shoqatat. cfare roli luajne

komino

Valoris scriptorum
Re: shoqatat. cfare roli luajne

http://www.usemb-tirana.rpo.at/calendar/...-ve%20FINAL.pdf

1
R A P O R T
ÇËSHTJE TË ZHVILLIMIT TË OJF-VE
PAK HISTORI
Historia e shtetit të parë shqiptar lidhet ngushtë me ekzistencën e
organizatave joqeveritare, fakt që mund të jetë i harruar ose që
shkakton befasi. Në periudhën e Rilindjes sonë Kombëtare dhe më
vonë, deri në ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë, ushtronin
veprimtarinë e tyre atdhetare shumë shoqata të shpërndara si
brenda trojeve shqiptare, ashtu edhe nëpër Evropë e Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Dihet roli i tyre në forcimin e ndërgjegjes
kombëtare dhe në hedhjen e themeleve të shtetit të pavarur
shqiptar. Më vonë, në vitet ’30 të shek. XX, u shtuan shoqatat
kulturore dhe sportive, si dhe klubet që zhvillonin veprimtari
bamirëse. Gjatë regjimit totalitar të vendosur pas Luftës së Dytë
Botërore në Shqipëri e deri në vitet ’90, u krijuan rrethana të
pamundura ideologjike dhe politike për ekzistencën e shoqatave
ose grupimeve të pavarura. Nderkohe veme re qe krijohen
organizata qe u ideuan dhe u lejuan nga shteti dhe qe ne te vërtetë
ishin levat e tij.
Me ndryshimet politike, sociale dhe ekonomike që ndodhën në
Shqipëri pas viteve ’90, lindi si nevojë e brendshme e shoqërisë
shqiptare krijimi i shoqatave dhe organizatave jo-politike, jo-qeveritare.
Vakumi ligjor dhe anarkia shoqërore e momentit nxorri
në pah nevojën e krijimit të tyre, përmes kërkesës për vetorganizim
dhe nevojës për t’u paraprirë dukurive në disfavor të popullatës.
Pati disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm, subjektivë dhe
objektivë, që ndihmuan dhe mbështetën këtë proces:
-Faktorët primarë që nxitën procesin e demokratizimit te shoqërisë
shqiptare, tashme të mësuar me diktatin e shtetit dhe me mungesënഊ2
e ekzistencës së grupimeve të pavarura, ishin lëvizjet e grupimeve
të te drejtave të Njeriut, të rinisë, të grave, të intelektualëve dhe të
të përndjekurve politikë. Komiteti Shqiptar i Helsinkit do të
përfaqësonte modelin e parë të një organizimi jo-qeveritar shqiptar,
dëshmi qe provonte se shoqëria shqiptare po orientohej shpejt drejt
zhvillimeve demokratike.
Faktor tjetër ishte edhe nevoja e qytetarëve per të ndërmarrë
iniciativa të lira dhe të pavarura, në dobi të tyre dhe të komunitetit.
Por ajo çka nuk mund te leme pa permendur, eshte se shoqatat
shqiptare u themeluan në një klimë krize të tensionuar politike,
ekonomike, sociale dhe morale. Në këto hapa të para do të
mungonin përvojat, mënyrat e organizimit, të strukturimit, modelet
e punës, vizionet, metodologjia, mbështetja institucionale etj.
Përballë shoqatave, si pengesa të mëdha do te shfaqeshin:
•mentaliteti totalitar i shtetit, pavarësisht nga ndryshimi
i programeve politike të partive dhe vendosjes së pluralizmit
politik
•mentaliteti frenues i popullsisë së lodhur nga
kolektivizimi i detyruar i regjimit të mëparshëm qe solli si
pasojë reagime kundërshtuese ndaj vullnetarizmit dhe frymës
së re së OJF-ve.
•Pikëpyetje te mëdha dhe probleme të panjohura që i
dilnin përpara shoqërisë shqiptare si dhe mungesa e njohurive
të mjaftueshme të njerëzve që u angazhuan në këtë lëvizje.
•Mungesa e mbështetjes financiare, qofte dhe
minimale.
