Shkollimi, përse ndihma ndaj femrave duhet filluar aty

Shkollimi, përse ndihma ndaj femrave duhet filluar aty

Sfida morale parësore e shekullit të 19-të ishte skllavëria. Në shekullin e 20-të, ishte totalitarizmi, ndërsa në këtë shekull është brutaliteti me të cilin ende trajtohen e përballen miliona gra e vajza në të gjithë globin, trafiku i seksit, sulmet, apo te tjera.</p>


“Gratë mbajnë gjysmën e qiellit”, thotë një proverb i njohur kinez, e pavarësisht kësaj në një pjesë jo të vogël të planetit vajzat janë të pashkolluara dhe gratë të mënjanuara dhe nuk është një rastësi që po këto vende që kanë një statistikë të tillë të trishtë janë edhe vendet më të goditura nga varfëria, fondamentalizmi dhe kaosi. Ndërkaq, ka një ndërgjegjësim gjithnjë e më të madh në botën e zhvilluar se përqendrimi në zgjidhjen e problemit të vajzave dhe grave është njëherazi edhe një nga mënyrat më të efektshme për zgjidhjen e problemit të varfërisë. Kjo është arsyeja se përse ndihmat në këto vende po përqendrohen gjithnjë e më tepër te gratë. Gratë dhe vajzat nuk janë problemi, por zgjidhja e tij. Një nga vendet më interesante në lidhje me marrëdhëniet gjinore është Pakistani. Në një lagje të varfër jashtë qytetit të madh të Lahores, një grua me emrin Saima Muhamad derdh lot natë për natë. Ajo është shumë e varfër dhe bashkëshorti i saj është i sëmurë rëndë dhe i pamundur për të siguruar bukën e gojës. Kjo situatë e bën atë që të jetë nervoz e me nerva të shkatërruara çdo natë dhe si pasojë ta rrahë të shoqen çdo ditë. Shtëpia ku ata banojnë po shembet dhe Saima ka dërguar një nga fëmijët e saj të jetojë me të motrën, sepse në shtëpinë e tyre mund të vdesësh nga uria. “Unë kam një jetë të tmerrshme. Im shoq më rreh, kunati më rreh, nuk kam të ha dhe me se të ushqej fëmijët, ndërkohë që shtëpia mund të më shembet e zërë brenda nga çasti në çast”, rrëfen gruaja. I shoqi u ka njerëzve një borxh që i kalon të 3 mijë dollarët dhe duket se ky borxh do ti mbetet varur kësaj familjeje edhe për shumë e shumë kohë. Saima ka lindur shumë vajza dhe kjo ka bërë që vjehrra ta shohë me sy të keq dhe ta quajë “të paaftë” për të sjellë në jetë një djalë. E ëma e të shoqit e nxit atë që të martohet sërish e të marrë një grua të dytë që ti lindë një djalë. Në këto kushte, Saima ishte në prag të vetëvrasjes në një situatë pa rrugëzgjidhje që sa vinte e po rëndohej. Por pikërisht ndërsa kishte humbur çdo shpresë, ajo u përball me një mundësi ndryshimi. Dikush i foli për një fondacion që jepte mikrokredi për gra që donin të fillonin një biznes. Bëhet fjalë për institucione që janë të specializuara për të ndihmuar vetëm gratë e varfra, gra që zakonisht nisin një biznes në grupe mbi 10 veta. Ato u garantojnë borxhet njëra-tjetrës dhe takohen një herë në dy javë për të bërë pagesat dhe për të diskutuar për çështje të ndryshme sociale si planifikimi familjar apo shkollimi i vajzave të tyre. Një grua pakistaneze e ka shpesh të ndaluar që të largohet nga shtëpia pa lejen e bashkëshortit, por burrat e këtyre grave i tolerojnë këto takime, duke qenë se gratë kthehen në shtëpi me para dhe me ide të reja investimesh. Le të kthehemi te Saima. Ajo mori një kredi prej 65 dollarësh dhe e përdori këtë sasi parash për të blerë fill dhe copa të bardha, të cilat i shndërroi në qëndisma të bukura, të cilat i shiti në tregun e Lahores. Paratë e fituara nga ky biznes, pasi lau kredinë, ajo i përdori për të blerë më shumë copë dhe pe për të qëndisur të tjera mbulesa e zbukurime. Shumë shpejt ajo mundi që të kishte një biznes që i sillte një të ardhur të qëndrueshme, e vetmja e ardhur që hynte në shtëpinë e saj me të cilën ajo ushqente fëmijët. Kur u forcua sadopak ajo e mori të bijën nga shtëpia e motrës dhe kështu duke punuar të dyja pak nga pak ato nisën që të lanin edhe borxhet e të zotit të shtëpisë. Kur tregtarët i kërkonin Saimës më shumë qëndisma nga sa mund të përballonte, atëherë ajo punësonte edhe fqinjat e saj që ta ndihmonin. Pas një farë kohe për të punonin mbi 30 familje dhe ajo vuri në punë edhe të shoqin dhe kështu gruaja që dikur donte të vriste veten u shndërrua në “bosen” e lagjes. Me të ardhurat