Shkollat private ende shume larg publikut

Shkollat private ende shume larg publikut

Shkollat private ende shume larg publikut

Nga Suela Mino


Me nje tufe fletepalosjesh ne dore, nje i njohur i imi, ish-sportist shume i njohur ne Shqiperi, me kerkoi ndihme per te zgjedhur nje universitet te mire privat per te birin, ndersa une me nje buqete emrash ne mendje iu pergjigja se as vete nuk po gjeja dot nje shkolle te besueshme per vajzen time 6 vjeçare.


Ne pershtypjen e pare eshte e lehte te besosh, se tregu i arsimit privat lulezon ne Shqiperi, duke nisur nga kopshtet, shkollat, Universitetet, kurset dhe gjithçka tjeter qe ka te beje me arsimimin. Por ajo qe arrin deri tek “nevojtari” eshte informacioni i gjymte.


Ne dime shume mire slloganet e universiteteve, dime emrat e disa prej tyre, por asnje fjale me shume per kapacitetet, mesuesit, deget, mjediset, programet, etj. Ndersa i permenda mikut tim njerin prej ketyre universiteteve ai me shpjegoi se kishte shkuar atje dhe kishte mesuar se krejt shkolla kishte 30 studente dhe po kaq banka. Kishte “nje pseudo- laborator, nje mikro-salle kompjuterash, nje biblioteke sa nje mini-market me shume - shume 100 libra- me shpjegoi. Sikur te kishin harxhuar per shkollen parate qe harxhojne per reklame, sot do te ishte alamet shkolle”- qesendisi ai edhe me padijen time.


Ne Shqiperi vertete mungon nje tradite e sprovuar e arsimimit, per me teper atij privat, porse fale njohjes prej afer qe shqiptaret kane patur ne keto vitet e fundit kryesisht me Universitetet jashte vendit, kerkojne nje arsye te mire per t’i besuar nje Universiteti privat ne Shqiperi, me tarifa aspak te uleta.


Ne kushtet kur gara e dijes forcohet njekohshem me ate te punesimit, nje prindi qofte edhe te pasur i duhet te mendohet mire para se t’ia besoje jo vetem arsimimin, por edhe formimin e femijes se tij nje shkolle private.


Me besimin se shkollat e larta ne Shqiperi i pergjigjen trendit teknologjik te kohes, kerkova te gjej Universitetet shqiptare ne Internet. Per humor, ne rrjetin boteror te informacionit mund te gjesh ende shkollen e parties “V.I.Lenin”, ku brymoseshin sekretaret e pare te ndermarrjeve dhe kualifikoheshin mjeleset. Por nga shkollat e larta private shqiptare, te kerkuar ne anglisht, te del vetem nje prej tyre. Enciklopedia Wikipedia ne zerin “Shqiperia” permend nder shkollat e larta private “University of New York Tirana, Universiteti Kristal, Universiteti Marin Barleti, Universiteti Zonja e Keshillit te Mire, Universiteti UFO, Fakulteti Juridik Luarasi”. Te tjerat jane institute shteterore (ku po ashtu mungon ai i Elbasanit). As Ministria e Arsimit nuk ka nje hapesire ne faqen e saj te internetit per shkollat private, aq me pak universitetet.


Duhet te shkosh me kembe ne seicilen prej tyre per te gjetur nje lloj informacioni. Nuk figurojne pedagoget. Me shume pak perjashtime, ne shumicen e tyre nuk figurojne vendet ku diplomat e ketyre shkollave jane te barazvlefshme.

Vazhdimin e artikullit e keni ketu: http://www.albpr.org/g-news/modules.php?name=News&file=article&sid=237
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

E kam thene dhe ne nje teme tjeter per UNYT tek forumi Albstudent, shkollat private shqiptare qe nga filloret e deri ne universitet jane ndertuar mbi bazen e nje parimi te fitimit afatshkurter e te shpejte, duke vene biznesin ne plan te pare. Asnje prej tyre nuk seleksionon, te gjithe slloganet jane (ne jemi elita, ketu formohet elita, ne rrisim eliten, etj , etj), nderkohe qe cilesia ne to eshte relativisht e dobet krahasuar me shkollat publike (flas per nivelin e studenteve).

Nje perjashtim te vetem ben nje shkolle private ne Fier, nuk me kujtohet emri tani, qe i perzgjedh me konkurs studentet (sic ben kolegji turk) dhe ka arritur nje nivel shume te larte te mesimdhenies dhe pervit nxenesit e saj fitojne pjesen me te madhe te olimpiadave ne vend.

