehere.
Kane humbur tere vlerat e nje shoqerie ne zhvillim.
Njeriu ka humbur llogjiken dhe arsyen, shoqeria shqiptare eshte ne rrezik total
Ku shkojme keshtu.
E keqja po merr perpara gjithshka, nuk pyet as per njerez dhe as per para.
Dikush duhet te vere dore dhe te ndaloje kete maskarade te papare ndonjehere.
A nuk e shihni se c´po ndodh, a nuk jeni realiste se shoqeria shqiptare i ka thene lamtumire nje shoqerie ne zhvillim?
Ku shkon valle shoqeria shqiptare keshtu?
 

Klinton

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Ne artikullin e djeshem te gazetes "shekulli" shkruhej per nje nene e cila shtyu djalin e saj 12-vjecar nen gomat e nje furgoni.
Tani o njerez mendoni se sa nena te tilla kane arritur ne kete faze depresioni.
Veprimi i kesaj nene ka qene i padeshirueshem dhe instiktivisht nga varferia e tejskajshme, si dhe nga deshperimi per motren e saj te cilen nuk e gjeti ne shtepi, ajo, nga gjithe kjo urrejtje e brendshme e krijuar nga keto dy faktore duke mos ditur se cfare te beje, kryu aktin e pallogjikshem ndaj te birit duke i rrezikur jeten mjaft.
Faktoret negative jane
Varferia dhe shkaterrimi i traditave, zakoneve,kultures se kultivuar gjate shekullit te kaluar.
Duke menduar kete nene e cila eshte si gjithe nenat shqiptare, ajo ka pasur vetem 2000(mije)leke te cilat jane te pamjaftueshme per nje rruge se ciles ajo ishte nisur.
Ketu fillon nje stres dhe depresion i madh per te.
E dyta eshte se ajo pati menduar se te pakten do te vizitonte motren e saj dhe njekohesisht do te kishte mundesi te flinte atje por edhe te ushqehej duke mos shpenzuar parate e rrugetimit.
E treta eshte se mbasi kish marre vesh se motra e saj kish ikur ne Itali, ajo merzitet edhe me shume ne kete periudhe tranzicioni kur njerezit jane bere me leshko se kurre.
Pra fazat e depresionit shohin rritje graduale dhe lodhja mendore.
E katerta eshte se motra e saj eshte larguar per nje Itali pa u pershendetur dhe pa i derguar nje mesazh ose nje telefonate se ajo po iken dhe ketu ajo depresionohet me shume duke menduar me veten e saj se si njerezit kane shkalluar komplet.
E pesta eshte se gjate kthimit, femija e saj kerkoi te hante pasi ishte i uritur dhe ne kete moment nga depresioni i tepert ajo kaloi ne krize duke kryer instiktivisht dhe pavetedije nje akt negativ.
Pra sic e shikoni shoqeria shqiptare ka hyre ne nje krize te pashmangshme e cila ve para pergjegjesise tere shtetin, qeverine, intelektualet, mesuesit, doktoret, psikologet etj.
Ku eshte fajtor ne kete mes dhe a mundet qe shoqeria shqiptare te njohe nje fare stabiliteti ne kete mes?
Ngjarja e mesiperme eshte ngjashme me shumicen e ngjarjeve qe kane ndodhur dhe ndodhin ne Shqiperi dhe faktoret negative te verejtur ne shoqerine e tranzicionit jane faktoret qe detyrojne njerezit te kryejne akte te pavetedijshme dhe te rrezikshme per jeten e njeriut.
 

GENT

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Pergjigja eshte e thjeshte:

KEMI NJE SHTET QE DREJTOHET NGA TRADHTARE KRIMINELE E MAFIOZA QE ERDHEN NE FUQI NE 97TEN ME NDIHMEN E FQINJEVE QE SJA DUAN TE MIREN SHQIPERISE.

SA TE JENE KETA NE PUSHTET KESHTU DO SHKOJE SHQIPERIA DREJT SHKATERRIMIT DHE KOLONIZIMIT NGA GREQIA.

"AH MORE FOTIADH VETEM PLUMBI TI LAN ATO QE PO I BEN SHQIPERISE"
 

genti

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Po mire po ata pushtetaret me votat e kujt erdhen ne pushtet???

Une mendoj se po te kishim besuar pak me shume ne ZOT disa gjera te padeshirueshme do te ishin tabu.

