Shkurtabiqët ndërtojnë fshatin e tyre

Shkurtabiqët ndërtojnë fshatin e tyre

Njerëzve me rritje shkurtabiqe nga provinca kineze Yunnan u kanë ardhur në maje të hundës maltretimet dhe ofendimet e përditshme, prandaj në qytetin Kunming kanë ndërtuar fshatin e vet dhe ua kanë ndaluar hyrjen të gjithë atyre që janë më të gjatë se një metër e tridhjetë centimetr

Të revoltuar me diskriminimin e përditshëm të cilit i nënshtrohen njerëzit me rritje shkurtabiqe, njerëzit në Kunming në jug të Kinës e kanë shndërruar veten në një atraksion turistik.

Njerëzve më të gjatë se një metër e tridhjetë centimetra u është ndaluar hyrja në komunën private në një kodër në të cilën tani jetojnë 120 njerëz. Ata kanë zjarrfikësit dhe policët e vet, derisa fshatin e kanë shndërruar në një park tematik në të cilën rriten shtëpitë në formë të kërpudhave, derisa banorët vishen si role nga përrallat.

Si njerëz me rritje të shkurtabiqe jemi mësuar që njerëzit e gjatë të na shfrytëzojnë dhe fyejnë. Megjithatë, tani në fshatin tonë nuk ka njerëz të gjatë prandaj krejt çfarë bëjmë, e bëjmë për vetveten, ka thënë Fu Tien, i cili është zëdhënës i këtij grupi të njerëzve.

/ Telegrafi / KosLAB /

Ky artikull eshte marre nga: http://koslab.blog.al/?p=52. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://koslab.blog.al/?p=52

Top