Re: Shiten deputete, oburra kush do ca?
Ne prag te vitit te ri,deputetet ish-komunist po shiten si gjela deti.
Pijaneci Fotjadh Nano i mesuar qe te lepije te vjellat e tij,ka filluar te lepij te gjithe bajgen qe hodhi mbi shume deputet te tjere,me te vetmin qellim qe ata ta votojne qeverine "Nano 7".
Per te marr nje post ne kete qeveri,per te marre lejen e Nanos per te vjedhur perseri (per sa kohe ata ishin armiq te Qorrit nuk mundnin te vidhnin),
ose per te gezuar ato qe kane vjedhur,keta gjela deti po pranojne te shiten.
Jo shum larg por para disa javesh Nano akuzoj Gjinushin per organizimin e "14 Shtaorit".Pra e akuzoi si pucist.
Ky i fundit i tha:kriminel,hajdut,maskara,genjeshtar,frikacak etj.
Para disa ditesh duke lepire njeri-tjetrin vendosen te bashkpunojne si miq te vjeter.
Sot te "Shekulli" jane botuar keto ofendime qe Nano ju ka bere gjelave te detit,te cilet dikur kullosnin ne bacen e Ilir Metes dhe pak para vitit te ri po shiten tek burri Xhoit.
Data 4 dhjetor 2001 në mbledhjen e KPD-së
Replika e Nanos me Bashkim Finon
Në çdo moment në marrëdhëniet e mia me Finon, e kam këshilluar të largohet nga disa mjedise, nga disa kontakte, siç e kam këshilluar edhe më parë dhe nuk e kam lënë, por kam ikur bashkë me të, me Malajn dhe me Islamin. Nuk është faji im se je sensibël. Të kam thënë largohu nga Miri i Xhikes, se ai nuk është miku yt. Prokurori i përgjithshëm nuk është miku im kur i ke kërkuar lirimin e Arben Grorit. Të jesh njeri i pastër në marrëdhënie direkte. Mos u përdor politikisht se mund të largohet çdo mburojë politike që të ka mbajtur deri më sot. Nëse emrin Nano mund të vazhdoni ta përdorni si licencë në vende të ndryshme, harrojeni këtë gjë.
Me Anastas Angjelin
Anastasi lehtësoi veten, kryeministrin dhe mua me këtë akt publik. Jam gati të angazhohem në çdo strukturë parlamentare, e cila do të verifikojë të gjitha faktet që kanë të bëjnë më akuzat. Nuk është e lehtë të verifikosh të gjitha faktet që lidhen me Angjelin. Unë nuk i zë besë Anastasit dhe firmave të tij, edhe kur thotë se do të jetë ithtari i Nanos deri në vdekje. Anastasi është djalë i denjë i Angjelëve”
Angjeli: Unë, djalë i denjë i socialistëve
Nano: Edhe Angjelët për PS votojnë
Angjeli: Po, por jo për ty ama.
Me Arta Daden
“Ju zonja Dade jeni inkoherente në hapësirë, në qeveri të ndryshme dhe në politikë. Duhet të ndalet efekti negativ “Dade” në qeveri. Në komisionin e Jashtëm, ministrja Dade shfaqi vlerësimin: “Unë jam bërë ministre e Jashtme se këtë detyrë se nuk e bën asnjë person tjetër në PS”.
Me Namik Doklen
Unë këtë herë nuk kalova në Madrid për të takuar vajzën tënde që studion atje, sepse nuk doja të takoja dhëndrin tënd, që punon shofer ambasade në Madrid
Për gruan e Dokles
Kam shumë respekt për Qefseren, por kur unë kam thënë për Xhinën si kandidate për në Kuçovë, ju në keni thënë për Qefseren sepse ajo ka më shumë kritika për qeverinë.
Me Pëllumbin
Nuk i përgjigjem pyetjeve të tipit punisto-prokuroriat. Nuk kam ndërmend që të marr ekskluzivitetin e ndonjë malli.
Në mbledhjen e KPD-së, gjatë fjalës së tij, Nano është shprehur gjithashtu se, “nuk bëhet qeveri me Naçin, Baçin e Muçin. Meta do të paguajë kostot e tyre më pas”
Ndërsa Anastas Angjeli pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Financave është shprehur:
“Nëse dorëheqja plotëson vetëm një tekë të Nanos atëherë ky nuk është veçse një turp”.
Madje në mbledhjen e KPD-së, Angjeli ka deklaruar gjithashtu se, “një njeri i Nanos më ka ardhur në zyrë dhe më ka thënë që bëju me Fatosin kundër Ilirit se do të jesh prapë njëshi”.
Ndërsa dy ditë më parë, në datën 2 dhjetor kryetari i socialistëve deklaroi gjatë një takimi në Berat se kryeministri Meta po radikalizon zgjidhjen e krizës, duke e kërkuar të njësojë me çdo kusht veten dhe qeverinë që kryeson me thirrje, vendimmarrje dhe ministra të tipit “Angjeli”.
Më 1 dhjetor të vitit 2001 në një intervistë të dhënë për emisionin “Dritare”, ndër të tjera, shtoi se, “Anastas Angjeli me të njëjtën krenari fodulle të qartësojë në organet e drejtësisë, e cila duhet të hetojë, faktet e interpretuara për shkak të detyrës edhe në procese publike nga Angjeli me titujt e pronësisë dhe favoret e tjera që vijnë nga detyra e Angjelit, që i gëzojnë një numër çuditërisht i madh Angjelësh në zonat më të privilegjuara të Shqipërisë për sipërmarrje dhe pasurim të shpejtë”. Ai ka shtuar se “nuk besoj se vazhdohet të qeveriset me Angjelët, e patundshëm me kthetrat e tyre në buxhetin e shtetit dhe nuk besoj se mund të zgjidhet kriza, pa i hapur sërish rrugë rregullave të përzgjedhjes së titullarëve politikë dhe funksionarëve të lartë të administratës mbi bazën e meritokracisë. Madje Nano i sugjeroi edhe ish-kryeministrit Ilir Meta nëse do të ndahet nga fenomeni “Angjeli” apo do të vazhdojë të identifikohet me të.
Në të njëjtën ditë, në datën 4 dhjetor, nën cilësinë e kryetarit të Kuvendit, Namik Dokle e krahasoi kryetarin socialist Fatos Nano si liderin e opozitës Sali Berisha, duke u shprehur se Nano po delegjitimon institucionet.