•Mungesa e traditës së shoqërisë civile, gjë qe
shkaktonte mosbesimin e opinionit publik ndaj këtyre
grupimeve të pavarura dhe jo politike.
Shoqatat e para u krijuan kryesisht në Tiranë dhe kjo, për shkak te
nivelit më te lartë ekonomik dhe social në kryeqytet, informacionitഊmë te madh, qenies më pranë zhvillimeve politike, institucioneve
dhe organizmave ndërkombëtare. Shume shpejt ato ngriten deget e
tyre neper rrethe duke zgjeruar keshtu veprimtarine ne nje shtrirje
me te gjere gjeografike. Po ne kete periudhe veme re te lindin dhe
shoqatat e para lokale, qe sidoqofte per vete vështirësitë objektive
në rreth, por dhe mentalitetet frenuese ishin me te dobta krahasuar
me ato në kryeqytet.
Sidoqofte, në kete proces te emancipimit të shoqërisë civile nuk
mund te mos permendim rolin e rëndësishëm te organizmave
ndërkombëtare si shoqatat, institucionet, fondacionet etj., të cilat
sollën në Shqipëri modele, ekspertizë, përvojë, skema dhe fonde të
shumta. Mbështetja teknike dhe financiare që shoqatat simotra dhe
organizmat ndërkombëtare u dhanë organizatave shqiptare, pa
dyshim, përforcuan bazat e zhvillimit të këtij sektori.
 
komino

Valoris scriptorum
Re: shoqatat. cfare roli luajne

3
MISIONI DHE SEKTORËT KU VEPROJNË OJF-të
Misioni, natyra dhe veprimtaria e OJF-ve sollen si pasojë debate
dhe keqkuptime për shkak të mosnjohjes së këtij sektori. Për vete
OJF-të ishte e qartë se një grupim i pavarur, me mision
përmirësimin e jetës së njerëzve përmes vlerave të punës në grup,
do të ndodhej natyrshëm mes dy dukurive: ate të bashkëpunimit
me pushtetin (në rastin kur interesat e të dy palëve përputhen) dhe
te kundërshtimit me të (nëse shteti ose segmente të veçanta të tij
pengojnë procesin e demokratizimit të shoqërisë, zhvillimet social-ekonomike).
Por cila eshte ecuria e OJF-ve shqiptare ne keto 10 vjet te
tranzicionit ? Ato sigurisht kanë qenë gjeneratorë dhe pjesëmarrës
shumë të rëndësishëm në përparimin e vendit. Ato kanë patur si
epërsi mundesinë per te ndikuar në ndryshimin e klimës politike,
ekonomike dhe sociale. Ato kanë mundur gjithashtu te
identifikojne kategoritë e popullsisë sipas nevojave dhe janëഊ4
përpjekur të gjejnë burime që mbështesin përmbushjen e këtyre
nevojave. Për të shprehur më mirë dëshirat dhe nevojat e tyre si
dhe për t’u angazhuar më konkretisht ne realizimin qoftë edhe te
pjesëshem te aspiratave te tyre, keto kategori të popullates nisen te
bashkohen gjithnjë e më shumë rreth strukturave të tilla si
shoqatat, qe jane forma te institucionalizuara të shoqërise civile.
Nëpërmjet pjesëmarrjes së lirë dhe të pakufizuar në këto shoqata,
qytetarët munden të angazhohen dhe të jenë pjesë e zgjidhjes së
nevojave të tyre, por dhe të komunitetit. Kjo pjesëmarrje i ndihmoi
të shprehen me zë publik, të ofrojnë ndihma reciproke, por dhe të
luajnë një rol modest në uljen e tensioneve qe shpesh kane
dominuar shoqërinë shqiptare. Vlen të përmendim bashkërendimin
e forcave te shoqatave shqiptare per te perballur krizën e ‘97-s në
Shqipëri dhe ate kosovare dy vjet me pas.
