Hapat e zhvillimit të arsimit të mesëm në kryeqytet, dhe në të gjithë vendin, nisën me hapjen e gjimnazit të parë shtetëror, më
1925, kur kryeministri i asaj kohe
Ahmet Zogu me anë të një dekreti, urdhëroi çeljen e liceut të
Tiranës. Ky vendim, përpos të tjerave, do të shënonte lindjen e një tradite ; një traditë që do të pasqyronte vlerat e një populli arsimdashës e atdhetar.
Shkolla, e çelur fillimisht me një drejtor, katër profesorë, dy mësues dhe njëzetepesë nxënës, do të radhitej ndër vite si shkollë elitare e arsimit kombëtar, duke luajtur një rol të rëndësishëm në progresin e tij.
Mësuesit dhe nxënësit e këtij gjimnazi kanë dhënë një kontribut të paçmueshëm si pjesë e shkencës dhe kulturës shqiptare. Ata kanë qënë njerëz të shquar që kanë bërë emër në fusha të ndryshme duke shkruar kështu me gërma të arta historinë e suksesit të këtij gjimnazi.
Pjesë e stafit pedagogjik të kësaj shkolle kanë qënë personalitete të
artit, kulturës dhe shkencës shqiptare si : Mësuesi i popullit Zoti
Anton Deda drejtor i shkollës në vitin
1940-
1944 ,
Lasgush Poradeci,
Nonda Bulka,
Abdurrahim Buza,
Skënder Luarasi,
Arshi Pipa,
Vedat Kokona,
Anton Mazreku,
Minella Karajani,
Mark Gurakuqi,
Kostandin Trako,
Naun Stralla,
Lirak Dodbiba,
Skender Anamali,
Nexhat Hakiu, etj. Tetëmbëdhjetë prej tyre janë "Mësues të Popullit" dhe dymbëdhjetë "Mësues të Merituar".
Të njohura janë tashmë kontributet e kësaj shkolle dhënë edhe për zhvillimin e arsimit shqiptar përmes figurave të njohura të profesorëve
Aleksandër Xhuvani,
Eqerem Çabej,
Aleks Buda,
Dhimitër Shuteriqi,
Petraq Pepo,
Gjergj Canco,
Sali Ceka,
Qazim Turdiu,
Aqif Selfo,
Ahmet Gashi,
Avni Zajmi,
Qamil Bala,
Vangjel Gjikondi,
Mihal Sherko,
Karl Gurakuqi,
Hysni Babameto,
Safet Butka,
Gavril Meksi,
Aleko Tashko,
Mihal Zallari,
Stefan Prifti,
Kadri Baboçi,
Siri Shapllo,
Gaqo Marko,
Rodolf Paparisto,
Fadil Repishti,
Sadete Cuci,
Ibrahim Babamusta, etj.
Personazhe të njohur të jetës politike dhe shoqërore, si ish-president i Republikës
Alfred Moisiu, të cilët arritën të drejtojnë deri na majat e piramidës së shtetit shqiptar, ishin pjesë e këtij gjimnazi. Një kontribut të jashtëzakonshëm dha kjo shkollë, me personalitetet e saj, qofshin nxënës apo mësues, në Luftë. Sot ky gjimnaz krenohet me 75 dëshmorët e saj, 13 prej të cilëve "Heronj të Popullit" si :
Qemal Stafa,
Vasil Shanto,
Ali Demi,
Themo Vasi,
Margarita Tutulani,
Shyqyri Ishmi,
Shejnaza Juka,
Skënder Caci,
Asim Zeneli,
Manush Alimani,
Nazmi Rushiti, Myslim Keta dhe Alqi Kondi.
Në vitet
1947-
1948 shkolla mori emrin
"Qemal Stafa" në nderim të ish-nxënësit të saj, i vlerësuar për inteligjencën dhe talentin e tij. Për kontributin dhe vlerat e tij, Qemal Stafa, u bë heroi i parë i vendit, për nderin tone dhe të shkollës.
Që prej krijimit, nga bankat e kësaj shkolle kanë dalë figura me vlera të rralla, të shquara për kontribute të jashtëzakonshme në fusha të ndryshme të jetës.
Personalitete në shkencë : Profesorët
Shefqet Ndroqi,
Petrit Radovicka,
Alfred Uci,
Barjam Peza,
Osman Kraja,
Adelina Mazreku,
Besim Daja,
Neritan Ceka,
Viktor Kasimati,
Egon Gjadri,
Spiro Qirko,
Taxhedin Baholli dhe
Bashkim Baholli,
Maksim Cikuli,
Artur Zajmi,
Kristo Frashëri, etj.
Në fushën e letrave :
Jakov Xoxa,
Zihni Jako,
Mustafa Grablleshi,
Dalan Shapllo,
Mihal Hanxhari,
Dionis Bubani,
Petro Zheji,
Myzafer Xhaxhiu,
Teodor Keko,
Gjergj Zheji,
Fatos Kongoli,
Mira Meksi,
Edmond Tupja, si edhe në gazetari
Afërdita Sokoli,
Artur Zheji, etj.
Në sport :
Skënder Begeja,
Besim Fagu,
Zihni Gjinali,
Dilaver Toptani,
Rexhep Spahiu,
Enver Maci,
Feti Borova,
Masar Aga,
Miço Papadhopulli,
Ramiz Pregja,
Agim Fagu,
Petrit Dibra,
Edra Alibega,
Klodeta Gjini,
Sulejman Demollari deri tek ish kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit
Igli Tare.
Artistë të popullit :
Naim Frashëri,
Sandër Prosi,
Pirro Mani,
Kujtim Spahivogli,
Panajot Kanaci,
Vace Zela,
Violeta Manushi,
Prokop Mima,
Robert Ndrenika,
Janaq Paço,
Agim Prodani.
Artistë të Merituar :
Enver Birko,
Ndriçim Xhepa,
Mario Ashiku,
Hysen Hakani.
Piktorë të Popullit dhe Piktorë të Merituar :
Andrea Kushi,
Abdurahim Buza,
Sali Shijaku,
Ksenofon Dilo,
Janaq Paço,
Zef Bumçi,
Shaban Haderi,
Fatmir Haxhiu,
Kujtim Buza,
Nexhmedin Zajmi,
Maks Velo, etj
Sot, shumë nxënës të kësaj shkolle vazhdojnë studimet e larta në universitetet më prestigjioze të botës, ku kanë arritur rezultate të shkëlqyera. Ndërsa maturantët e këtij gjimnazi janë dalluar për arritjet e tyre duke i dhënë shkollës tituj të rëndësishëm vlerësimi nga instanca të ndryshme.
Gjimnazi "Qemal Stafa" gëzon të gjitha dekoratat dhe titujt që mund t’i jepen një institucioni siç janë :
Sot, në këtë shkollë mësojnë 1079 nxënës, të ndarë në 32 klasa, ku japin mësim rreth 55 mësues.