Psh. Kosova dhe Maqedonia kane qene te hpur me perendimin shume kohe para nesh dhe papunesia dhe varferia eshte po aq e madhe sa te ne por degjon shume rralle qe ndonje shqiptar i ketyre krahinave te jete fejuar apo edhe martuar me dike per ta punuar me vone si prostitute.

Apo te kete shitur femijen si bejne disa pisa.
 

ali

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

S'po merret vesh se ç'fare po ndodh ne shqiperi. Tani po lexoja gazeten "Korrieri", i shoqi pas grindjes ther gruan e tij ne syte e femijeve. Pse eshte shkaterruar kaq shume shoqeria shqiptare? Perdite duke ndegjuar, droge, vrasje, perdhunime, prostitucion, etj etj etj...
Jan bere njerezit sikur me qene vampira.
 

Anana

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Faleminderit qe e solle kete teme Klinton. Eshte shume me vend pasi ne fund te fundit jane njerezit qe e bejne nje vend dhe kur njerzit jane te lojtur, edhe shpresat per rregullim largohen.

Me gjithe lojrat e politikaneve e me the e te thashe, njerezit vete jane bere si te lojtur. Kush e kush t'ia punoje tjetrit me keq.

Kane mbetur me vlera shoqerore e familjare ne ate vend?

Miqte te perflasin. Burrat e martuar gjuajne adoleshentet. Nje uri e madhe per ti bere te gjitha gjerat pernjehere qe sjell goxha stres.

Une nuk e di c'do kisha bere po te rrija me teper aty. Mbase do kisha pasur fatin e ndonje nga atyre me lart.

Ndoshta nuk eshte i tere faji i politikaneve po ata mund te kishin qeverisur me mire per tu afruar me teper me autoritare te BE them une. Sepse ne fund te fundit Shqiperise i duhen leke qe te hapen vende pune dhe njerezit te shohin nje mundesi jetese apo karriere per ke do te beje karriere. Po kur shumica e lekeve qe vijne vidhen nga politikanet, c'kredibilitete kemi ne? Hic. Dhe kjo qe nje nga pikat kryesore ne nje nga raportet e fundit te BE per Shqiperine. E keshtu nuk ruhet as rendi e te tera me rradhe. Jo vetem qe nuk jemi ne liste per futje ne BE po as po behet ndonje perparim per kredibilitet me BE. E ne fund te fundit shume shtete Europiane me leket e BE jane bere ato qe jane sot. Psh. Spanja, Portugalia, Greqia, Italia.
 

Albinos

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Nena me 2 femijet, ne nje varr te vetem
Mes nje dhimbje te papare jane percjelle dje per ne banesen e fundit Marsela Rakipi 21 vjece, nena dhe dy femijet e saj Redioni 3 vjec e Lela 6 vjece qe u vrane dy dite me pare ne Elbasan nga Marsela qe me pas i dha fund edhe jetes se saj, ne nje gjendje te renduar psikologjike. Ata, jane varrosur qe te tre ne nje varr te vetem. Sipas policise, Marsela Ademi ka qelluar mbi femijet e saj me cifte te tipit "Super Pest" model turk, duke vrare ne vend te dy femijet e saj, dhe me pas po me kete arme ka vrare dhe veten. Grupi hetimor ka bllokuar ne vendngjarje ne cilesine e proves materiale armen e gjahut dhe 4 gezhoja cifteje. Marsela dyshohet se e ka kryer kete veprim ne gjendje te renduar depresioni, pasi nje dite me pare ajo ka kryer veprimet proceduriale per divorc me te shoqin. Sipas psikologut Ardian Turku, eshte teper e veshtire per te pershkruar castet e ndermarrjes se aktit tragjik nga Marsela. "Ndermarrja e aktit makaber tregon se ajo e ka dashur te shoqin dhe ne shenje hakmarrje ndaj tij, ka vendosur te mos i lere asgje pas. Duke vrare femijet Marsela ka dashur t'i shkaktoje nje vuajtje te pashembullt bashkeshortit tashme zyrtarisht te humbur". Nderkohe behet e ditur se policia ende nuk ka shoqeruar ne komisariatin e Elbasanti, bashkeshortin e Maresles, 26-vjecarin Luan Rakipi.
F.Salliu
Gazeta "korrieri"
/pf/images/graemlins/frown.gif
 

edda

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Ato telenovelat qe japin TV duket se nuk i bejne mire popullit shqiptar... idiote te vrasesh veten edhe femijet per nje cope burre :mad:


Lexoni "L'orda - quando gli albanesi eravamo noi" tregon sesi e kane kaluar italianet ate periudhe varferie te skajshme.
Po te shkoje ne nje han, hanxhiu perveç dhomes te jipte edhe gruan per nje nate (çfare oferte!).
Te mos flasim pastaj per sa e sa femije italiane qe kane vdekur nga puna e lodhshme, nga dhuna fizike, per sa e sa nena e motra qe i jane shitur kontrabandisteve te mishit te bardhe per te perfunduar ne shtepite publike te te gjithe botes.