Shoqatat shqiptare krijuan fizionominë e tyre dhe vepruan në
fusha të ndryshme duke u fuqizuar dhe profilizuar. Nëse në vitet e
para ato e nisën veprimtarinë e tyre kryesisht me veprimtari
humanitare dhe me projekte në dy-tri fusha, në vitet e fundit, ato
kane patur një rritje të dukshme në numer dhe profilizim gjithnje
e me te qarte, sidomos në fushat e të drejtave te njeriut, te
ekonomisë, shërbimeve sociale, edukimit, shëndetit, demokracisë,
mjedisit, etj.
Ne se u kthehemi viteve ’90, mund te themi se ato ishin
vendimtare për lëvizjen në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ky
koncept i ri për mentalitetin shqiptar gjeti pasqyrim në krijimin e
një sërë organizatave. Prezantimi i standardeve ndërkombëtare,
njohja me dokumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave
dhe lirive thelemore, ishin baza e veprimtarisë së shoqatave të
para. Një nga arritjet më të mëdha dhe të rëndësishme të punës së
shoqatave për të drejtat e njeriut, mbetet kontributi për hartimin e
kapitullit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në
Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.ഊ5
Ndërsa në fillimet e tyre këto shoqata kishin si qëllim prezantimin
dhe njohjen e të drejtave të njeriut, sot ato shënojne arritje të
mëdha në fusha te tilla si: monitorimi i të drejtave të njeriut dhe
lirive themelore, edukimi me të drejtat e njeriut nepermjet
perfshirjes se tyre në lëndët mësimore, trajnimet dhe shërbimet për
legjislativin, ekzekutivin dhe gjyqesorin,etj.
Është me rëndësi të theksohet se OJF-të që merren me mbrojtjen e
të drejtave të njeriut, jane te njohura dhe prezantojnë denjësisht
Shqipërinë në rajon dhe më gjerë. Pjesëmarrja aktive në rrjetet
rajonale dhe ndërkombëtare, bashkëpunimi dhe veprimaritë e
përbashkëta me rajonin, janë faktorë të rëndësishëm të rezultateve
të arritura nga këto shoqata.
Periudha e tranzicionit në Shqipëri ndikoi në mënyra të ndryshme
në shtresa dhe kontigjente të ndryshme të popullsisë shqiptare. Jo
vetem fakti qe gruaja shqiptare perben gjysmen popullsise, por
edhe fakti qe ajo u perball me probleme te mprehta si: papunësia
(e deklaruar dhe e fshehur), izolimi ekonomiko-social, skllavërimi
i vajzave të reja përmes fenomenit të trafikimit të qënieve
njerëzore, dhuna gjinore, diskriminimi shoqëror, maskilizmi i
shoqërisë shqiptare, nën-përfaqësimi i theksuar në vendimmarrje
në të gjitha nivelet, bene qe levizja e gruas te jete masive.
Shoqatat e grave kanë arritur sot të krijojnë nje vizion te qarte si
dhe të artikulojnë arritjet e tyre. Kjo reflektohet në veprimtaritë e
tyre të shumta si në plotësimin e kuadrit ligjor, bashkëpunimin me
pushtetin vendor e qendror, etj. Krahasuar me vitet e para, gruaja
shqiptare është shumë më e përgatitur dhe më e motivuar në
misionin e saj, madje dhe me ekspertizë në fusha të caktuara si: në
hartimin e politikave, ne angazhimin per rritjen e perfaqesimit te
gruas ne vendimarrjen politike, në fushen e shëndetit riprodhues,
në parandalimin dhe luftën kundër dhunës gjinore, etj.ഊ6
Arritje te levizjes se gruas kemi dhe ne forma te strukturimit te saj
qe nga shoqatat deri ne koalicione dhe rrjete, madje ajo cka eshtë
për t’u vënë në dukje gjithashtu eshte se lëvizja e gruas në Shqipëri
vlerësohet si një ndër lëvizjet më të rëndësishmet në Ballkan, me
standarde të larta zhvillimi dhe me ndikime pozitive në
përmirësimin e statusit të gruas shqiptare.
