Shkup, tifozët maqedonas djegin flamurin shqiptar

Ajo që ndodhi para pak kohësh në Itali duke tronditur botën sportive, është përsëritur një ditë më parë, në ndeshjen e elitës së basketbollit maqedonas mes Rabotniçkit dhe Lirisë. "Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë", "dhoma gazi për shqiptarët", ishin brohoritjet e tifozëve maqedonas në sallën e sporteve të qytetit të Shkupit.

Ata shkuan edhe më larg me veprime vandale duke djegur flamurin kombëtar shqiptar, skenë kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para do kohësh ndodhi në Itali dhe tronditi si botën sportive ashtu dhe atë politike.

E vetmja që dallonte këtë herë ishte se kjo nuk indinjoi asnjë nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit, të vetmit të cilët reaguan në aktin vandal kundër flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarët e "KB Lirisë".

Nga Klubi i Basketbollit "Liria" deklaruan për agjencinë e lajmeve INA se, kjo ndeshje sportive, u shndërrua në ndeshje psikologjike terrori dhe "puna e tifozëve maqedonas dha frytet e veta meqë KB Liria dhe lojtarët e saj ishin tepër të shpërqëndruar për të zvogëluar dallimin e pikëve".
 

gene

Forumium praecox
u bene dhe keta spurdhiaket te djegin flamuj. Ashtu vazhdoni se nder na beni. Per cdo fije shkrepese qe ndizni perparon ceshtja shqipetare.
 
Top