Shkelqimi dhe Renia e sholut Klosi (Nentitull :Shoku Klosi ne Ilegalitet)
Avokati: Takimet e fshehta me Fatos Klosin
ga.ja
TIRANE
Edhe pse e pranon faktin se e takon klientin e tij çdo ditë dhe në çdo kohë që do të ishte e nevojshme, avokati i Klosit, Mark Pëllumbi, nuk preferon të shprehet për vendndodhjen e saktë të ish-kryetarit të SHISH-it.
Ndonëse ndaj Klosit aktualisht nuk ka asnjë akuzë zyrtare apo urdhërarresti, mesa duket, përvoja e kohëve të fundit kur ish-funksionarë të shtetit janë arrestuar në orët e vona të natës pa lajmëruar as avokatët, e ka trembur disi Klosin, i cili e mban mister vendndodhjen e tij. Ky merak që buron nga metodat e frikshme të organeve të shtetit e detyron avokatin e ish-kreut të SHISH-it Fatos Klosi që të denoncojë cenimin e të drejtës themelore të njeriut, qënien i lirë. "Edhe pse nuk ka një urdhërarresti apo akuzë konkrete zyrtare, Klosi është i privuar të dalë në publik e të jetojë i lirë për vetë zhurmën publike që është bërë", thotë Pëllumbi. Pavarësisht "peshës" së akuzave të ngritura publikisht, avokati Pëllumbi është i gatshëm ta mbrojë atë, por vetëm në aspektin juridik. "Për akuza politike le të mbrohet vetë", saktëson avokati. Madje edhe nëse kjo akuza juridike ka lidhje me vrasjen e Azem Hajdarit, apo me përgjimet e politikanëve të opozitës. Për herë të parë avokati i ish-kryespiunit tregon për "Gazetën" strategjinë se si do ta mbrojë atë në betejën e saponisur me drejtësinë.
Pse Klosi ju zgjodhi ju si avokat mbrojtës?
"Të them të drejtën nuk e di dhe deri tani, në fakt, nuk më ka vajtur mendja ta pyes ndonjëherë për këtë. Por besoj se kanë qenë arsye të karrierës dhe profesionalizmit".
Thuhet se Klosi është fshehur, ju a takoheni me të dhe si ndihet?
"Nuk kemi ndonjë program të përcaktuar, por takohemi sa herë që më kërkon ose e kërkoj nëpërmjet celularit. Përgjithësisht bisedat janë të qeta, por e gjithë kjo trysni e ushtruar mbi të i duket absurde dhe shpesh herë kujton punën e bërë në SHISH".
Ku e takoni?
"Është një zgjedhje e klientit, i cili nuk do që të publikohet vendi ku rri dhe unë duhet ta respektojë atë. Megjithatë, shpesh herë jemi takuar edhe në lokale apo ambiente të tjera publike këtu në Tiranë".
Çfarë i keni premtuar Klosit?
"Asgjë më tepër sesa një mbrojtje të denjë juridike jashtë politikës, duke u bazuar në ligjet në fuqi. Për akuzat politike le të mbrohet vetë. Madje edhe nëse ndaj Klosit do të nisnin hetimet për vrasjen e Hajdarit, unë do të isha i gatshëm ta mbroja".
A do të dorëzohet Klosi në rast të një urdhërarresti?
"Nuk mund t'i përgji-gjem unë kësaj pyetje, pasi, në fund të fundit, zgjedhja do të ishte e tij".
Nga materialet që keni shqyrtuar deri tani, si e vlerësoni pozicionin e Klosit për akuzën e shpërdorimit të fondeve?
"Aktualisht ndaj Klosit nuk ka asnjë akuzë, por nga materialet që na janë vënë në dispozicion nga Prokuroria, Klosi është i pafajshëm. Bëhet fjalë për materialet e dorëzuara nga kreu u qeverisë, nuk e di nëse organi i akuzës ka materiale të tjera në dispozicion. Përveç kësaj, procedurat e ndjekura në mbledhjen e materialeve është e gabuar dhe mund të them se kanë qenë të paragjykuara. Nuk është e rregullt nga ana proceduriale që Klosi të pushohet një herë nga detyra, pastaj në insitucionin e tij të futen kontrollet dhe të argumentojnë shkarkimin e tij, për abuzime me fonde apo mos bërje tenderash, e të tjera të këtij lloji".
A keni ndjerë ndonjë shenjë presioni?
"Deri tani nuk kam patur asnjë shenjë presioni nga askush, madje mund të them, me aq sa kam parë, se edhe nga dy prokurorët dosja e Klosit po shihet si një dosje e zakonshme, së cilës i kushtohet po qa kohë dhe impenjim si gjithë dosjeve të tjera rutinë".

![url]](/proxy.php?image=http%3A%2F%2F%5Burl%3D%22http%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fgazeta%2Ffaqet%2Ffaqe9.jpg%22%5Dhttp%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fgazeta%2Ffaqet%2Ffaqe9.jpg%5B%2Furl%5D&hash=3f833e880cd3ec691731b6b118475839)