Shkurt Nje Kronike

Shkurt Nje Kronike

Prokuroria, misteret e të dyshuarit Kristo

Historia

Njeriu që njihet ndryshe edhe si Muhamed Abdullah ka rënë në sy që në vitin 2002 për një raport të acaruar me Salih Tivarin. Artan Kristo, një besimtar i devotshëm që bënte pjesë te rryma radikale, dy vite para vrasjes së sekretarit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman ishte emëruar përfaqësues i fondacionit “Al Haramain” në Shqipëri. Fondacioni, i cili me vendim të qeverisë shqiptare të vitit 2004 hyri në listën e financuesve të terrorizmit, kishte kërkuar dhjetëra herë të realizonte investime në Shqipëri, por me një kusht: që paratë të depozitoheshin në arkën e Komunitetit Mysliman dhe më pas të investoheshin si financime të këtij institucioni. Salih Tivari e kishte kundërshtuar këtë veprim. Ndërkohë, Artan Kristo kishte marrë miratim nga zyrtarë të tjerë të Komunitetit Mysliman, me të cilët shkon në zyrën e Tivarit. Dy dëshmi janë administruar nga prokuroria. Në to thuhet se Artan Kristo dhe Salih Tivari kanë shkëmbyer fjalë të rënda dhe kërcënime në zyrë, në praninë e një zyrtari tjetër të lartë të Komunitetit Mysliman. Të paktën tri letra të dërguara nga Komuniteti Mysliman në adresë të “Al Haramain” tregojnë, sipas prokurorisë, “kërcënimet” me të cilat përballej Salih Tivari, që duhej të pranonte financimet.

Informacionet terroriste kalonin nga shtetet e Sirisë dhe Iranit

Prokuroria sekuestron 600 CD, katër servera dhe pesë laptopë. Kishin lidhje me vendet islamike

Një rrjet informacioni mjaft i sofistikuar është gjetur në vendstrehimet e Artan Kristos, i arrestuar dy ditë më parë nën akuzën e nxitjes së propagandës për terrorizëm. Me urdhër të Gjykatës së Tiranës, policia ka sekuestruar 600 CD, katër servera dhe pesë laptopë, të gjithë në pronësi të Kristos, i mbajtur nën vëzhgim edhe nga shërbimet inteligjente amerikane që veprojnë në Shqipëri. Burime nga Policia e Shtetit thanë për gazetën “Shqip” se sendet e sekuestruara janë dërguar në laboratorin e policisë shkencore për ekzaminime, ndërsa kanë dalë edhe informacionet e para. Katër kompjuterët kanë pasur lidhje me disa servera në shtetet e Iranit dhe Sirisë, në të cilat kalonin kërcënimet, për tu postuar më pas në forumin në faqen e internetit www.albselefet.com/forum. Të gjitha të dhënat e gjetura kanë pasur të njëjtat mbishkrime, por emra të ndryshëm, çka ka ngritur dyshime se personi që i niste këto të dhëna ishte vetëm një. Në hetimet dymujore të Prokurorisë së Tiranës janë përdorur të gjitha teknikat e hetimit, nga ku ka rezultuar se Artan Kristo postonte në një faqe interneti nxitje për terrorizëm.

Sekuestrimet

Prej dy muajsh Prokuroria e Tiranës dhe Seksioni Kundër Akteve Terroriste në Policinë e Tiranës ishin vënë në gjurmë të disa kërcënimeve për terrorizëm në një faqe interneti. Janë kryer veprimet e para, ndërsa pala shqiptare ka kërkuar më shumë informacion te shërbimet amerikane që veprojnë në Shqipëri. Prej dy muajsh janë kryer dhjetëra verifikime, nga ku rezulton se mesazhet kërcënuese që postoheshin në faqen e internetit kishin prejardhje nga shtetet e Iranit dhe Sirisë. Prokuroria dhe policia kanë gjetur origjinën e mesazheve, ndërsa drejtësia shqiptare veproi menjëherë për ti ndaluar këto informacione që vinin nga vendet islamike. Dy ditë më parë, krahas arrestimit të Artan Kristos, agjentët e Antiterrorit në Policinë e Tiranës, në bashkëpunim me hetues të prokurorisë, kanë kryer një sërë kontrollesh në vendstrehimet e 31-vjeçarit. Kanë arritur të gjejnë rreth 600 CD, me fjalime dhe mesazhe komprometuese. Janë sekuestruar katër kompjuterë në formën e serverave. Gjatë verifikimeve të para ka rezultuar se në servera ka materiale shkencëtarësh dhe të teologëve arabë. Hetuesit kanë kërkuar ndihmën e shërbimeve më të specializuara. Krahas CD-ve dhe katër serverave, prokuroria ka arritur të bllokojë edhe pesë kompjuterë laptopë, nga ku postoheshin në faqen e internetit mesazhet kërcënuese.