Nje komponent te rëndësishëm te sektorit te OJF-ve formojne edhe
OJF-të rinore, qe gjithashtu jane nder të parat shoqata te krijuara
në Shqipëri. OJF-të rinore dallohen për shtrirje të gjerë gjeografike
duke mbuluar shumë interesa rinore, të organizuara në nivele të
ndryshme si: shoqata ,qendra apo dhe forma të tjera të organizimit
si qeveri nxënësish apo parlamente rinore, te cilat realizojnë
aktivitete dhe shërbime të shumta. Këto aktivitete krijojne
mentalitete dhe koncepte të reja në procesin e ndërtimit të një
shoqërie demokratike. OJF-të rinore janë shumë aktive në procesin
e pjesëmarrjes së të rinjve në vendimmarrje dhe në edukimin
joformal.
Ndersa flasim per kontribute te shoqatave, nuk mund te leme pa
vleresuar kontributin e dhënë nga shoqatat që punojnë në
mbeshtetje te personave me aftësi të kufizuar, te cilat kanë nje
shtrirje te konsiderueshme gjeografike, infrastrukturë, kapacitete
dhe aktivitete të ndryshme.
Lëvizjet ekologjike po ashtu janë tepër prezente duke luajtur nje
rol të rëndësishëm sidomos në fushën e oponencës shkencore. Me
rëndësi është të përmenden rrjetet ambjentaliste që po zhvillohen
gjithnjë e më shumë dhe që punojnë për sensibilizimin ne mbrojtje
të ambjentit.
Shoqata te tjera mjaft efikase jane dhe shoqatat e shendetit,
biznesit, te femijeve, te edukimit, te medias, te cilat po ashtu, kane
arritje ne fushat ku ato operojne.
 
7
PROBLEMET E NDESHURA
Ndersa perpiqemi te prezantojme historikun e OJF-ve shqiptare,
duhet te theksojme se ato, si pjesë e rëndësishme e shoqërisë civile,
mbartën dhe pasqyruan ato probleme dhe dukuri që kaloi shoqëria
jonë në këto 12 vite të tranzicionit. Ndër defektet kryesore të tyre
është se ato, si pjese e shoqerise civile, ende nuk jane bere
oponence e forte ndaj politikave të shtetit. Per me teper, ende nuk
po shohim forma të organizimit të iniciativave paqësore në
mbështetje të kërkesave të komunitetit.
Por, nga ana tjetër, edhe vetë shteti nuk ka qenë dashamirës ndaj
ecurive të tilla, pasi me vështirësi i ka parë OJF-të si
domosdoshmëri të një shoqërie demokratike, madje dhe i ka
penguar sic eshte rasti per hartimin e ligjit të OJF-ve, të kërkuar
nga vete OJF-te shqiptare.
Po keshtu OJF-te shqiptare akoma nuk kane aksesin e duhur per te
patur nje ze publik në ekzekutivin dhe legjislativin shqiptar, kjo
edhe sepse ato nuk kanë arritur një bashkëpunim në shkallë të gjerë
ndërmjet tyre. Edhe kur realizohet ky bashkëpunim, ai është i
fragmentarizuar dhe shkakton mungesë informimi të gjere. Ajo çka
verejme me shqetesim ne keto zhvillime, eshte se ka shfaqje
konformiteti te disa prej OJF-ve, gjë qe e bejne opinionin t’i
etiketoje ato si satelitë të shtetit.
Nga ana e tij, shteti shqiptar vetëm kohët e fundit ka filluar të bëhet
i ndjeshëm për bashkëpunimin me OJF-të, i cili gjithsesi mbetet
ende i dobët, vecanërisht në gjetjen e hapësirave dhe mbeshtetjen
me burime financiare, por dhe për nënkontraktime me shoqata te
tilla qe kanë kapacitete në fusha të caktuara Prirja e shtetit për të
patur nën kontroll total shoqatat e pavarura ka krijuar herë herë
edhe frymë antagoniste midis tyre. Ne kete kontekst, mendojme se
shteti duhet te jete me I vemendshem ndaj ketij sektori te shoqerise
civile, dhe pse jo të bëjë dhe monitorimin e impaktit të aktiviteteveഊ8
te tyre, gje qe do te coje ne nje njohje dhe bashkepunim me te mire
me to ne te ardhmen.
Do të veçonim si pjesë te problematikës se OJF-ve edhe
marrdhëniet me median, e cila, si për çdo fushë veprimtarie
shoqërore, politike apo ekonomike, ka rëndësinë e saj të veçantë
edhe per kete sektor te rendesishem te shoqerise. Marrëdhëniet me
median OJF-të për një kohë të gjatë i kanë patur jo bashkëpunuese.
OJF-të, edhe pse kane punuar me përkushtim për komunitetin,
mbeteshin keq, pse media nuk pasqyronte sukseset e tyre, ndonese
kjo ndodh në të gjithë botën. Nuk është një fenomen i panjohur
fakti qe gazetarët te shihen si kundërshtarët e tyre kryesorë.
Gjithsesi, mendojmë se mediat janë në kufinj të pamjaftueshëm në
pasqyrimin e realitetit të OJF-ve. Kjo per shkak edhe te
politizimit, por dhe mosnjohjes se çeshtjeve qe ato trajtojne. Nga
ana e tyre, OJF-te pavaresisht përpjekjeve te tyre për të tërhequr
vëmendjen e mediave, janë gjendur përpara fenomenit të
komercializmit te mbartur sidomos nga media elektronike.
Në marrdhëniet me donatorët OJF-te ndeshen me probleme të tjera
si: paralelizëm ne mbeshtetje te projekteve te njejta për shkak të
mungesës së informacionit midis tyre; familiarizimit të donatorëve
me shoqata të caktuara, qe ka çuar ne moskonsiderimin e impaktit
te projekteve te realizuara; orientime qe kane lejuar mbeshtetje
projektesh vetëm në një fushë të caktuar, ndjekje te politikave që
nuk pajtohen gjithmonë me nivelin e zhvillimit të shoqërisë dhe të
shtetit shqiptar, etj.
Nga raporte të ndryshme të vlerësimit të nevojave dhe analizës së
të dhënave, është verejtur se, gjithesesi, natyra e veprimtarive të
OJF-ve ka ndryshuar me kalimin e kohës. Mbështetja për
aktivitetet e tyre ka ardhur kryesisht nga komuniteti i donatorëve.
Këtu duhet theksuar se, sidomos në fillimet e veprimtarisë së tyre,
OJF-të shqiptare ndoqën politikat e donatorëve, madje edhe kur ato
ishin jashtë misionit të organizatës, apo dhe kur nuk adresoninഊnevojat aktuale të komunitetit ku ushtronin veprimtarite e tyre.
Përdorimi shpesh i të njëjtave skema nga ana e donatorëve, te cilat
ishin zbatuar në vende të tjera, nuk u përgjigjeshin gjithnjë
kushteve të veçanta të shoqërisë shqiptare, veçorive të saj, dukuri
kjo që është verifikuar edhe në vende të tjera të Lindjes. Me
përforcimin e kapaciteteve të OJF-ve shqiptare dhe përftimin e një
përvoje të gjatë, marrëdhëniet OJF shqiptare-donator nisen t’u
përshtaten kushteve dhe rrethanave të shoqërisë shqiptare.
Një dukuri e rrezikshme qe shkakton dobësimin e shoqatave
shqiptare, është konkurenca e pabarabartë dhe e pajustifikuar e
fondacioneve të huaja që dalengadale nisin te shndërrohen e
regjistrohen në OJF lokale, me pretendimin që OJF-të shqiptare
nuk kanë kapacitete të përdorin fondet për zhvillimin e shoqërisë.
Kjo dukuri, pa dyshim, frenon hapësirat e OJF-ve shqiptare,
prandaj dhe duhet parandaluar ne kohe.
 
9
ARRITJET
Sot, pas më shumë se një dekade, mund të paraqesim nje tablo pak
a shumë të plotë arritjesh te rendesishme të OJF-ve shqiptare.
Midis tyre, mund të vlerësojmë krijimin e rrjeteve, ombrellave dhe
qendrave multidisiplinore, shprehje këto të një konceptimi modern
e vizionar, demokratik e angazhues.