Te investosh per nje universitet privat eshte nje biznes me fitim te larget e afat te gjate. Synimi duhet te jete qe shkolla private te jete e preferuar nga te gjithe, jo vetem nga ata qe kane mundesi financiare. Aktualisht nje prind qe e ka femijen student te mire, nuk e con ne universitet privat, por ne shteteror. Nje pjese e vogel e pedagogeve kane kaluar ne universitetet private, madje part time, nderkohe qe disa fakultete (Ekonomiku p.sh) e ka ndaluar punesimin e pedagogeve te tij part-time ne to (konflikt interesash).

Nderkohe kam pershtypjen se dhe MASH e ka leshuar ca doren me licensat, megjithate ky nuk eshte problemi kryesor, tregu i seleksionon vete konkurentet.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

Zonja Mino aty ka folur per ate qe nuk ka privati, por ka harruar te permendi se ne c'nivel mjeran eshte publiku.

Ndoshta duhet ta niste me pyetjen: pse ai zoteria po kerkonte nje universitet privat per djalin e vet?
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

Arsyen autorja e shkrimit e ka thene me duket nepermjet studimit te Sorros-it.
Problemi nuk qendron ketu mendojoj, sepse mire keq dihet niveli i shkolles shteterore dhe per ato tarifa qe paguhen nga studentet dihet edhe pazari si eshte.
E keqja qendron se dhe ne keto shkolla qe paguhen nga 6 000 Euro ne vit, perseri niveli le per te deshiruar krahasuar me simotrat e tyre ne perendim.
Mund te kete nivel me te larte ne mesimdhenie apo ne kerkese llogarie, por kjo nuk e justifikon shumen prej 6000 Eurosh ne vit, kur investimi ne baze materiale gjykoj se ngelet baraz apo me i ulet ne krahasim me shteterorin.
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

Ne mesimdhenie mbase, por ne nivel kerkese llogarie?!?! Ne to nxenesi i bon zbor mesuesit, se ka pagu leke per shkollen dhe pretendon dhe noten me kete. Po erdhi prindi ne shkolle pastaj, behet nami!! /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

p1xarro

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

me falni po ndoshta jam duke shkruar ne nje tem te gabuar po kam nje pytje rreth shkollav private pershembull ne universitetin ufo sa duhet me qen çmimi per nje vit sepse jam i intereum qe te shkoj ne universitetin ufo te studioj ne stomatologji. ju falemnderit per mirkuptim
 

ujku81

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

merr ket numrin e telefonit dhe e-mailin dhe pyti vete

++355 4 266374 ++355 4 223562 fsufodental@albmail.com

hajt ishallah na behesh dentist i mire /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Anteria

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

ne Shqiperi rrofshin shkollat private per ata qe kane leke dhe nuk kane mesuar gjate tetvjecares apo gjimnazit dhe konkurimit ne universitetet shteterore nuk e perballojne dot . Por sic e tha edhe dikush me lart qellimi kryesore i cdo shkolle apo universiteti privat eshte biznesi ,,, megjithse prap mire them kush ka leke ta coje ne kto shkolla femijen e tij, te shkoj se mbase i vine mend meso edhe ai apo ajo dy fjale me teper se sa do mesonte po te rrinte rrugeve ...
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

Ata qe duan te investojne per te ardhmen dhe shkollimin e femijve dhe i kane kushtet vene ne shkolla ku ka mesues,kushte dhe gjithcka me te mire nuk ka se si te kene te gjithe mundesi per universitete private dmth nje shkollim elitar,ato padyshim qe jane bardhe e zi ne cdo aspekt me ato publike dhe sa per faktin se ato jane biznese dhe mund te tolerohin per shkak te fitimit ky eshte mendim primitiv dhe komunist pasi eshte tregu ai qe di ti hedhi poshte me vone pasi do ulet vlera e tij ne treg dhe padyshim nuk e bene asnjeri kete,ato jane jetike mendoj pasi nuk mund te shkojne dhe te kene te njetat kushte nje student nga nje familje me te ardhura te pakta dhe nje familje e pasur qe do te investoj per shkollimin e femijve.
 

pippo

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

Ti qeke RAZIST mer bab........ pse mer mos jane gje race superiore te pasurit keshtu ..... apo dun nga nje kastravec prej floriri dite per dite..... imagjino te ishe ne ndonje posizion kryesor te vendit ti ......
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

