Re: shoqatat. cfare roli luajne
9
ARRITJET
Sot, pas më shumë se një dekade, mund të paraqesim nje tablo pak
a shumë të plotë arritjesh te rendesishme të OJF-ve shqiptare.
Midis tyre, mund të vlerësojmë krijimin e rrjeteve, ombrellave dhe
qendrave multidisiplinore, shprehje këto të një konceptimi modern
e vizionar, demokratik e angazhues.
Anëtarësimi në rrjete dhe organizma homologe ndërkombëtare,
ballkanike e mesdhetare, është një tjetër arritje. Shumë prej
drejtuesve të shoqatave shqiptare janë folës, debatues, moderatorë,
lektorë e raportues në konferenca të rëndësishme rajonale dhe
ndërkombëtare dhe luajnë një rol të madh për njohjen e Shqipërisë
ne rajon dhe ne bote, për bashkëpunim dhe shkëmbim te
eksperiencave.ഊ10
Per rrjedhoje, shumë shoqata shqiptare sot japin ekspertizën e tyre
në rajon e më tutje. Përfaqësuesit e shoqatave shqiptare kanë
luajtur dhe luajnë një rol të madh në uljen e tensioneve etnike në
rajon me projektet dhe angazhimin e tyre për këtë problem. Ata
përhapin e mbështesin me fjalën dhe veprimet e tyre procesin e
arritjes së standarteve qe kerkon integrimi evropian, duke qene
mjaft te vetedijshem per rolin e tyre si demokratizues të shoqërisë,
si element përparues e promotor në shoqëri, që është një nga
kërkesat kryesore të komunitetit evropian.
Fakt është se në shoqatat kryesore shqiptare, në ato që njihen sot
në vend dhe në botë, u angazhuan njerez nga radhet e
intelektualeve, personalitete të shkencës, kulturës, arsimit e
drejtësisë, te cilet gezuan mbështetjen e gjere te komunitetit. Duke
venë në shërbim të gjithë aftësitë dhe përkushtimin e tyre, ata ia
ngriten vlerat sektorit te OJF-ve.
Shtrirja gjeografike nëpër rrethe, edhe në ato skajoret, veriore e
jugore, eshte nje tjeter aspekt qe duhet vleresuar, pasi dëshmon
për rritje te kapaciteteve dhe shpërndarjen e tyre në territorin e
vendit. Kjo ka bere qe te ravijezohen nismat e para të përbashkëta
të OJF-ve me pushtetin vendor. Vlen per t’u permendur ne menyre
te vecante angazhimi i OJF-ve për të prezantuar dhe amenduar
ligjet. Rezultat i ketij angazhimi ka qene miratimi në parlament i
disa prej ligjeve te rendesishme në të cilat OJF-të kanë dhënë
kontributin e tyre. Si kryesore nder to do te permendnim :
•Ligjin e ndërprerjes së shtatzanisë
•Ligjin e shëndetit riprodhues
•Ligjin e OJF-ve
•Ligjet per Mjedisin
•Ligji për personat me aftësi të kufizuar
•Amendamenti për trafikun e qënieve njerëzore
•Ligji kundër Sidësഊ11
Janë bërë tentativa për ligje themelore sic është Kodi i Familjes,
apo Ligji i Kuotimit, qe nxit pjesemarrjen e gruas ne
vendimmarrje dhe permiresimin e balances gjinore, etj. Megjithate,
për vetë situatat politike apo dhe indiferencën e strukturave
shtetërore, keto ligje, edhe pse jane ne shqyrtim, ende uk kanë
kaluar.
Krijimi i rezervuarëve të mendimit (think–tankeve), numri i te
cilave eshte ne rritje është një tjetër zhvillim i sektorit te OJF-ve që
dëshmon nivelet e larta të reflektimit dhe analizave që ato
realizojne.
Po keshtu, nepermjet shoqatave, koalicioneve, instituteve dhe
rrjeteve që japin shërbime në fushën ligjore, sociale dhe
ekonomike e qe sot kanë arritur standarte të larta profesionale,
arrihet të konkurohet shpesh sektori shtetëror. Per rrjedhoje,
qendrat e hapura për këtë qëllim jo vetëm në Tiranë por edhe në
rrethe, janë pika referimi dhe ndihme për qytetarë të shumtë.
