Re: Shkendija te parrezikshme lumturie
Cast 2
Kemi nje spektator.Eshte peshtetur mbi parvaz me te dy krahet dhe ka kthyer koken nga e majta.Nuk e shoh mire qe ketu po duket sikur pulti syte per te kuptuar mire c'po ndodh brenda dhomes.
N. me terheq nga dora dhe me afron nga vetja.Ah,paska hequr bluzen.Drejt!Eshte vape e madhe.Jemi balle perballe.Si dy armiq sfidohemi me sy.
Une afroj veshin tek kraherori i tij.Me pelqen t'ja degjoj zerin e mbytur qe duket sikur vjen drejt nga stomaku
.Ai me nje gisht me ngre mjekren lart.Isha mire e shtriqur mbi klavikul.
-Kemi nje spektator-i them.
-Eshte gjithnje vetem-thote N.
-Te gjithe jemi vetem-me vjen spontanisht.
N. me shikon drejt ne sy.Tani jemi krejt afer.Ka nje drite ne sy qe me ben te skuqem.Keshtu flet:
-Ne jemi bashke.
-Ne jemi dy.
Tri sekonda heshtje.
N. qesh.Qesh dhe une.Ajri mbushet me gagarisje.E di se biseda s'ka pike kuptimi.
Nuk e di pse jam ketu,te kjo kuzhine me tabllo te kuqe,divan i ulet dhe dritare shume te medha per shijet e mia.S'me perket ky vend,s'ka qene imi.As ka per tu bere kurre,jam e vetdijshme.
Pastaj N. hap krahet dhe me shtrengon fort.Me perqafon sikur perqafohet dikush qe e do me fort se veten dhe qe s'do ta shohesh kurre me.Nuk me duket aspak i ekzagjeruar.Po bej gjoja sikur jetoj ne nje film.Ne ato momente me duket vetja pjese e tij,jam nje grimce perberese,jam e zhytur ne krahe kilometrike,prehem ne Paqe(tani kuptoj shprehjen "paqja qofte me ty").Jam ne krahet e nje pothuaj-te panjohuri me te cilin flas me sy dhe ndjej lumturine qe me peshtjell gjakun.
-Fle me mua sonte-thote N?
-Hah,une zgerdhihem,thashe se po behesha pjese e ndonje magjie.((Stop riprese!)
Ai me shikon sikur do te me lexoje mendimin edhe pse fytyra ime flet vete.
-Pse me ftove?-pyes une.
-Ti pse erdhe?
Ehe,mire ma beri.Pse erdha?E ku di une pse erdha,isha ne kerkim ndonje casti magjik,te lepurit te bardhe,te mrekullise se tete.Po kerkoja pak ngrohtesi njerezore(hahahah,nuk e besoj se e thashe) ose thjesht s'me rrihej ne shtepi sonte.Ose po kerkoja te mbushja boshllekun brenda meje,si ai vete.Po shfrytezohemi reciprokisht.
-Dua te fle me ty,-ja pret ky.Dua te fleme keshtu mbi divan,ti ve koken tek kraherori im(budallai s'e di sa vape te ben shtellunga e flokeve te mi) dhe fleme perqafuar.(Une shoh divanin me bisht te syut,eshte vertet shume i ngushte)
-Me ben te lumtur...-perfundon.
Pas kesaj deklerate shkeputem.Marr canten,afrohem tek dera ngadale.Pastaj kthej koken,je ne mes te dhome i palevizshem.(Jemi bere alergjike ndaj romanticizmit?Fare-fare s'dua te me genjeje?)
Ty te flet vetem veshtrimi.Nje puthje te fundit?E do?Afrohem zemerleshuar.Te puth ne faqe.Pastaj ne buze(pak fare,puthje kortezie) /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
Po del me mua?(Kjo eshte shtepia jote,ku do vesh?-Po kete nuk e them,preferoj marrezine sonte...)
...Ne ecim perdore ne rrugen poshte shtepise tende.Me duket sikur bejme nje hap para dhe tri pas.Pemet shkundin gjethe mbi kokat tona.Une strukem ne perqafimin tend dhe shkojme drejt,pa busull.Rruga eshte bujare dhe nata e re ... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif