Shkëlqen Besart Berisha, shënon 3 gola në kupën e Australisë

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi
545795-e779e542-3669-11e4-a5a3-257a79d5c9ca-610x366.jpg

Sulmuesi Kosovar Besart Berisha, po fillon të tregojë një formë të mirë edhe tek ekipi i tij i ri, Melbourne Victory. Futbollisti ka shënuar 3 gola në fitoren 6-0 që ekipi i tij arriti në transfertë përballë Tuggeranong.

Berisha ka shkëlqyer në këtë takim ku shënoi gol që në minutën e 11-të. Vetëm 10 minuta më vonë, Berisha do të shënonte sërish. Goli i 3-të për Kosovarin erdhi në minutën e 85-të duke lënë gjurmë në këtë takim si një nga futbollistët më të dalluar të takimit.

Me paraqitjen e sotme, Berisha ndihmoi ekipin e tij që të kalojë në raundin tjetër të kupës. Kosovari vlerësohet nga drejtuesit e Melbourne, si futbollisti i cili do të ndihmojë ekipin të synojë titullin kampion në këtë sezon.
 
Top