shkaterrimi i vlerave kulturore shqiptare
Desha te hapja kete teme ku pjestaret te postojne te gjitha lajmet qe dalin per shkaterrimin e vlerave kulturore, artistike e arkitektonike shqiptare, ne menyre qe te verej se sa e gjate do te behet lista e abuzimeve me vlerat tona kulturore.
Po e riprodhoj kete shkrim te marre nga Gazeta “Koha Jone” me qellim qe t’a lexojne te gjithe sepse eshte nje fatkeqesi e madhe e kombit tone qe keto gjera ndodhin. Ata qe jane ne pushtet nuk kane aspak rrespekt per trashegimine artistike e kulturore shqiptare dhe po e lene te rreshkase ne erresire prej shkaterimit e mosperfilljes.
T’u vije turp se po mundohen te na c’rrenjosin me c’do menyre e te na bejne popull te harruar nga historia si popull me kulture. Po na zevendesojne ne histori me brockullat e tyre kriminale, po na fusin ne histori si emigrantet injorante e te padesheruar te europes.
U rrofshin teneqete lluksoze me te cilat udhetojene neper rruget mjerane te qyteteve tona qe po bien pre e neglizhences se tyre kriminale.
E Hene, 28 Qershor 2004
QYTETERIMI I LASHTE BERATAS
Dilaver Xhelili
"480 shtepi qindravjecare te lagjeve muzale "Goric", "Mangalem", "Kala" drejt shkaterrimit total, ato cdo dite braktisen nga banoret e tyre duke u shmangur katastrofave. Madje largimi i banoreve te lagjeve tregohet me fikjen cdo nate te nje llampe. Berati i perket qyteteve te pazakonta, i krijuar te jete nje nga me te bukurit e qyteteve te dheut ku furite e ujit dikur derrmonin e shpartallonin ketu nje masiv me nyje shkembi, natyra do te zbulonte kete gryke lumi, kete terren ekspresiv, qe ngjan te jete krijuar enkas per plazmimin e qytetit, ku filli i jetes pulson i panderprere prej 2400 vjetesh. Fruti i nje fantazie fine, ky qytet i ka bere poetet t'i perkulen duke mbajtur penen, kurse piktoret penelin. Emri vjen i bardhe nga muzgjet e historise. Berati, qytet muze, me vlera arkitektorale, nga me te rendesishmit per historine dhe kulturen shqiptare, deshmi e gjalle e nje qyteterimi te lashte. Simboli i nje trashegimie etnike e kulturore te pasur, qe tashme jane drejt shkaterrimit. Banoret e lagjeve muze thone se ajo cka po e rendon qytetin muze te Beratit vitet e fundit eshte shkaterrimi i vlerave te tij muzeale. Cdo dite e me teper qytetit po i shkaterrohen banesat e tij, simbol te lagjeve karakteristike "Mangalem", "Goric", "Kala" dhe "Ura-Gorices" qe lidh lagjen "Goric" ne qytetin e cdo dite e me teper po i shkaterrohen rrugicat e tij te kalldremta, madje dhe pushteti aktual lokal po i zevendeson ato me beton duke zhdukur keshtu historine e tij. Dy lagjet e qytetit te Beratit, Mangalemi dhe Gorica shquhen per lidhjet e harmonizimin e hirshem me terrenin duke shfrytezuar mjeshterisht gjuhen arkitektonike qe eshte perdorur. Keto lagje bashke me keshtjellen, ende e banuar, perbejne tri ansamblet me karakteristike te qytetit, sot klithin per ringjallje. Kerkojne vizitoret te cilet gjate ketij 10-vjecari pothuajse i kane munguar, kerkojne restaurime, kerkojne te rifitojne ato qe u kane humbur dhe rikthimin e vlerave reale te tij.
Lagjia Mangalem
Ansambli i lagjes "Mangalem" perben nje perle ne artin e ndertimit, ku kompozimi harmonik i banesave ka arritur shkallen me te larte. Ajo ka formen e nje piramide elegante qe imiton silueten e kodres, mbi te cilen ngrihet keshtjella. Ky kompozim, sa i madh ne vellim, aq dhe delikat ne element perberes, pershkohet nga nje transparence e theksuar me pafundesine e dritareve, prej te cilave qyteti i eshte ngjitur dhe percaktimi si qytet i nje mbi nje dritareve. Kersheri terheqese paraqesin per vizitoret edhe rruget e tij, te cilat ndonese "te fshehura" kane nje hijeshi te vecante. Intime, ato duken me dritehijen e tyre, si te shkrira ne nje njesi te vetme me banesat e lagjes. Rruge te tilla nuk ikin lehte nga kujtesa e syrit.
Gorica
Gorica lagjia kandruall Mangalemit, e cila nuk sheh kurre diell gjate gjithe dimrit, mund te percaktohet si nje Mangalem konkav. Gorica e ngritur ne kodren perballe, duke formuar te dyja nje dore fortifikatash mbi te dy shpatat e thikta qe bien mbi lume. Gorica me tradita te hershme, edhe e vetmja perballe qyteti te Beratit, per te kompensuar ngricat qe i ka dhuruar natyra ne dimer, per hir te bukurise e vlerave muzeale te lagjes i kane shkrire akullin e natyres duke ngrohur keshtu shpirtin e goricareve.
Ura e Gorices
E kthyer nga ure druri ne ure guri ne shekullin XVII, ajo eshte ndertuar me 1780 nen kujdesin Ahmet Kurt Pashes dhe e rindertuar ne vitet 1920-1930. Eshte 129.3 m e gjate 5.3 m e gjere dhe me hapesira mes harqeve nga 9 deri 16.7 m. Ajo ngrihet 10 m mbi shtratin e lumit. Eshte nje ure e bukur me 7 harqe. Ne kemben e pare te saj, deri ne kohen e rindertimit, ekzistonte nje zgaver, nje kamare e madhe e mbyllur me hekura, ne te cilen legjenda donte te ishte e mbyllur nje vashe, e lene te vdiste aty nga uria si fli per te fashitur shpirtrat e keqij qe kundershtonin ndertimin e ures. Ne nje tjeter kembe, gjate restaurimit, u gjet nje koke femre e gdhendur ne dru. E ngritur mbi bazamentet e fuqishme, e gjithe ura nga jashte eshte punua me gure te gdhendur, te kapur fort vende-vende me ganxha metali. Eshte nje nga hijeshite e qytetit eleganca e gurit bardhe, nje nga vlerat unikale e te paperseritshme te arkitektures sone, po rrezikohet seriozisht nga shembja.