SHOAH!

SHOAH!

Me 27 janar te 1945, forcat e armates ruse, futen per here te pare ne nje kamp perqendrimi gjerman dhe çlirojne te burgosurit e pare ebrenj.

Pas kaq vitesh, ne atmosferen e politikes nderkombetare te tanishme, si jetohet dhe perkujtohet kjo date?!
 

Blendi

Primus registratum
Re: SHOAH!

vetem shpresoj se nuk do arrijme me kurre te djegim njerzit te gjalle. Shpresoj qe kombesia te mos jete me kurre arsye per te te vrare.
Pretendojme se jemi njerez, me mendjedhe shpirt qe na ndajne nga kafshet. Por qenkemi te denje per kafsherite me te medha.
Te pakten luanet nuk brohorasin pas gjahut...
 

olti

Neo
Re: SHOAH!

Fillimisht postuar nga *Penelat e van gogut*:
[qb] Pas kaq vitesh, ne atmosferen e politikes nderkombetare te tanishme, si jetohet dhe perkujtohet kjo date?! [/qb]
Si perjetohet? Perjetohet ne menyren me te keqe dhe duket se asgje nuk eshte mesuar. Ata qe u cliruan ate dite qe permend ti dhe ne ditet ne vazhdim, ne vend qe te ishin shembulli i mosndodhjes kurre me te gjemave te tilla, u bene shembull i te kundertes. Ato te keqia qe ketyre i bene nazitet apo tere europa gjate 2000 viteve, keta filluan dhe ia bejne akoma te tjereve. Keshtu pra eshte perjetuar dhe vazhdon te perjetohet. Ata qe u vrane, persekutuan, debuan per dy mije vjet, filluan te vrasin, persekutojne dhe debojne te tjere qe gjeten nen vete dhe me te dobet se vetja. Kaq ndodhi dhe ndodh, asgje me shume.
 

atman

Forumium maestatis
Re: SHOAH!

Sepse Ebrenjte kishin te drejten legjitime te jetonin ne atdheun e tyre te provuar historikisht. Dhe se ata jane persekutuar per mijera vjet ishte nje shkak me shume qe te kishin nje vend. Dhe se sikur te kishin nje vend qe e theksoj: historikisht u takon, pra sikur te kishin nje vend, nuk do te ishte bere ajo masaker e papare ndonjehere ne historine e humanizmit.
Dhe si per çudi te gjithe ju qe mbroni te drejtat e palestinezeve(per te cilet jame edhe une) pse harroni qe vendet arabe akoma nuk e kane denoncuar traktatin e nenshkruar midis tyre per shkaterrimin e shtetit te Izraelit? Persa kohe qe nje traktat i tille do te qendroje me kembe, ç'mendoni se duhet te bejne izraelitet ta futin koken ne sater?
Jini realiste. Qe palestinezet duhet te kene vendin e tyre, per kete as edhe vete hebrenjte nuk diskutojne, por qe s'kane per ta arritur kurre nje rezultat te tille duke bere masakra neper diskoteka. Nese duan te bejne lufte, i thone nje fjale, burri lufton me burrat. Nese s'kane arme le t'i gjejne e te luftojne, por jo te masakrojne ne ate menyre.
 

mostro

Putraku
Re: SHOAH!

shume pjese e rende e historise.te mos harrojme qe gjate luftes se dyte boterore kane vdekur rreth 50milione njerez.3mil polak,20mil ruse.
Jo se para ca kohesh ketu ne forum lexoheshin dhe tema te cilat ngrinin ne qiell popullin gjerman dhe hitlerin per superioritetin ndaj pjeses tjeter se botes.Gjate ketyre diteve kane mundesin me te mire per te hapur syte dhe per te mos krijuar iluzione te tilla. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

jula

Primus registratum
Re: SHOAH!

Dje ne Bologna u organizua takimi perkujtimor i pervitshem. Ishin ftuar disa qytetare italiane te mbijetuar nga kampet e perqendrimit. Cudia me e madhe me duket forca e jetes se rigjetur, ndonese plage te tilla nuk mbyllen kurre.

