Shkodër, Nisin punimet për “Loro Boriçin”, Rama: Ta bëjmë gati për të pritur komshinj

Universal

AnonymouS
rama-stadimi.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qenë ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, ku ka përuruar nisjen e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri të Shkodrës, një stadium ku pritet të zhvillojë ndeshje edhe kombëtarja e Shqipërisë mundësisht duke nisur nga ajo me Serbinë.

Kryeministri ishte i shoqëruar në Shkodër nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, si dhe përfaqësues të tjerë të politikës qendrore e lokale.

Në fjalën e tij me këtë rast, Rama e vlerësoi ndërtimin e këtij stadiumi si një moment mjaft të rëndësishëm që do t’i japë një zhvillim të ri qytetit, ashtu siç ndodhi me Elbasanin pas ndërtimit të stadiumit, por edhe në respekt të atyre që i dhanë Vllaznisë emrin që ka dhe për t’i kthyer këtij ekipi atë që meriton.

“Në respekt të të gjithë atyre që i kanë dhënë Vllaznisë emrin që ka, ne duhet t’i kthejmë Vllaznisë atë që meriton. Shkodra e meritonte këtë stadium në nderim të emrit që mban stadiumi. Kur deklarova se do të rindërtojmë ‘Loro Boriçin’ në Shkodër, ishte e paimagjinueshme, që pas një jave më çonin nga Shkodra mesazhe të tipit ‘pse rrejte, ku e ke stadiumin’. Projekti ka ardhur në këtë formë pas një pune të madhe dhe një dialogu të vazhdueshëm për të përmbushur edhe parametrat e UEFA-s. Objektivi është që ta realizojmë në kohë që të mirëpresim komshinjtë. Besoj se do ja dalim”, tha Rama.

Në fjalën e saj, ministrja Nikolla vlerësoi projektin e dytë madhor të këtij lloji në Shqipëri, pas atij të stadiumit “Elbasan Arena” në qytetin e Elbasanit, që konsiderohet momentalisht si shtëpia e kombëtares kuqezi dhe u shpreh besimplotë për punën që po bëhet nga qeveria.
g.shqip
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
AMan ku ka oratori ky..plsss!!
Skizofren..dhe njeri qe e udheheq ambicja e asgje tjeter
 
Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
une mendoj keshtu,ti,ndryshe.dhe apsolutisht nuk kemi pse t'i imponojm mendimet njeri-tjetrit.
nrml..por ajde shiko njeher shqiperine e sotme e me thuaj pastaj kam te drejte apo jo?ka oratori?OK..por si hyn kujt ne pune llafet e tija as te askujt..tai duhen vepra pune..se ka shku puna e leku e varferia aty ku sman me!:)
 
Balahk

Locus omnem

une e shikoj cdo dite shqiperin.une jam nga ato qe nuk eshte larguar asnjehere,por qe jeten time e kam lidhur ketu.shqiperia kjo ishte,kjo eshte,kjo do jete,se jemi shqipetar,dhe shqipetari ka manin,te pasurohet vete me pare.po flase per kete qe eshte,per ate qe qe para ketij,per ate qe qe,e mbajti 45 vj.por kjo nuk nuk eshte arsye per ta etiketuar skizofren,se i bie qe te gjithe ato,qe kane drejtuar,kane qene te tille.
 
Pikerisht ardi..kte dua te them e dhe e thashe..shqiperia ka nevoje per pune jo per llafe..shkojn e vijn asgje sbejn..Spo mbroj asnjerin krah dhe pse i perkas krahut te opozites!ka shume kritika ndaj tyre ...por dicka bene te pakten..keta nuk paskan bere asgjeee...sic e lashe ashtu e gjeta kte shqiperi te mjere..
 
Dreamer

Under the Dome
Ne fakt Shkodra per stadium kishte shume nevoje... Per fat qe u vajti ne mend ne kte periudhe fushate elektorale e menduan per sportin ;)
Dashamiresit e sportit ne Shkoder do i jene shume mirnjohes per kte veper e ndermarrje "gjigande"
 
Balahk

Locus omnem
Pikerisht ardi..kte dua te them e dhe e thashe..shqiperia ka nevoje per pune jo per llafe..shkojn e vijn asgje sbejn..Spo mbroj asnjerin krah dhe pse i perkas krahut te opozites!ka shume kritika ndaj tyre ...por dicka bene te pakten..keta nuk paskan bere asgjeee...sic e lashe ashtu e gjeta kte shqiperi te mjere..
askush nuk ka bere asgje,te jemi realist.
 
SNAP

Papirus rex
Ky skicofreni do bej mire mos fusi njerzit ne burg per dritat, dhe te hapi vende pune kjo do ishte mire per kete, stadiumi eshte gje qefi.
 
Top