SHKURTESAT

SHKURTESAT

Si sheqeri që pret kafen pres lajmet qendrore të RTSH-së dhe ato të RTK-së në satelit. Bashk me gruan e nganjëherë edhe me fëmijët e mëdhenj dëgjojmë dhe shikojmë lajmet e në fund pyesim: çka thanë? Si ke ajo puna e....? Nuk shikohen dreçërit, veç politikë ia fusin.

Ndërkohë që vajza e madhe më pyet: kush është ODIRI? OJQ-ja? KLMDNJ-ja Nnnnnn-ja të tjera.

A i shkon ndokujt në mend se shkurtesat në radio e televizion s´janë aspak të preferueshme, madje dëgjuesit,shikuesit ia pamundësojnë të kuptuarit e lajmit. A i shkon në mend redkasive përkatëse në RTK dhe RTSH po mendoj. Për të tjerat nuk e di si bëjnë se nuk i zë dot tani për tani, po ama këto të dya e teprojnë fare me shkurtesat nga më të ndryshmet.

Po të bëhej një anketë me folëset por edhe gazetarët që i bëjnë ato lajme si i bëjnë zor se do ta dinin saktë se çka duan të thonë me ata lajme. Ato duhet të jenë lehtë të kuptueshme se me gazeta është ndryshe - edhe po se kuptove ke kohë ti kthehesh sa herë të duash, madje edhe të konsultohesh me fjalor e të tjerë.

Ka edhe shumë gjëra të tjera që iritojnë, por për këtë herë vura në thumb shkurtesat.
 
Top