Nejse, une doja te kujtoja se kampet e perqendrimit jane "arritje superiore" hitleriane, por kane qene edhe kampe sklleverish ne Amerikat, gulage ne BRSS, kampe ne Kilin Pinochetian, ne Kambogian e Pol Potit, ne Serbine e Milloshevicit, ne Kine, Kongo, Somali.....
Me cudit ndjeshmeria e kafsheve, me cudit kafsheria e njerezve. /pf/images/graemlins/frown.gif

Edhe nje gje tjeter: Kur hyne ata ruset ne Auschwitz liruan nje mori kryesisht cifutesh, por ne kampet e perqendrimit nuk ka pasur vetem cifute, sic mendon shumica e opinionit te TV-informuar boteror: Aty kane vuajtur e vdekur cigane (2 milione, po askush s'i kujton), komuniste, homoseksuale, te semure mendore...

Nje mendim te vogel (jo ideologjik, thjesht njerezor) dua ti dedikohet edhe shqiptarit Kozma Nushi, vdekur ne Matthausen.

Shalom, miq.
 

olti

Neo
Re: SHOAH!

Fillimisht postuar nga atman:
[qb] Sepse Ebrenjte kishin te drejten legjitime te jetonin ne atdheun e tyre te provuar historikisht. Dhe se ata jane persekutuar per mijera vjet ishte nje shkak me shume qe te kishin nje vend. Dhe se sikur te kishin nje vend qe e theksoj: historikisht u takon, pra sikur te kishin nje vend, nuk do te ishte bere ajo masaker e papare ndonjehere ne historine e humanizmit.
Dhe si per çudi te gjithe ju qe mbroni te drejtat e palestinezeve(per te cilet jame edhe une) pse harroni qe vendet arabe akoma nuk e kane denoncuar traktatin e nenshkruar midis tyre per shkaterrimin e shtetit te Izraelit? [/qb]
Se pari eshte do te thoja se eshte nje teme perkatese per problemin mes hebrenjve dhe arabeve, prandaj nuk kemi pse t'i futemi ketu. Ajo qe doja te thoja ne postimin e pare ishte se: Fakti qe jane persekutuar nuk do te thote se ata tani kane te drejte te persekutojne dike tjeter. Me kete qe ndodhi njerezimi tregoi se nuk eshte njerezim. Sakrifica hebreje nuk pati asnje vlere, gjithcka ngeli po njesoj. Tani i bie qe nqs arabet do te kene dikur fuqine, atehere ata shume mire mund te debojne dhe te vrasin hebrenjte, sepse keshtu qenka ligji. Ai qe eshte vrare e persekutuar dikur, ka te drejten te beje te njejten gje kur te kete mundesi. Se fundi shume mire e permendi Jula. Ne ato kampe ka pasur dhe shume te tjere, sidomos ciganet, por askush nuk i kujton, pa permendur pastaj dhe te drejten qe dhe keta duhet te kene nje toke sepse jane persekutuar dhe masakruar. (???)
 

Ksenia

Primus registratum
Re: SHOAH!

Pershendetje te gjitheve!
Nuk eshte e vertete qe ciganet dhe te tjeret nuk i kujton njeri! Ne Israel,ne diten e perkujtimit te shoase kudo ne shkolla dhe istitucione ndizen 6 qirinj per te kujtuar 6 milion izraelitet e masakruar ne kampe dhe 1 qiri per te kujtuar te gjithe te tjeret (ciganet,homoseksualet,liberalet dhe njerezit perparimtare te te gjitha ngjyrave).
Njerezit fetare u shtojne lutjet per te vdekurit e tyre edhe nje lutje per te tjeret.
Sa per te tjerat une mendoj se Izraeli po ben ate qe me pak fjale quhet lufte per egzistence.Arabet mund te gabojne ne taktike dhe strategji,ata do vazhdojne te egzistojne.Izraeli nuk ia lejon dot vehtes te gaboje as edhe nje here sepse po ndodhi kjo gje per ta mori fund!
Bile nuk ia lejon dot vehtes as qe te jete ose te tregohet i dobet sepse me nje Izrael te dobet asnje nuk do beje bisedime per paqe!Per 30 vjet arabet menduan se Izraeli mund te gllaberohet me nje kafshate.Vetem kur e kuptuan se ai eshte atje dhe dhe se nuk e fshijne dot aq kollaj sa e kujtuan filluan te mendojne dhe te veprojne ndryshe.I pari Sadati dhe me pas mbreti Husein.
Sa per ate qe kurbani i ebrejve nuk pati asnje vlere e ke gabim o mik! Vlera me e madhe eshte se ata (lexo izraelitet)nuk do ta lejojne kurre me nje gje te tille.A i kujtohet ndonjeri operacioni ne Entebe? Nqs jo jua kujtoj une.
 
Top