Re: Shitja e radhes...
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Topi, pakt në Athinë për pronat
Manovër diplomatike e Presidentit. Diskuton për pronat e shqiptarëve në Greqi, por nuk i specifikon si "problemi i çamëve"
Kreu i shtetit shqiptar, Bamir Topi, ka zhvilluar dje në Athinë një manovër diplomatike, duke futur në rend të ditës së marrëdhënieve shqiptaro-greke, çështjen e pronave të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe të minoritetit grek në Shqipëri. Në bisedimet me homologun e tij helen, Karolos Papulias, Presidenti shqiptar, Bamir Topi ka deklaruar se çështja e pronave të minoritetit do të zgjidhet sipas Ligjit 7501 dhe traktatit të miqësisë mes dy vendeve të vitit 1996. Takimin e parë zyrtar në Greqi, Presidenti shqiptar, Bamir Topi, e ka zhvilluar me homologun e tij grek, Karolos Papulias. Gjatë bisedës së tyre, e cila është karakterizuar nga fryma e mirëkuptimit janë prekur disa tema të rëndësishme, siç është ajo e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, çështja e trajtimit të emigrantëve shqiptarë, minoriteti grek në Shqipëri, si dhe rritja e nivelit të arsimimit të fëmijëve shqiptarë në gjuhën e tyre amtare duke marrë si shembull pozitiv shkollën 112 në Athinë.
Gjithashtu, Presidenti Topi ka falënderuar homologun e tij, Papulias, për rolin e tij të veçantë në ndërtimin e urave të miqësisë midis popullit shqiptar e atij grek dhe për çështjen e emigrantëve në Greqi, një rol i dukshëm pozitiv që vjen edhe nëpërmjet dekreteve të tij për rritjen e statusit progresiv të legalizimit të shqiptarëve që punojnë në Greqi. Ne, tha Presidenti Topi, ndamë së bashku të njëjtin mendim që qindra e mijëra shqiptarë, të cilët jetojnë e punojnë në Greqi jo vetëm po konsolidojnë ekonominë dhe familjet e tyre, por po luajnë një rol të çmuar në ekonominë e Greqisë. Gjithashtu, kreu i shtetit shqiptar theksoi se në takimin me homologun grek është diskutuar edhe për nevojën e bashkëpunimit në nivel bilateral dhe rajonal dhe forcimit të bashkëpunimit në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe krimit të organizuar në bashkëpunimin qoftë në nivel diplomatik, qoftë në nivel të Ministrisë së Shëndetësisë dhe fakti që pjesë e delegacionit shqiptar janë edhe 47 përfaqësues të bizneseve të rëndësishme në Shqipëri, e cila dëshmon interesin që Shqipëria ka që biznesi të njohë ritme të reja. Pjesë e diskutimit mes dy presidentëve sipas Topit, ka qenë edhe çështja e Kosovës. Presidenti Topi ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e vendit tonë për çështjen e Kosovës, i cili është se marrja e statusit të pavarësisë së Kosovës, do i shërbente rikthimit përfundimtar të paqes e sigurisë në rajon. Presidenti Topi tha se dhe jam i bindur që edhe Kosova, edhe Shqipëria, por edhe Serbia, të ardhmen e tyre e kanë në familjen euroatlantike. Gjithashtu, kreu i shtetit shqiptar e ka ftuar Presidentin e Greqisë për një vizitë në vendin tonë. Ftesë e cila është pranuar me kënaqësi nga homologu grek, i cili pasi ka falënderuar për vizitën kreun e shtetit shqiptar ka vlerësuar gjithashtu marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona. Greqia ka theksuar se Presidenti Papulias mbështet në mënyrë të qëndrueshme rrugëtimin evropian dhe euroatlantik të Shqipërisë, sepse në këtë mënyrë fuqizohet edhe më tepër stabiliteti në rajon edhe më gjerë. Gjatë 10-vjeçarit të fundit, marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë kanë qenë të shumta dhe të suksesshme. Duke folur për minoritetin grek në Shqipëri, Presidenti Papulias ka deklaruar se historikisht minoriteti grek në Shqipëri ka qenë objekt interesimi të madh për palën greke. Ndjekim nga afër përparimin dhe mirëqenien e minoritetit grek në Shqipëri dhe përpiqemi në bashkëpunim me autoritetet shqiptare t‘u ofrojmë zgjidhje problemeve që dalin. Nga ana tjetër, tha ai, prania e këtushme e qindra dhe mijëra emigrantëve shqiptarë është në interes të dy vendeve tona. Në këtë rast, ato ndihmojnë në zhvillimin e ekonomisë greke, por nga ana tjetër, ndihmohet edhe ekonomia shqiptare nëpërmjet dërgesave të vazhdueshme të kursimeve të emigrantëve shqiptarë. Duke folur për rajonin, Presidenti Papulias tha se "me homologun shqiptar iu referuam edhe problemeve rajonale, që lidhen me dy vendet tona për arsye gjeografike e territoriale. Kosova, gjendja e tanishme e ish-republikës jugosllave të Maqedonisë, çështjet greko-turke, ato qipriote ku folëm për pozicionimin e palës greke dhe ndoqëm me interes pozicionimin e palës shqiptare".
</div></div>