SHOQATA GAZETARËSH APO VËLLAZËRI MASONIKE?

SHOQATA GAZETARËSH APO VËLLAZËRI MASONIKE?

Pershendetje,

A mund te flasmi per gazetarine ne Shqiperi? Cila gazte ju ndikon me shume ne mendimin tuaj sot ne Shqiperi? A i lexoni rregullisht artikujt analitike te gazetave shqiptare?

Po per gazetaret, analistet, e kryeredaktoret, c'mendoni? A jane ata te varur apo mbrojne nje linje te caktuar te mdnimit te tyre politik e intelektual?
 

I vjetri

Primus registratum
Re: SHOQATA GAZETARËSH APO VËLLAZËRI MASONIKE?

Ky eshte nje shkrim qe m'u duk me vlere, i marre nga gazeta analitike "Rimekembja", ne faqen
http://groups.yahoo.com/group/rimekembja/message/397 , e cila jep nje mednim mbi c'ndodh ne Shqiperi me gazetaret.

<span style="font-weight: bold">SHOQATA GAZETARËSH APO VËLLAZËRI MASONIKE?</span>


Dikur për mbrojtjen e të drejatve të njerëzve, që ushtronin të njëjtën mjeshtri ekzistonin shoqëritë që quheshin esnafe. Në mesjetë lindën shoqëritë e solidaritetit midis muratorëve, që garantonin njerëzit e kësaj mjeshtrie, të cilët lëviznin nga një vend në tjetrin për ndërtime, sidomos gjatë bumit të ndërtimit të kishave në Europën Perëndimore. Të qujaturit &quot;masonët e lirë&quot; krijuan dhe shoqëritë e tyre sekrete, të cilat kanë pësuar evolucionin e tyre të gjatë deri në shkallën e asaj që sot quhet &quot;Frankmasoneria&quot; dhe që besohet se ka një ndikim shumë të madh në jetën politike e shoqërore kudo.

Si reagim ndaj padive të Kryeministrit Nano kundër botuesit të &quot;KJ&quot;, Nikollë Lesi, më datën 18 Maj 2004 janë botuar në &quot;KJ&quot; deklaratat kundërshtuese të tri shoqatave të gazetarëve, që paska Shqipëri ( më pas edhe e një shoqate të pronarëve të televizioneve) dhe që në fakt duken shumë të amortizuara e të atrofizuara në veprimtarinë e tyre. Në krye të këtyre shoqatave qenka Armad Shkullaku (SHGPSH), Ylli Rakipi (LGSH), Mero Baze (FSHSHL).

Të tri këto shoqata nëpërmjet kryetarëve kanë shprehur shqetësim të madh për atë që po i ndodh Nikollë Lesit. Mirë kanë bërë që janë shqetësuar. Ata e cilësojë subjektiv qëndrimin e Nanos, që sigurisht nuk ka si të mos jetë i tillë, sepse çdo padi, që bëhet në gjykatë, vihet në lëvizje nga subjektivizmi i atij që ndjehet i cënuar, ndërsa gjykimin objektiv ka për detyrë ta bëjë gjykata. Të tre kryetarët e shoqatave thonë se Nikoll Lesi nuk ka bërë ndonjë mëkat a shkelje ligjore sa për t'u çuar para gjykatës. Kjo është punë që përsëri do ta vendosë gjykata objektivisht, dhe subjektivizmi i shoqatave duhet të jetë i përmbajtur. Ato janë të shqetësuara se drejtësia shqiptare mund të mos jetë në gjendje ta zgjidhë drejt çështjen. Kanë një arsye të shëndoshë të mendojnë kështu.

Por këto shoqata kaq të shqetësuara në rastin e Nikoll Lesit, sikurse kanë qenë të shqetësuara në rastin e një padie kundër Fatos Lubonjës, kanë heshtur në rastin e mëparshëm edhe më flagrant të padisë së Aleksandër Meksit kundër Abdi Baletës, që edhe pse u zgjidh drejt në gjykimin në shkallë të parë u përmbys kokëposhtë me gjykim të padrejtë të shkallës së dytë. Të trija këto shoqata gazetarësh kanë mbajtur qëndrim bojkotues ndaj denoncimeve të kësaj padrejtësie të bëra nëpërmjet gazetës &quot;Rimëkëmbja&quot;, ndonëse vendimi që ka lënë në fuqi gjyqsori Gogo-Kondi e nëpërkëmb në mënyrë më flagrante të drejtën e lirisë së shtypit dhe krijon kërcënime për punë gazetarit shumë herë më të rrezikshme se ato që mund të krijohen në rastin e pranimit të padisë së Nanos kundër Lesit?

Këtyre shoqatva të gazetarëve nuk u shkaktoi asnjë zemërim fakti skandaloz që ndëshkohet gazetari vetëm pse citon. Këtyre shoqatave nuk u ka bërë përshtypje që me vendim gjyqsor krijohet detyrimi absurd për gazetarët që para se t'i referohen një fakti që është bërë publik duhet të shkojnë ta vërtetojnë në gjykatë(!). Këtyre shoqatvae nuk u bëri asnjë përshtypje shqetësuese që gjykatat e shkallës më të lartë përmbysën gjykimin e drejtë të shkallës së parë. Këto shoqata heshëtn kur ish-kryeministri &quot;demokrat&quot; Meksi u bë nismëtar i praktikës më të shëmtuar gjyqsore për ndëshkimin e gazetarëve, meqenëse në atë kohë po e pësonte një publicist që ato nuk e kishin qejf. Tani çirren se po bëhet hataja që Kryeministri Nano pë kërkon ta mbrojë veten me mjaft të drejtë po në atë rrugë që e bëri i pari ish-Kryeministri Meksi, krejtësisht me të padrejtë dhe me metoda bizantine Ku është morali i këtyre shoqatave të gazetarëve?!.

Pse ka ndodhur kështu me këto tri shoqata gazetarësh? Sepse ato më shumë se shoqata të denja për një emër të tillë me sa duket e shohin veten dhe veprojnë si grupime gjysmë të fshehta masonike, që interesohen vetëm për iniciatët dhe graduatët e tyre dhe jo për mbrojtjen e lirisë së shtypit, në tërësi, dhe për punën e gazetarit në përgjithësi e në parim.

Nuk do të ishte protesta e këtyre tri shoqatave që mund të bindëte gjyqsorin Gogo-Kondi të krijonte precdent të mirë në gjykimin e një padie të një politikani kundër gazetarëve. Por duhej që shoqatat të bënin veprimin që u përkiste për emrin që mbajnë. Kur &quot;kisha&quot; e &quot; priftërinjtë&quot; e mbrojtjes së të drejtës së gazetarëve e të lirisë së shtypit janë të tillë dhe faljet e lutjet e tyre nuk mbrojnë ose nuk kanë efekt në veshët ku duhet të ndikojnë.????



22 Maj 2004 Abdi Baleta
 
Top