Anëtarësimi në rrjete dhe organizma homologe ndërkombëtare,
ballkanike e mesdhetare, është një tjetër arritje. Shumë prej
drejtuesve të shoqatave shqiptare janë folës, debatues, moderatorë,
lektorë e raportues në konferenca të rëndësishme rajonale dhe
ndërkombëtare dhe luajnë një rol të madh për njohjen e Shqipërisë
ne rajon dhe ne bote, për bashkëpunim dhe shkëmbim te
eksperiencave.ഊ10
Per rrjedhoje, shumë shoqata shqiptare sot japin ekspertizën e tyre
në rajon e më tutje. Përfaqësuesit e shoqatave shqiptare kanë
luajtur dhe luajnë një rol të madh në uljen e tensioneve etnike në
rajon me projektet dhe angazhimin e tyre për këtë problem. Ata
përhapin e mbështesin me fjalën dhe veprimet e tyre procesin e
arritjes së standarteve qe kerkon integrimi evropian, duke qene
mjaft te vetedijshem per rolin e tyre si demokratizues të shoqërisë,
si element përparues e promotor në shoqëri, që është një nga
kërkesat kryesore të komunitetit evropian.
Fakt është se në shoqatat kryesore shqiptare, në ato që njihen sot
në vend dhe në botë, u angazhuan njerez nga radhet e
intelektualeve, personalitete të shkencës, kulturës, arsimit e
drejtësisë, te cilet gezuan mbështetjen e gjere te komunitetit. Duke
venë në shërbim të gjithë aftësitë dhe përkushtimin e tyre, ata ia
ngriten vlerat sektorit te OJF-ve.
Shtrirja gjeografike nëpër rrethe, edhe në ato skajoret, veriore e
jugore, eshte nje tjeter aspekt qe duhet vleresuar, pasi dëshmon
për rritje te kapaciteteve dhe shpërndarjen e tyre në territorin e
vendit. Kjo ka bere qe te ravijezohen nismat e para të përbashkëta
të OJF-ve me pushtetin vendor. Vlen per t’u permendur ne menyre
te vecante angazhimi i OJF-ve për të prezantuar dhe amenduar
ligjet. Rezultat i ketij angazhimi ka qene miratimi në parlament i
disa prej ligjeve te rendesishme në të cilat OJF-të kanë dhënë
kontributin e tyre. Si kryesore nder to do te permendnim :
•Ligjin e ndërprerjes së shtatzanisë
•Ligjin e shëndetit riprodhues
•Ligjin e OJF-ve
•Ligjet per Mjedisin
•Ligji për personat me aftësi të kufizuar
•Amendamenti për trafikun e qënieve njerëzore
•Ligji kundër Sidësഊ11
Janë bërë tentativa për ligje themelore sic është Kodi i Familjes,
apo Ligji i Kuotimit, qe nxit pjesemarrjen e gruas ne
vendimmarrje dhe permiresimin e balances gjinore, etj. Megjithate,
për vetë situatat politike apo dhe indiferencën e strukturave
shtetërore, keto ligje, edhe pse jane ne shqyrtim, ende uk kanë
kaluar.
Krijimi i rezervuarëve të mendimit (think–tankeve), numri i te
cilave eshte ne rritje është një tjetër zhvillim i sektorit te OJF-ve që
dëshmon nivelet e larta të reflektimit dhe analizave që ato
realizojne.
Po keshtu, nepermjet shoqatave, koalicioneve, instituteve dhe
rrjeteve që japin shërbime në fushën ligjore, sociale dhe
ekonomike e qe sot kanë arritur standarte të larta profesionale,
arrihet të konkurohet shpesh sektori shtetëror. Per rrjedhoje,
qendrat e hapura për këtë qëllim jo vetëm në Tiranë por edhe në
rrethe, janë pika referimi dhe ndihme për qytetarë të shumtë.