Varferia, si rrjedhim dhe injoranca te ben te arrish deri ne kete stad
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Viktima te tjera ne Greqi

Një aksident i dyshimtë i merr jetën ish-agjentit sekret shqiptar në qëndër të Selanikut. Ngjarja ka ndodhur në 2 tetor 2003 ku është vrarë aksidentalisht në Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeç. Vrasja e tij është mbuluar me mister, ndërsa vëllai dhe shokët e tij, këmbëngulin për një vrasje shtetërore të projektuar mirë dhe jo për një aksident automobilistik të zakonshëm.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu, tha vëllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog në Universitetin e Tiranës. Sipas familjarëve dhe shokëve të tij, aksidenti mund të ketë lidhje me të shkuarën e tij si oficer i Shërbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrë që ai e ushtroi deri në vitin 1997. Mitati, njëkohësisht njihej edhe si veprimtar politik në Greqi dhe merrte pjesë në aktivitete të tilla.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por në emër të mbledhjes së provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orë dërgimin e Mitatit në spital, i cili ishte jo më larg se 200 metra. Sipas variantit të policisë, Mitati është goditur nga një makinë me targë NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeçares Theofili Zeropulos, e bija e çifutit Jakov. Policia thotë se makina e ka goditur Mitatin në rrethana të paqarta, por, ndërkohë, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjëherë pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lënë viktimën të shtrirë përtokë. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrë me vete të gjitha provat e krimit, dhe si përfundim i ka lënë fajin viktimës. Ekspertët policorë nuk kanë deklaruar rrethanat e këtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit të krimit.

Vëllai i viktimës, por edhe disa prej shokëve të Mitatit, këmbëngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se në timonin e makinës nuk ishte 18-vjeçarja, por i babai i saj, i cili jashtë çdo mundësie ka goditur shqiptarin për vdekje dhe më pas është larguar qetë-qetë pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

Mitati ka qëndruar i shtrirë në asfalt rreth dy orë, pra nga ora 21.30 deri në 22.45, kur ai u dërgua në spital. Pasi u dërgua në spital, ai mori ndihmën e parë, por vdiq në orën 22.30. Nëse policia do ta kishte marrë menjëherë në vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do të kishte shpëtuar, por miqtë e tij këmbëngulin se ai u la aty për të vdekur me çdo kusht. Një detaj tjetër, për të cilin këmbëngulet, është fakti se policia e Selanikut nuk e lajmëroi konsullatën shqiptare, derisa për këtë u kujtuan shokët e Mitatit. Konsullata, pasi i bëri telefon policisë dy ditë më pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatës kërkoi shpjegime për mosinformimin, zyrtari i policisë tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokët e Mitatit thanë se kur e kërkuan kufomën e shokut të tyre, polica e fshihte. Bashkë me kufomën policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova të tjera. Policia i dha të shoqes së Mitatit rroba pa gjak, një portofol me 40 euro dhe lejën e vjetër të qëndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kështu që ajo firmosi për marrjen e këtyre gjërave, pa ditur se policia po përdorte një mekanizëm për fshehjen e provave të së vërtetës. Ne kërkojmë drejtësi. Po ata që thanë se djali nga Hasi u vra nga plumbi që bëri rikoshetë në ajër, thanë se vëllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet për djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qëllim, ashtu siç gjurmët e krimit për vëllanë tim u fshehën për të bërë fajtor viktimën, shprehet i revoltuar Mersini.

Dy emigrantë korçarë kanë nderruar jete gjithshtu dje pas një aksidenti në kryeqytetin grek, Athinë. Burimet nga qyteti i Korçës bëjnë të ditur dje se, dy viktimat, Vaskë Ceci dhe Romeo Treni, banues në qytetin e Korçës, pësuan fundin tragjik gjatë një përplasjeje mes automjetesh në një autostradë në dalje të Athinës.

Në morgun e Selanikut, që prej dy muajsh vazhdon të dergjet trupi i pajetë i një shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Këtë e dëshmon për gazetën prof. Mersin Mersnillari. Kur unë shkova të merrja trupin e vëllait, shefi i morgut m'u lut të bëja publik faktin që në këtë morg dergjej edhe një shqiptar tjetër, për të cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kërkuar ndihmë konsullatës shqiptare, por ajo na ka thënë se po interesohemi, por në fakt askush nuk ka ardhur të marrë trupin e tij. Më thanë se në disa qytete të tjera, ka edhe shqiptarë të tjerë, që dergjen në morg pa ditur se kush janë dhe që nuk kujdeset askush për ta, saktëson Mersini.

Gazeta Panorama
11 Tetor 2003
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Emigrimi, 250 viktima nga Elbasani në 13 vjet; me te shumtit prej grekërve.


Që prej vitit '90, kur në Shqipëri filloi emigracioni masiv, rezultojnë të kenë humbur jetën 250 emigrantë nga rrethet e prefekturës së Elbasanit, ndërkohë që 23 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Artur Shuli, kryetar i shoqatës "Familjet e dëmtuara në emigracion", duke iu referuar statistikave thotë për gazetën se gjatë 13 viteve rezulton se 340 persona me vendbanime në qytetet dhe komunat e qarkut të Elbasanit kanë humbur jetën, janë gjymtuar, apo cilësohen të zhdukur.

Sipas tij, 250 vetë kanë vdekur, 57 persona janë gjymtuar përjetësisht, ndërsa 23 emigrantë rezultojnë të humbur në vendet fqinje. Dhjetëra kurbetlinj, tha Shuli, kanë humbur jetën nga aksidentet në punë, të tjerë si pasojë e aksidenteve rrugore, por dhe nga plumbat e policisë dhe ushtarëve fqinjë (Greqi e Maqedoni). Viktimat më të shumta mes emigrantëve elbasanas kanë qenë në Greqi, në masën 80%, ndërsa të tjerat në Itali dhe më pak prej tyre në Maqedoni dhe vende të tjera të Europës. Shuli thotë se brenda mundësive tona jemi përpjekur që të sensibilizojmë opinionin dhe strukturat shtetërore në Shqipëri e vendet fqinje për trajtimin e emigrantëve tanë si gjithë emigrantët e tjerë, respektimin e të drejtave të tyre dhe të kushteve të sigurimit në punë.

Ndërkohë, në bashkëpunim me organizata të ndryshme, Kryqin e Kuq Shqiptar e jashtë vëndit, po punohet për të rënë në gjurmë të 23 emigrantëve elbasanas që prej vitesh rezultojnë të zhdukur. Në dhjetëra raste, sipas Shulit, dhimbja e familjarëve të emigrantëve viktima është shoqëruar dhe me vështirësi të shumta dhe pamundësi financiare për sjelljen e kufomave në Shqipëri. Ka patur raste, kur trupat e emigrantëve viktima, për shkak të kostos financiare, janë vonuar nga disa ditë e deri në disa javë, shton ai. Misioni human i shoqatës sonë në lehtësimin e këtyre dramave për familjet e viktimave, thotë Artur Shuli, nuk mund të japë atë rezultat nëse nuk do të mbështetet më shumë se deri tani nga strukturat shtetërore, organizata dhe shoqata të tjera të komunitetit vendas.

Gazeta Shekulli
7 Tetor 2003
 

figura#1

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

o ti figure, po si do ta sheshin gazeten koco kekedhima. Pse cfare lajmesh pretendon ti te lexosh qe ky mori kete dhurate apo kete cmim. Me digjo o plako se cmendurina nodhin gjithanej, dhe shqipnija nuk eshte e vecante. Ketu ka te bej individi dhe menyren sesi individi sado injorant te jete e shikon veten e tij. Te dish se kush je, eshte nje teme ku nuk mund ta gjesh dot ne cdo lloj liber, por vetm ne vetvete. Keshtu plako mos u deshpero, se te mira do kesh po pate zemren e mire.
 

