Shkrihen akujt, Meta takon Ina Ramën
Ilir Meta u shpreh pas takimit se Kuvendi është i gatshëm të votojë pro heqjes së imuniteteve

TIRANË- Shkrihen akujt mes qeverisë dhe kryeprokurores, Ina Rama. Për më shumë se një orë, zv-Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta dhe Kryeprokurorja Ina Rama kanë zhvilluar dje një takim në zyrën e kësaj të fundit.

Pas takimit, Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, u shpreh se, takimi me Ina Ramën ishte në kuadër të koordinimit të punës me qellim përmbushjen e detyrimeve, që lidhen me liberalizimin e vizave. “Ka qenë thjesht një takim pune me Prokuroren e Përgjithshme Znj.

Rama, në kuadër të koordinimit tonë me gjithë institucionet e pavarura për të përmbushur të gjitha detyrimet që kanë të bëjnë me udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave, dhe në përgjithësi për procesin e integrimit evropian”, – tha Meta, duke shtuar se, ishte një takim i frytshëm dhe bashkëpunues.

Ministri i Punëve të Jashtme është pyetur edhe për faktin nëse takimi në fjale mund të konsiderohet si ngrohje e marrëdhënieve, duke pasur parasysh akuzat që qeveria dhe vetë kryeministri Sali Berisha ka adresuar ndaj Prokurores së Përgjithshme. Nga ana e tij, Ilir Meta, është shprehur se bashkëpunimi mes qeverisë dhe organit të akuzës do të jetë i ngushte.

“Ne do të bashkëpunojmë shumë ngushtë me Prokurorinë dhe me gjithë institucionet e tjera të pavarura, pasi shteti është një, pavarësisht nga funksionet e ndryshme. Ne të gjithë duhet të bashkërendojmë punën për të zbatuar ligjin me forcë, me qëllim forcimin e shtetit ligjor dhe arritjen e standardeve evropiane”,- tha Meta.

Zv-kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme ka mohuar që gjatë takimit të jetë diskutuar për çështjen e imuniteteve, por në të njëjtën kohë ka siguruar për gazetarët se vota e Kuvendit do të jetë pro, sa herë që organi i akuzës do ta kërkojë. “Për sa i përket çështjes së imuniteteve, mendoj se përgjigjja është dhënë me kohë.

Sa herë që Prokuroria të kërkojë heqjen e imunitetit për cilindo deputet do të ketë votën time, dhe besoj se do të ketë votën e të gjithëve në parlament. Dhe së dyti, për të zgjidhur njëherë e mirë çështjen e imuniteteve, ne ftojmë opozitën të hyjë në parlament dhe të votojë për kufizimin e imuniteteve”, – tha ai.

Ky është takimi i parë që një përfaqësues i nivelit të lartë të qeverisë pranon të zhvillojë një takim me kreun e organit të akuzës. Deri më tash, kontaktet mes qeverisë dhe organit të akuzës kane qenë thjesht protokollare.

Debati mes qeverisë dhe Kryeprokurores ka kulmuar me çështjen e Gërdecit dhe hetimin Durrës- Kukës, ndërkohë që përplasjet kanë qenë të vazhdueshme edhe për drafte të rëndësishme, që janë diskutuar në Kuvend si ligji për prokurorinë, apo ligji i dosjeve. (SHekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25554. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25554