Shkencëtari parashikon shkarkimin e trurit
Një shkencëtar i rangut të lartë ka deklaruar se shumë shpejt do t ë jetë e mundur të ruhen të dhënat e trurit tuaj dhe të shkarkoni veten në kompjuterin tuaj

Bruce Katz, që është një ligjërues për inteligjencë artificiale në Universitetin e Sussex në Britaninë e Madhe, deklaroi për magazinën H+ se bota është në prag të një neuro-revolucioni. Ai tha se neuro-inxhinieria është duke avancuar nga niveli i impianteve nervore në pajisje që do të zmadhojnë dhe shpejtojnë të menduarit.

Katz tha se është më lehtë të zmadhohet kreativiteti sesa inteligjenca e pastër. Inteligjenca duket të jetë një koleksion i rëndë i proceseve, ndërsa kreativiteti është më i ngjashëm me një gjendje. Por ai tha se njerëzit nuk duhet të bazohen në natyrë për të prodhuar kombinimin e IQ së lartë një në një milion, sepse kjo do të jetë e mundur të ndërtohet në substrate nervore.

Ai shtoi se caku i kësaj teknologjie të re te truri është lirimi nga limitet e trurit të njeriut.

Evolucioni ka marrë trurin deri në këtë kohë por duket se ka ndaluar punën në departamentin e dizajnit. Katz thekson se truri mesatar kishte limite afatshkurta të memories dhe ka ruajtur të dhëna afatgjata sikur një hard disk kompjuterik në vitin 1990. Gjersa truri ishte një sistem i mirë për procese paralele, secili neuron kishte një procesor të ngadalshëm.

Katz thekson se gjëja më e mirë ishte shkarkimi i trurit në një makinë të avancuar. Sipas parashikimit të tij disa prej tyre do të jenë të pranishme brenda dekadave të ardhshme.

Lirimi i mendjes prej këtij organi të limituar megjithëse të jashtëzakonshëm do të lejojë manipulimin e drejtpërdrejtë të të menduarit, dhe kjo do të prodhojë shumicën e rritjes së inteligjencës, kreativitetit dhe arritjen e harmonisë me të gjitha qeniet tjera në tërë universin.

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=802. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=802
![Truri.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fteknologji.blog.al%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2FTruri.jpg&hash=210c3a0f5e876e5de204c88970bb0895)