Re: Shiten deputete, oburra kush do ca?
Sa per saktesim te dy detajeve qe permenden disa anetare me siper: se pari, deputeti Dashamir Shehi nuk ishte i pranishem ne sallen e Kuvendit ate dite jo per shkak te ndonje arsyeje madhore, por thjesht sepse ishte ne nje delegacion shteteror jashte shtetit ne nje aktivitet te organizuar nga NATO (kjo ishte te pakten ajo qe ai vete deklaroi ne nje interviste ne TV); dhe se dyti, votat e PBDNJ-se nuk u ndane 2 me 2, por 1 me 2 (1 pro dekreteve, nga kryetari Dule, dhe 2 abstenime, qe ne rastin konkret moren peshen e nje vote kunder).
Sa per pyetjen e hapesit te temes ne faqen tjeter, nese qeveria Nano ka rene apo jo, une i bashkohem mendimit te dikujt me siper qe nje Keshill Ministrash ne te cilin dy nga postet kyç, sic jane ato te Ministrit te Jashtem dhe te Ministrit te Rendit, do te drejtohen nga zv/ministra te pakten edhe per 1 muaj e ca deri ne Kongresin e PS-se ne 12 dhjetor (dhe ku ndoshta sherret midis klaneve te brendshme Nano-Meta do te ashpersohen dhe jo te zhduken), shto ketu edhe faktin teper domethenes qe dekretet e Presidentit bazuar ne propozimin e Kryeministrit deshtuan per te dyten here rradhazi ne Kuvend, ku numri maksimal i votave pro te marra ishte, ne mos gaboj, i Fatmir Xhafes me 65 vota, tregon qarte qe Nano nuk ka me shumicen te pakten brenda grupit parlamentar te PS-se (nuk eshte pak qe te te dalin 15 deputete nga te tute kundra)... konkluzioni: per mua kjo eshte qeveri qe s'mund te qeverise me. Rruga e vetme eshte kerkimi i votebesimit ne Kuvend, ose perndryshe doreheqja e Nanos dhe hapja e rruges per krijimin e nje qeverie teknike qe do t'a pergatiste vendin per zgjedhje te parakohshme (megjithese kjo e dyta eshte ide paksa utopike, duke ditur "koken" qe ka Kryeministri yne...)