Mesazhet kërcënuese

Një automjet i policisë, pa targa, ka transportuar dje në mesditë në Prokurorinë e Tiranës dhjetëra sende që i janë sekuestruar Artan Kristos. Agjentët e policisë kanë dërguar në zyrat e hetuesve të çështjes kompjuterët dhe dhjetëra dokumente, nga ku mund të dalin mesazhet kërcënuese që janë postuar në faqen e internetit. Por, pas arrestimit të Artan Kristos, që njihej në rrethet e besimtarëve me emrin Muhamed Abdullai, anëtarë të forumit “Albselefet”, ku ai dyshohet se kishte propaganduar kryerje të veprave me qëllime terroriste, deklarojnë se janë kundër çdo forme të terrorizmit. Por ndërsa kjo faqe aktualisht ndodhet nën survejim dhe prokuroria ka tërhequr materialet nxitëse të Kristos, vetë forumi e ka fshirë postimin e tij. Megjithatë, burimet nga prokuroria thanë se në serverat e sekuestruar dhe në dëshmitë e disa personave faktohet që shtetasi Artan Kristo ka konsumuar elementët e veprës penale të propagandës dhe nxitjes për qëllime terrorizmi.

Reagimet

Kolegët e Kristos: Dikush spiunoi te SHIK-u

“Prokuroria të merret me Gërdecin, Kosta Trebickën, Remzi Hoxhën dhe Fatmir Xhindin”

Vazhdojnë diskutimet në faqen e internetit www.albselefet.com për arrestimin e Artan Kriston, teksa kolegët e tij deklarojnë se “dikush ka spiunuar në zyrat e SHIK-ut në Durrës”. Ata pohojnë se nuk besojnë që një njeri i Zotit mund të realizojë akte terroriste. “Ndoshta ka qenë rastësi, por dje janë parë disa persona të ashtuquajtur hoxhallarë të dalin nga portat e SHIK-ut (Shërbimi Informativ Kombëtar), për shembull, si rasti në Durrës, dy net më parë”, shkruan njëri prej tyre, i cili shton se nëse hoxha i nderuar del në gjyq, atëherë do të vijnë edhe dëshmitarët që kanë ngritur akuzën nga “besimtarët”, sikurse ishte cekur në letrën e arrestit.

Ndërsa një “koleg” tjetër i të ashtuquajturit Muhamed Abdullahi deklaron se kjo sështë gjë tjetër veçse një “ngecje” akuzash. “Ata çmirkeqët, gjasmë prokuroria apo CIA derdhën djersë derisa arritën të kuptojnë kush është ky person. Do të thotë që janë të gjitha të pavërteta, false, shpifje, gënjeshtra, mashtrime, sepse asgjë sështë e saktë nga sa pretendojnë. Le të merren me Gërdecin, le të merren me Kosta Trebickën, të gjejnë vrasësit e Remzi Hoxhës, Fatmir Xhindit etj., që skanë fund marrëzitë e këtyre të marrëve”, shkruan personi me pseudonimin “Agimalb”. Sipas tij, këta amerikanët që ju duan të mirën këtyre njerëzve anembanë globit, janë bisha. “Agimalb”-i shton se “ata duan të shuajnë dritën e Allahut, por Allahu e përsos dritën e tij edhe pse e urrejnë atë pabesimtarët”. Më tej shton se në Shqipëri probleme të kësaj natyre ska pasur, e sdo ketë inshallah lidhje terrori, sepse ne nuk po na lufton kush. Në fund thotë se “Allahu e ndihmoftë vëllain tonë e të gjithë myslimanët kudo, që u bëhen padrejtësi nga këta njerëz që shpejt kanë për ta shijuar hidhësinë e dënimit nga punët e tyre të pista, nëse nuk pendohen e heqin dorë”.

Imami i xhamisë së Tabakëve: Në fenë islame ka rryma ekstremiste

Imami i xhamisë së Tabakëve në Tiranë, Elvis Naçi, deklaroi dje në një televizion privat se në fenë myslimane në Shqipëri po shfaqen gjithnjë e më shumë tendenca ekstremiste. Duket se arrestimi i Artan Kristos, besimtar i fesë islame, i dyshuar për nxitjen dhe kryerjen e akteve terroriste, ka hapur një debat të nxehtë në komunitetin islam. Naçi, pa e paragjykuar rastin në fjalë dhe duke e lënë atë në dorë të drejtësisë, pranon ekzistencën e rrymave ekstremiste, për të cilat thotë se po operojnë në një terren të lirë e pa kontroll. Përhapja e këtyre ideve të rrezikshme edhe për vetë komunitetin mysliman, sipas imamit Naçi, po bëhet përmes literaturës fetare, për të cilën, gjithashtu, sipas tij, nuk ka kontrolle. Shfaqja e rrymave të ndryshme brenda këtij komuniteti në Shqipëri është shfaqur me konflikte të ndryshme prej disa vitesh. Arrestimi i Artan Kristos u shtohet dyshimeve për ekzistencën e rrymave ekstremiste, po
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24080. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24080

Top