Por, një nga arritjet më domethënëse të sektorit të OJF-ve në
Shqipëri, është pa asnjë dyshim, sensibilizimi i publikut për
përfshirjen e komunitetit në zgjidhjen e problemeve të ndryshme të
shoqërisë, realizuar nepermjet projekteve te perbashketa OJF-
pushtet vendor. Eshte rritur keshtu besimi se përmes grupit mund
të arrihen suksese dhe mund të realizohen synime ambicioze. Te
gjithe jemi dëshmitarë të shumë ndërrmarrjeve të vogla të krijuara
nga OJF-të e biznesit që funksionojnë në grup, të grupimeve
mjedisore që luftojnë së bashku për mbrojtjen e ambjentit, të
shoqatave te grave që në solidaritet mbështesin njera tjetrën për të
arritur zbutjen e varfërisë, promovimin e politikave gjinore, rritjen
e numrit të grave në politikë, uljen e dhunës gjinore, etj.
Është pozitiv fakti se numri i qënieve të trafikuara nga
Shqipëria për në vendet e tjera këto dy tre vitet e fundit është ulur
përsa i përket kombësisë shqiptare dhe kjo vjen edhe si rezultat Iഊ12
punës informuese, parandaluese e ndihmëse të shoqatave e
qendrave të grave shqiptare. Analizat e organizmave
ndërkombëtare si Banka Botërore etj., përçojnë pohimin se OJF-të
shqiptare janë të afta dhe me kapacitete të larta përsa i përket
shërbimeve sociale. Për këtë arsye strategjitë e sotme po shkojnë
drejt kontraktimit të OJF-ve nga ekzekutivi shqiptar për shërbime
të ndryshme sociale.
Veprimtaria e OJF-ve më të strukturuara dhe më te specializuara
ka krijuar tashme modele edhe për shoqatat më të reja. Janë mjaft
iniciativa në të cilat fjala e këtyre shoqatave të njohura është
konsideruar me rëndësi, si tek Pakti i Stabilitetit, ne diskutimet dhe
raportimet mbi Konventat dhe aktet e tjera ndërkombëtare të
ratifikuara nga Shqipëria, etj.
Ndersa prezantojme arritje dhe rezultate nuk mund te mos
përmendim dhe angazhimin e mjaft shoqatave në koalicionin e
përbashkët anti-korrupsion, apo kontributin e tyre në përpunimin e
strategjive të përbashkëta me shtetin dhe ekspertizën
nderkombëtare ku nder te tjera, do te veconim strategjine për
zbutjen e varfërisë, strategjine kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve
etj.
Si rezultat i ketij angazhimi te OJF-ve, qindra e mijëra njerëz jane
trajnuar e po trajnohen ne profesione të ndryshme, qindra e mijra
njerez jane paisur me koncepte dhe ide të reja për drejtim e
menaxhim. Po aq të tjerë u punësuan si brenda shoqatave ashtu
edhe përmes projekteve, por edhe aq të tjerë u organizuan dhe u
bënë pjesëmarrës e aktorë te veprimtarive të shumta në dobi të
shoqërisë dhe të jetës publike në përgjithësi. Ndryshime të
mentalitetit në shoqërinë shqiptare në lidhje dhe me shtresa të
margjinalizuara te popullatës si mosha e tretë, njerëzit me aftësi të
kufizuar, etj. janë pasojë edhe e punës së shoqatave shqiptare në
këto fusha.ഊNdonese eshte e pamundur qe ne nje raport te tille te shkurter te
perfshihet historiku, gama e gjere e problematikes me te cilen
perballet komuniteti i OJF-ve shqiptare, apo dhe sukseset dhe
deshtimet e tij, mendojme se, gjithesesi, kemi mundur te japim nje
panorame te qarte te ketij sektori kaq te rendesishem per
demokratizimin e shoqerise civile shqiptare ende te brishte. Jemi
te bindur se ky raport qe sintetizon eksperiencat pozitive dhe
negative si dhe sfidat e se ardhmes, do te nxise dialogun dhe
debatin konstruktiv dhe frutdhenes ne workshop-et e kesaj
Konference, si dhe do te percaktoje rruget e se ardhmes.
Grupi i punes
a. Diana Culi
b. Lajla Pernaska
c. Jeta Katro
d. Ylli Asllani
e. Kozara Kati
f. Altin Goxhaj
g. Eglantina Gjermeni

booki.gif

Top