e fituara ia doli jo vetëm tu mbushte të bijave barkun me bukë, por ti dërgonte nëpër shkolla, të ndreqte shtëpinë dhe të blinte mandej edhe një televizor. “Sot të gjithë vijnë e më kërkojnë para borxh, madje janë ata që dikur më rrihnin e më shanin”, thotë Saima me krenari për veten. Gruaja e sotme nuk ka asgjë të përbashkët me atë të kohëve më parë. Sot ajo rrezaton vetëbesim dhe nuk e lejon më të shoqin që ti diktojë jetën, apo ta dhunojë. Ky i fundit e kalon ditën në punë, duke marrë urdhra nga e shoqja. Ajo vetë nuk ka mundur të lindë djalë, por është shumë e kënaqur me 3 vajzat e saj, sepse thotë se vajzat janë po aq të mira e të mençura sa edhe djemtë. Begatia familjare e Saimës ka ndryshuar edhe perspektivën e shkollimit të fëmijëve të saj. Ajo ka planifikuar që të dërgojë të tri vajzat e saj në universitet, pasi veçse punëtore ato janë edhe shumë të zgjuara në mësime. Për sa i përket të shoqit, Saima thotë se tani ka marrëdhënie të mira me të se nuk zihen më dhe se më në fund ai ka mësuar që ta respektojë. Tradicionalisht statusi i grave, prej kohësh, është konsideruar një çështje që ia vlen të diskutohet, por që gjithmonë është konsideruar e dorës së dytë. Kjo duket edhe te pozicionimi i vetë gazetarëve, të cilët preferojnë më shumë që të merren me konfliktet e mëdha sesa me dhunimin e grave, duke harruar se kjo mungesë balance është njëherazi problemi dhe zgjidhja e këtyre konflikteve. Le të shkojmë tani në një vend tjetër, Kina. Në vitin 1989 doli një studim i cili nxirrte në pah një dhunim të të drejtave të njeriut që merrte vazhdimisht jetë njerëzish. Sipas këtij studimi, 39 mijë foshnja vajza vdisnin çdo vit në Kinë, sepse prindërit nuk u jepnin atyre të njëjtën ndihmë mjekësore që ua jepnin foshnjave djem dhe kjo për sa i përket vitit të parë të jetës. Po për fatin e këtyre foshnjave gati të braktisura nuk shkruhej as edhe një rresht në gazetat e vendit, apo edhe ato ndërkombëtare që ishin të zëna me lajme “më të rëndësishme”. Një situatë e ngjashme me Kinën u vu re edhe në vende të tjera. Në Indi ndodh fenomeni i “varrosjes së nuses” dhe është një fenomen me një shpeshtësi të jashtëzakonshme që ka për qëllim dënimin e një gruaje për mungesën e një paje të mirë, apo edhe eliminimin e saj me qëllim që dhëndri të mund të martohet me një tjetër. Edhe për këtë fenomen shumë rrallë është folur në shtypin botëror. Ndërkaq, shifrat e përbotshme janë me të vërtetë shqetësuese. Mbi 100 milionë gra konsiderohen të zhdukura në botë. Në një jetë normale femra është e predispozuar të jetojë më shumë se mashkulli dhe kjo është arsyeja që në botë ka më shumë femra se meshkuj. Por në vendet ku femra dhunohet dhe është tërësisht e pambrojtur, ajo mund të konsiderohet edhe si një “racë” në zhdukje e sipër. Në Kinë për çdo 107 meshkuj ka 100 femra, çka tregon për mënyrën se si në këtë vend sillen ndaj femrës. Shkaqet nisin që nga foshnjëria, pra nga mosmarrja e mjekimeve të domosdoshme në moshë të njomë. Në Indi, për shembull, vaksinimi u bëhet fillimisht meshkujve e më pas edhe femrave, pra janë meshkujt prioritarë. Edhe për sa i përket vdekshmërisë foshnjore femrat janë ato që vdesin 5 herë më shumë se meshkujt. Statistikat zyrtare botërore në lidhje me abuzimin e femrave janë të pakta dhe jo të sakta. Duket se numri i grave të
vdekura në shekullin e 20-të,për të vetmin fakt se janë gra, është më i madh se numri i burrave të vrarë në konfliktet e këtij shekulli. Numri i viktimave të këtij “gjenocidi” rutinor e kalon numrin e të gjitha viktimave të gjenocideve të shekullit të kaluar. Dhe për ato që arrijnë të rezistojnë, keqtrajtimi shpesh është aq i dhunshëm e brutal, sa ato do të donin të kishin vdekur. Miliona gra e vajza në botë jetojnë aktualisht në kushtet e një skllavërie të drejtpërdrejtë. Një numër i saktë është i vështirë që të nxirret, por sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, thuhet se ekzistojnë mbi 10 milionë gra e vajza që i nënshtrohen skllavërisë, përfshi edhe atë seksuale. Në Azi ekzistojnë mbi 1
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24136. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24136
 
Top