Shija dhe Ushqimi - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës

Ushqimi është pjesë e përditshme e jetës – ende plot mistere – që filloi si domosdoshmëri, u bë pasion dhe e bëri njeriun atë që është sot


Çdo fëmije në shkollë i mësohet se shija është shqisë që bashkëpunon me të nuhaturit, të parit dhe të prekurit, të cilat dërgojnë në tru sinjale të rëndësishme nëse ushqimi është i ëmbël, i hidhur, i mirë apo i prishur.

Por procesi nuk është kaq i thjeshtë.
Ushqimi hyn në gojë, kafshohet dhe fillon të shpërbëhet nga enzyma në pështymë. Kafshata lëviz pastaj maljtas e djathtas, lart e poshtë, midis qiellzës dhe gjuhës ku ndodhen receptorë kimikë të përshtatur për pesë shijet bazë – e hidhur, e ëmbël, e thartë, e kripur dhe umami, kjo e fundit huazuar nga japonishtja ‘e shijëshme’ që përshkruan shijen e mishit të pjekur ose salcës soje.

Këto pesë shijet mjaftojnë për të përcaktuar nëse ushqimi në gojë duhet të kalojë më poshtë; nëse është i ëmbël ose i këndshëm dhe kështu burim i mundshëm shëndeti; ose nëse është i hidhur dhe mund të bëhet shkaktar helmimi.

Në këtë drejtim ndihmon edhe hunda. Së bashku me ushqimin, në gojë hyn edhe një sasi ajri që shtyhet nëpër korridoret në pjesën e prapme të gojës, ku receptorët në zgavrën e hundës zbulojnë mijëra kimikate aromash të ndryshme

Dhe shqisa e shijes nuk ndodhet vetëm në gojë. Vitet e fundit shkencëtarët kanë gjetur receptorë të shijes në të gjithë trupin. Në vitin 2007, p.sh., ata zbuluan se qelizat e zorrës së hollë gjithashtu përmbajnë receptorë të shijes, që kur zbulojnë sheqer, nxisin një rrjedhë hormonesh insuline në gjak.

Por shqisa e shijes nuk është e kufizuar vetëm në zorrë. Për shembull, hunda është e veshur me qeliza që dallojnë të hidhurën. Nëse ka helm në ajër, këto qeliza instinktivisht ndalojnë kalimin e ajrit të helmuar në mushkëri. Në të njëjtën mënyrë veprojnë edhe receptorët e shijes që ndodhen në fyt, të cilat bllokojnë ajrin kur ndjejnë se është i helmuar.

b.gif
 

scadarsko

Locus omnem
po ka njerez qe nuk pertypen mire ,vetem gelltisin cdo gje direkt ne fyt ...a e shijojn dhe ato ushqimin?
 

scadarsko

Locus omnem
Ashtu myten besoj

nuk thash ju mbet kafshata n fyt por cdo lloj ushqimi i kaperdijn pa i pertyp ...njoh une nje shok qe kur ha me te buk te duket si rosak,per dy sekonde mbaron pjaten ose caffe e pi direkt dhe te nxehte..e n fund thote ah qa jam fryre
 
Top