Dy autorët e djegies e kanë hequr flamurin nga ndërtesa e komunës dhe më pas i kanë vënë flakën.
Një rast i njejtë me djegien e flamurit ndodhi pranë komunës së Strugës, kur Minir Ismaili dogji flamurin maqedonas, në shenjë revolte ndaj fyerjeve dhe fushatave antishqiptare nëpër terrenet sportive maqedonase.
Ismaili muajin e kaluar u dënua me burg prej 5 muajve për shkak të këtij akti që sipas ligjit ka nxitur urrejtje etnike dhe racore.
Nga ana tjetër, asnjë nga maqedonasit nuk ka përfunduar me dënime, pas akteve të djegies dhe grisjes së flamurit shqiptar si dhe parullave antishqiptare nëpër stadiume, kryesisht nga tifozët e klubeve të njohura maqedonase të futbollit dhe basketbollit. (INA)