Shkupi, nikoqir i artistëve të rinj nga Evropa dhe Mesdheu
<p class="wp-caption-text">Në manifestimin e quajtur "Shtatë portat" do të marrin pjesë mbi 700 artistë të rinj</p>
Bienalja e 14-të e artistëve të rinj nga Evropa dhe Mesdheu, e titulluar “Shtatë portat”, në mënyrë solemne do të hapet sonte në sheshin “Maqedonia” në Shkup.
Në manifestimin e quajtur “Shtatë portat” do të marrin pjesë mbi 700 artistë të rinj të moshës prej 18 deri 30 vjeçare nga 48 vende, të cilët do të krijojnë në shtatë disiplina – arte vizuele, arte aplikative dhe performuese, letërsi, muzikë, gastronomi dhe piktura lëvizëse.
Gjatë dhjetë ditëve sa do të zgjasë Bienalja, artistët me veprat e tyre do të prezantohen në Muzeun e Maqedonisë, Muzeun e arteve bashkëkohore, Muzeun e Qytetit të Shkupit, Qendrën kulturore-informative, Qendrën multimediale “Stacioni i vogël”, Qendrën kulturore rinore, Operën dhe Baletin e Maqedonisë, Hamamin e Daut Pashës, Çifte Hamamin, Teatrin popullor të Maqedonisë, Teatrin e Dramës, Shtëpinë e ARM-së, në Parkun e Qytetit dhe në Sheshin e qytetit.
Bienalja e artistëve të rinj paraqet ngjarje kulminante ndërkombëtare shumëdisciplinore, e cila do të mundësojë prezantim të artit të mbi 300 produksioneve në sferën e arteve vizuele, 50 në artet aplikative, mbi 30 grupe muzikore, mbi 30 shfaqje teatrore dhe vallëzuese, lexime letrare dhe mbrëmje gastronomike.
Në manifestim do të marrin pjesë mbi 1.000 mysafirë, mes të cilëve, përveç artistëve, edhe shumë mysafirë VIP, gazetarë, delegacione nga institucione të njohura evropiane dhe mesdhetare, asociacione, fondacione dhe trupa ndërkombëtarë, si dhe 40 shtëpi mediale.
Ideja e Bienales është që të promovojë ide të reja, artistë, standarde në art, e posaçërisht në të njëjtën kohë nga njëra anë të jetë simbol i unifikimit dhe llojllojshmërisë së kulturave që e përbëjnë Evropën, si dhe atyre nga Mesdheu, ndërsa nga ana tjetër të jetë ind bashkues ndërmjet kulturave të ndryshme.
Krahas ngjarjes kryesore, artistët e rinj do të kenë mundësi të marrin pjesë në shumë punëtori dhe ngjarje edhe pas përfundimit të Bienales, që do të mundësojë prezantim plotësues të kulturës dhe artit të Maqedonisë, si dhe mundësi që artistët të njihen me trashëgiminë e Maqedonisë.
Bienalja është në organizim të Asociacionit për bashkëpunim ndërkombëtar rinor nga Shkupi, nën patronatin e Qeverisë, Ministrisë së Kulturës dhe Qytetit të Shkupit.</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22082. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22082