Shitja e radhes...

PetritKola

Primus registratum
Shitja e radhes...

Shitja e radhes.

--------------------------------------------------------------------------------

Keto dite ne Greqi ishte nje delegacion "shqiptar" i kryesuar nga Bamir Topi.
Ata u gjenden atje per te marre rogat dhe shitur Shqiperine.
Topi i premtoi fanarioteve grek se minoritaret do ti marrin pronat!!!!!!!!!!!! Se ku i gjeten pronat minoritaret kete Topi nuk na e thote.

Cameria nuk egziston ose ka egzistuar per Topin.
 

Al-Punk

Still here
Re: Shitja e radhes...

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Topi, pakt në Athinë për pronat

Manovër diplomatike e Presidentit. Diskuton për pronat e shqiptarëve në Greqi, por nuk i specifikon si "problemi i çamëve"


Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, ka zhvilluar dje në Athinë një manovër diplomatike, duke futur në rend të ditës së marrëdhënieve shqiptaro-greke, çështjen e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri. Në bisedimet me homologun e tij helen, Karolos Papulias, Presidenti shqiptar, Bamir Topi ka deklaruar se çështja e pronave të minoritetit do të zgjidhet sipas Ligjit 7501 dhe traktatit të miqësisë mes dy vendeve të vitit 1996. Takimin e parë zyrtar në Greqi, Presidenti shqiptar, Bamir Topi, e ka zhvilluar me homologun e tij grek, Karolos Papulias. Gjatë bisedës së tyre, e cila është karakterizuar nga fryma e mirëkuptimit janë prekur disa tema të rëndësishme, siç është ajo e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, çështja e trajtimit të emigrantëve shqiptarë, minoriteti grek në Shqipëri, si dhe rritja e nivelit të arsimimit të fëmijëve shqiptarë në gjuhën e tyre amtare duke marrë si shembull pozitiv shkollën 112 në Athinë.

Gjithashtu, Presidenti Topi ka falënderuar homologun e tij, Papulias, për rolin e tij të veçantë në ndërtimin e urave të miqësisë midis popullit shqiptar e atij grek dhe për çështjen e emigrantëve në Greqi, një rol i dukshëm pozitiv që vjen edhe nëpërmjet dekreteve të tij për rritjen e statusit progresiv të legalizimit të shqiptarëve që punojnë në Greqi. Ne, tha Presidenti Topi, ndamë së bashku të njëjtin mendim që qindra e mijëra shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Greqi jo vetëm po konsolidojnë ekonominë dhe familjet e tyre, por po luajnë një rol të çmuar në ekonominë e Greqisë. Gjithashtu, kreu i shtetit shqiptar theksoi se në takimin me homologun grek është diskutuar edhe për nevojën e bashkëpunimit në nivel bilateral dhe rajonal dhe forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar në bashkëpunimin qoftë në nivel diplomatik, qoftë në nivel të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fakti që pjesë e delegacionit shqiptar janë edhe 47 përfaqësues të bizneseve të rëndësishme në Shqipëri, e cila dëshmon interesin që Shqipëria ka që biznesi të njohë ritme të reja. Pjesë e diskutimit mes dy presidentëve sipas Topit, ka qenë edhe çështja e Kosovës. Presidenti Topi ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e vendit tonë për çështjen e Kosovës, i cili është se marrja e statusit të pavarësisë së Kosovës, do i shërbente rikthimit përfundimtar të paqes e sigurisë në rajon. Presidenti Topi tha se dhe jam i bindur që edhe Kosova, edhe Shqipëria, por edhe Serbia, të ardhmen e tyre e kanë në familjen euroatlantike. Gjithashtu, kreu i shtetit shqiptar e ka ftuar Presidentin e Greqisë për një vizitë në vendin tonë. Ftesë e cila është pranuar me kënaqësi nga homologu grek, i cili pasi ka falënderuar për vizitën kreun e shtetit shqiptar ka vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona. Greqia ka theksuar se Presidenti Papulias mbështet në mënyrë të qëndrueshme rrugëtimin evropian dhe euroatlantik të Shqipërisë, sepse në këtë mënyrë fuqizohet edhe më tepër stabiliteti në rajon edhe më gjerë. Gjatë 10-vjeçarit të fundit, marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë kanë qenë të shumta dhe të suksesshme. Duke folur për minoritetin grek në Shqipëri, Presidenti Papulias ka deklaruar se historikisht minoriteti grek në Shqipëri ka qenë objekt interesimi të madh për palën greke. Ndjekim nga afër përparimin dhe mirëqenien e minoritetit grek në Shqipëri dhe përpiqemi në bashkëpunim me autoritetet shqiptare t‘u ofrojmë zgjidhje problemeve që dalin. Nga ana tjetër, tha ai, prania e këtushme e qindra dhe mijëra emigrantëve shqiptarë është në interes të dy vendeve tona. Në këtë rast, ato ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë greke, por nga ana tjetër, ndihmohet edhe ekonomia shqiptare nëpërmjet dërgesave të vazhdueshme të kursimeve të emigrantëve shqiptarë. Duke folur për rajonin, Presidenti Papulias tha se "me homologun shqiptar iu referuam edhe problemeve rajonale, që lidhen me dy vendet tona për arsye gjeografike e territoriale. Kosova, gjendja e tanishme e ish-republikës jugosllave të Maqedonisë, çështjet greko-turke, ato qipriote ku folëm për pozicionimin e palës greke dhe ndoqëm me interes pozicionimin e palës shqiptare".
</div></div>
 

xixa1956

Primus registratum
Re: Shitja e radhes...