Por, një nga arritjet më domethënëse të sektorit të OJF-ve në
Shqipëri, është pa asnjë dyshim, sensibilizimi i publikut për
përfshirjen e komunitetit në zgjidhjen e problemeve të ndryshme të
shoqërisë, realizuar nepermjet projekteve te perbashketa OJF-
pushtet vendor. Eshte rritur keshtu besimi se përmes grupit mund
të arrihen suksese dhe mund të realizohen synime ambicioze. Te
gjithe jemi dëshmitarë të shumë ndërrmarrjeve të vogla të krijuara
nga OJF-të e biznesit që funksionojnë në grup, të grupimeve
mjedisore që luftojnë së bashku për mbrojtjen e ambjentit, të
shoqatave te grave që në solidaritet mbështesin njera tjetrën për të
arritur zbutjen e varfërisë, promovimin e politikave gjinore, rritjen
e numrit të grave në politikë, uljen e dhunës gjinore, etj.
Është pozitiv fakti se numri i qënieve të trafikuara nga
Shqipëria për në vendet e tjera këto dy tre vitet e fundit është ulur
përsa i përket kombësisë shqiptare dhe kjo vjen edhe si rezultat Iഊ12
punës informuese, parandaluese e ndihmëse të shoqatave e
qendrave të grave shqiptare. Analizat e organizmave
ndërkombëtare si Banka Botërore etj., përçojnë pohimin se OJF-të
shqiptare janë të afta dhe me kapacitete të larta përsa i përket
shërbimeve sociale. Për këtë arsye strategjitë e sotme po shkojnë
drejt kontraktimit të OJF-ve nga ekzekutivi shqiptar për shërbime
të ndryshme sociale.
Veprimtaria e OJF-ve më të strukturuara dhe më te specializuara
ka krijuar tashme modele edhe për shoqatat më të reja. Janë mjaft
iniciativa në të cilat fjala e këtyre shoqatave të njohura është
konsideruar me rëndësi, si tek Pakti i Stabilitetit, ne diskutimet dhe
raportimet mbi Konventat dhe aktet e tjera ndërkombëtare të
ratifikuara nga Shqipëria, etj.
Ndersa prezantojme arritje dhe rezultate nuk mund te mos
përmendim dhe angazhimin e mjaft shoqatave në koalicionin e
përbashkët anti-korrupsion, apo kontributin e tyre në përpunimin e
strategjive të përbashkëta me shtetin dhe ekspertizën
nderkombëtare ku nder te tjera, do te veconim strategjine për
zbutjen e varfërisë, strategjine kombëtare për mbrojtjen e fëmijëve
etj.
Si rezultat i ketij angazhimi te OJF-ve, qindra e mijëra njerëz jane
trajnuar e po trajnohen ne profesione të ndryshme, qindra e mijra
njerez jane paisur me koncepte dhe ide të reja për drejtim e
menaxhim. Po aq të tjerë u punësuan si brenda shoqatave ashtu
edhe përmes projekteve, por edhe aq të tjerë u organizuan dhe u
bënë pjesëmarrës e aktorë te veprimtarive të shumta në dobi të
shoqërisë dhe të jetës publike në përgjithësi. Ndryshime të
mentalitetit në shoqërinë shqiptare në lidhje dhe me shtresa të
margjinalizuara te popullatës si mosha e tretë, njerëzit me aftësi të
kufizuar, etj. janë pasojë edhe e punës së shoqatave shqiptare në
këto fusha.ഊNdonese eshte e pamundur qe ne nje raport te tille te shkurter te
perfshihet historiku, gama e gjere e problematikes me te cilen
perballet komuniteti i OJF-ve shqiptare, apo dhe sukseset dhe
deshtimet e tij, mendojme se, gjithesesi, kemi mundur te japim nje
panorame te qarte te ketij sektori kaq te rendesishem per
demokratizimin e shoqerise civile shqiptare ende te brishte. Jemi
te bindur se ky raport qe sintetizon eksperiencat pozitive dhe
negative si dhe sfidat e se ardhmes, do te nxise dialogun dhe
debatin konstruktiv dhe frutdhenes ne workshop-et e kesaj
Konference, si dhe do te percaktoje rruget e se ardhmes.
Grupi i punes
a. Diana Culi
b. Lajla Pernaska
c. Jeta Katro
d. Ylli Asllani
e. Kozara Kati
f. Altin Goxhaj
g. Eglantina Gjermeni