Arbana Mali

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Ministria e Jashtme greke: Do kembengulim ta kthejme Himaren minoritet

TIRANE (15 Tetor) - Ministria e Jashtme greke njoftoi sot se suksesi ne zgjedhjet lokale ne Shqiperi i kandidatit te minoritetit grek ne katundin Himare do ta ndihmoje te binde Tiranen t'i jape kesaj krahine statusin e zones minoritare. Zedhenesi i Ministrise, Panos Beglitis theksoi se Athina kembengul dhe do te vazhdoje te kembengule si per cilesimin e kesaj zone si zone minoritare, ashtu edhe per funksionimin e nje shkolle per kete minoritet. Nderkaq, kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ne nje prononcim per televizionin News-24 u shpreh se distancohet plotesisht prej saj dhe se nuk eshte ne dijeni te ndonje plani te qeverise greke per ta shpallur Himaren minoritet. Dule u deklarua edhe per incidentin e dites se zgjedhjeve ne Himare, kur nje grup protestuesish valeviznin flamuj greke e kendonin himnin kombetar grek. Dule e cilesoi kete si nje akt te turpshem, qe eshte skenar i disa qarqeve te caktuara. Dule shtoi se asnje nga protestuesit nuk ka qene militant i PBDNJ-se, se ishte Partia Socialiste ajo qe kerkoi incidente dhe se pozicioni i PS-se eshte i paqarte.

www.BalkanWeb.com
15 Tetor 2003
- - - - - - - - - - - - - - - - - -- -

Përfundimi i fëlliqur i mësipërm mbetet të plotesohet me felliqsirat e meposhtme:

Rrofte partia greke (socialist në anglisht) e Shqipërise zyrtare.
Rrofte partia tradhetare (opposite në anglisht) e Shqipërise zyrtare.
Rrofshin të dyja që hapin shkolla greke dhe mbyllin shkolla Shqipe ne Shqipëri.
Me paret e Turqisë, me lejen e Greqisë, për të mirën e Shqipërisë. (thënie e hershme)
 

Klinton

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Hene, 01 Dhjetor 2003


<ul type="square">
[*]DEPRESIONI, HIDHET NGA KATI I KATERT
[/list]

Tirane- Lindita Ahmati eshte hedhur nga kati i katert i nje pallati perbri shkolles Qemal Stafa. Ishte ora 16 30 minuta kur dikush hidhet nga kati i katert i pallatit i cili ndodhet buze rruges se Durresit. Per momentin askush nuk ishte ne gjendje ta percaktonte se kush ishte dhe vetem pak kohe me pas u mesua se ajo ishte banorja e katit te katert Lindita Ahmati. Lindita e moshes 39 vjec vuante prej kohesh nga nje depresion mendor i cili mendohet te kete qene edhe shkaku i hedhjes se saj. Gjate renies se saj ajo kishte shkaktuar edhe prishjen e tabeles se nje lokali. Nje skene e frikeshme per ata qe u ndodhen ne lokal. Buze trotuarit ende shikoje pika gjaku te Lindites te cilat mesa duket kishin rene aty ne momentin kur e kane transportuar per ne Spitalin Ushtarak. Ajo kishte qene me pare e martuar por per shkak te kontradiktave ajo ishte ndare. Ne familjen Ahmati nuk gjendej askush pasi ata ishin te tere ne spital duke pritur nga momentin ne moment ndonje lajm rreth fatit te vajzes se tyre. Pervec Lindites kjo familje ka edhe dy femije te tjere por qe te dy si djali ashtu edhe vajza tjeter te familjes Ahmati gjenden te dy ne Gjermani.

Nuk eshte as rasti i pare e as i fundit ku si pasoje e depresionit mendor njerezit arrijne deri aty sa te kryejne akte te tilla veteflijimi. Pak me shume se nje muaj me pare nje rast tjeter i ngjashem ndodhi ne bllokun e pallateve prane maternitetit i cili gjendet tek stadiumi Selman Stermasi. Edhe ne kete rast viktima ishte ne moshe te re. Djali 29 vjecar ishte hedhur nga kati i dhjete i pallatit ku banonte duke tmerruar femijet te cilet rastesisht po loznin aty prane.

A.ma
 

Klinton

Primus registratum
Re: Shoqeria shqiptare ne rrezik

Kush duhet te mbaje pergjegjesi per keto ngjarje te renda vetevrasese?
Te lexosh postimin e Albinosit me titull <ul type="square">
[*]Nena me 2 femijet, ne nje varr te vetem
[/list]
,
ngjarja e ndodhur ne Tirane dhe e postuar nga une me lart me titull <ul type="square">
[*]DEPRESIONI, HIDHET NGA KATI I KATERT
[/list]
, te ben te dritherohesh.
Kur shoqeria shqiptare arriti deri ne kete pike, ku vetevrasja dhe hedhjet nga katet e siperme jane shume normale, cfare metode ka ngelur pa u perdorur?
Sa keq me vjen dhe sa shume me dhemb ne shpirt kur lexon gjera te tilla. /pf/images/graemlins/frown.gif
 
Top