Sic e tha dhe Ujku, vetem nje shkolle private ne Shqiperi i pranon nxenesit me konkurs: Flatrat e Dijes ne Fier. Shkolla, krahasuar me Perendimin eshte shume e mire, madje ne disa aspekte ia kalon shkollave te Perendimit persa i perket bazes materiale, por ne menyre te vecante pergatitjes! Une kam hyre ne ate shkolle dhe njoh mire mesimdhenien qe behet aty. Njoh dhe shkollat e Perendimit dhe nivelin e nxenesve, deri ne klase te 8 te pakten dhe them me bindje se Flatrat e Dijes eshte nje shkolle me te cilen te gjithe shqiptaret duhet te krenohen dhe qe duhet marre shembull dhe te sherbeje si etalon per te gjitha shkollat e tjera private en Shqiperi! Minsitria e Arsimit duhet te mendohet mire kur jep lincence per shkollat e tjera private...
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

ne ate shkolle kam qene edhe une regele seriozishte e ke?ca viti ke qene?
 

regele

Forumium maestatis
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

Pse thua te jemi takuar valle? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif Para nja 3-4 vitesh...
 

juxhoxhjaj

Primus registratum
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

po tani ku jeton?ose me mire me dergo me mesazhe privat.ok
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: Ujku81</div><div class="ubbcode-body">Ne mesimdhenie mbase, por ne nivel kerkese llogarie?!?! Ne to nxenesi i bon zbor mesuesit, se ka pagu leke per shkollen dhe pretendon dhe noten me kete. Po erdhi prindi ne shkolle pastaj, behet nami!! </div></div>

Kjo eshte pjeserisht e vertete dhe lidhet me shume faktore dhe elemente qe jane permendur ne keto shkrime. Eshte i vertete synimi per nje fitim sa me te shpejte te institucioneve private gje qe sjell rritjen e cmimit ne regjistrimin ne keto shkolla. Kjo me pas con ne pjesemarrje relativisht te ulet te nxenesve sepse njerezit nuk i presin leket me gershere dhe duke e perzjere kete fakt me nje legislacion dhe sistem taksash konfuz edhe mesuesit e ketyre shkollave si dhe drejtuesit e tyre jane perhere ne nje balance delikate te vendimmarrjes "a ti ve note te mire sepse ai ka paguar? Sepse po iku s'ka me te ardhura as per mua as per koleget e mi".

Nje situate e tille me ka ndodhur dikur me nje nxenes ne nje shkolle te mesme prindi i te cilit ishte nga keta "me shume leke" dhe nderkohe ky nxenes ishte nder me te dobetit ne shkolle dhe vetem prishte mesimin. Pa u futur ne shume detaje, i ndalova te futej ne klase deri ne takimin e ardhshem me prinder. Per kete vendim edhe drejtoria e shkolles nuk ishte shume entuziast por u kerkova te ma plotesonin kerkesen dhe mora persiper cdo konseguence.
Ne takim me prinder, i pyeta hapur prinderit e ketij nxenesit nese e sillnin ne shkolle per te blere noten apo per te mesuar dhe ju permenda pikerisht kete shprehjen qe nxenesi ma kishte thene ne klase disa here: "Une paguaj leket per te ardhur ketu". U kerkova shpjegime prinderve per kete mendesi dhe u thashe cope qe ne kete menyre do te vinte nje dite qe vete prinderit do te vinin perseri ne shkolle dhe me te drejte do te thoshin se kishin paguar para' per vite me rradhe dhe shkolla vetem kishte mashtruar dhe kishte vjedhur. Nje gje e tille une vete s'e pranoja, u thashe se isha gati te punoja perdite me nxenesin nese kishte mangesi, pikerisht sepse ata prinder po paguanin per kete njohuri, por ne asnje menyre per te blere noten sepse per mua ky ishte korrupsion i paster.
Nuk e keni idene cfare miratimi kishte ne syte e te tere stafit drejtues te shkolles. Ata s'e kishin kete "lluks" t'i thoshin gjerat kaq hapur ne mes te nje pjesemarrje prej 50 vetesh, mesues te vjeter te cilet ne realitetin shqiptar jane aq te nenvleresuar dhe rreziku i ngeljes pa pune eshte nje tmerr. Te tere pa perjashtim me thane "Sa mire qe i the ato gjera" dhe iu luta drejtoreshes qe nese do te kishte acarime me prinderit te ma hidhnin fajin mua dhe t'u thoshin prinderve kokeforte qe do e heqim nga puna ate "mesuesin qe nuk di cfare thote".
Nje gje e tille nuk ndodhi... e kunderta. Askush nga nxenesit nuk beri me FARE te tilla muhabete dhe ai nxenesi.. ahhh cfare ndryshimi, nga e zeze ne te bardhe.

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Shkollat private ende shume larg publikut

.. ok... ne gri. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 
Top