Shoqata e homoseksualëve shqiptarë: Raporti i KE flet edhe për ne

Shoqata e homoseksualëve shqiptarë: Raporti i KE flet edhe për ne

‘Vlerësojme progres raportin e Komisionit Europian në lidhje me Shqipërinë dhe vëren se konstatimet në këtë raport në lidhje me situatën e komunitetit LGBT janë të sakta dhe të drejta – thuhet ne nje email derguar ne media nga nje shoqate e homoseksualeve shqiptare e cila ka bere ne vijimesi deklarata lidhur me te drejtat e ketij komuniteti ne Shqiperi.</p>


‘Aleanca shpreh bindjen se nuk mund të ketë integrim të Shqipërisë nëse në këtë vend nuk respektohen të drejtat e njeriut, e në këtë kontekst edhe të drejtat e homoseksualëve, biseksualëve dhe trans-seksualëve. Aleanca shpreson se Kuvendi i Shqipërisë do ti ketë parasysh këto rekomandime të BE dhe se do ta miratojë projektligjin Kundër Diskriminimit. Ky projektligj duhet të jetë fillimi i një pune serioze për t’i krijuar këtij komuniteti të gjithë hapësirën e duhur në mënyrë që të mos kemi më në shoqërinë shqiptare asnjë një lloj diskriminimi – thuhet ne deklaraten e sotme lidhur me Raportin e Ke.</p>


Ne kapitullin per te drejtat e njeriut, ne progres raportin e BE thuhet shprehimisht:</p>


“Projektligji Kundër Diskriminimit i hartuar me konsultimet e shoqërisë civile akoma nuk është miratuar. Praktika diskriminuese kundër grave, apo grupeve të ndryshme minoriteti si për shembull ndaj romëve, janë të përhapura gjerësisht. Nuk ka më organizata active për komunitetin LGBT (lezbike, gay, biseksualë, trans-seksualë). Ky komunitet është subject i intolerancës dhe diskriminimit. Qeveria nuk ka ndërmarrë akoma ndonjë program aktiv për të ndalur këtë diskriminim”..(Shekulli)</p>
xDsxHwwQS0o

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24155. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24155
 
Top