Një përgjigje ndaj shqetësimit të PetritKolës mund t'a lexoni në Shqiperia.com, rubrika Albania Opinion, me titullin: "1 paralele, 2 metoda, 1 përfundim".
Përshëndetje
Georges
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Shitja e radhes...

Eshte e vertete une prisja me shume nga Topi sesa nje rruge e mesme per ti kenaqur ata, psss ndihem i , zhgennjyer nga Tirana, Greket jane shume me para se ne dhe kane bere nje loje perfekte dhe jane ku jane sot duke mos e diskutuar fare ceshtjen ndersa ndersa diplomacia jone ka deshtuar qe nga Meksi.

Duke folur për rajonin, Presidenti Papulias tha se "me homologun shqiptar iu referuam edhe problemeve rajonale, që lidhen me dy vendet tona për arsye gjeografike e territoriale. Kosova, gjendja e tanishme e ish-republikës jugosllave të Maqedonisë, çështjet greko-turke, ato qipriote ku folëm për pozicionimin e palës greke dhe ndoqëm me interes pozicionimin e palës shqiptare.

Shqiperia nuk duhet te njohi fare qipron si shtet por vetem qipron turke pasi ata jo vetem qe jane kunder kosoves dhe mbare shqiptareve por qe prej atje kane dale plane per copetimin ne 1997 dhe shume agjent e spiuna kunder shqiperise dhe ne duhet ti ndimojme?!
cfare po behet kshu
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Shitja e radhes...

Pak e cuditshme kjo puna pronave te minoritareve ne Shqiperi?!
Me pelqeu trajtimi i ceshtjes came si ceshtje e pronave te qytetareve shqiptare. Por e dini qe shume came kane hequr dore nga shtetesia shqiptare??
Marredheniet me greqine jane ne nje moment delikat duke qene se ne ja kemi nevojen per mbeshtetje ne integrimin ne strukturat euro-atlantike. Ndaj dhe politikanet tane hezitojne te flasin hapur..
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Shitja e radhes...

Sot KARAGJOZI vangjellaq Dullaqi kreu i partise se spiuneve grek ne shqiperi deklaroj perseri pasi i ka quajtur camet nje popullsi shqiptare me mbi 300000 veta, hajduta dhe vrases e shume te tjera ai perseri doli dhe "kundershtoj" (tha nje budallik me sakte jo kundershtoj se nuk eshte serioze kjo) se ceshtja came nuk ekziston dhe se ata pak qe mund te kene prona ti zgjdhin individualisht duke qene se greqia camet nuk i pranon ne shtetin e vete dhe gjykatat greke nuk u kthejne demshperlblime ne baz te ligjeve politike ky cuni spiun qe quhet dule qe eshte me ultranaciionalist se vete greket del sot e na thote gjera pa lidhje, por si mund ti kthesh si pergjgje se ceshtja came nuk ekziston atyre 300000 vetave, une kam shume shok edhe te njohur nga ky grup shqiptaresh dhe cfare nund tu thuash atyre na vjen keq por kjo ceshjte nuk ekziston ndaj ju nuk vizitoni dot qytetin, pronen vendlindjen tuaj sepse zoti dule me miqte e tij ne athine kane vendosur keshtu.

Keti kryespiuni dhe antishqiptari te terbuar ne i kemi dhene nderin me te madhe titullin e respektuar deputet, anetar i parlamentit shqiptar!
Greket ata 7000-8000 veta sa jane ne shqiperi duhet te perfaqesohen vetem nga nje mik i shqiperise i cili jeton ketu dhe e do vendin e tij, shqiperine por duke mos harruar edhe traditat familjare greke kjo pranohet por jo te sjellin ata disa ekstremista spiuna te stervitur ne qipro si ai Jani-Jani qe sebashku me ate KARAGJOZIN tjeter Gej(xh) bejne mbledhje panepirotike duke hedhur pretendime teritoriale ndaj shqiperise, e kush nje deputet qe shiptaret i kane dhene respektin maksimal, cfare behet keshtu more?
 
H

harap

Guest
Re: Shitja e radhes...

Siç e ka thene edhe Petrit Kola Bamiri erdhi ne pushtet e me votat e grekeve kshuqe e nxorri koken.
 
Top