Shfuqizimi i ligjit Antimafie i ka kushtuar shtetit shqiptar 5 milionë USD
Shfuqizimi i pjesshëm i ligjit “Antimafie” nga Gjykata e Lartë në vitin 2007 i ka privuar shtetit shqiptar një fitim prej 5 milionë dollarësh nga asetet e grupeve dhe individëve kriminalë, që janë hetuar dhe gjykuar nga Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Kreu i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, Hekuran Vladi, në një intervistë për gazetën “Shqip”, tregon problemet që ka hasur shteti gjatë viteve me pronat dhe paratë e mafies, ku mungesa dhe problemet e legjislacionit i kanë kthyer kriminelëve miliona dollarë, megjithëse nuk mund të justifikonin prejardhjen e tyre. Vladi është i mendimit se ligji duhet të ndryshojë dhe në të të preken vetëm personat që kryejnë një vepër penale që parashikohet në ligjin “Antimafie”, ndërsa pohon se kriminelëve duhet tu sekuestrohet edhe qindarka e fundit që mund të marrin nga aktiviteti i paligjshëm. Ai thotë se ligji është një paralajmërim për të gjithë kontingjentin që më vonë mund të merret me trafiqe apo të bëjë pjesë në bandë. Vladi saktëson se agjencia që drejton i ka rekomanduar ministrisë propozimet përkatëse për rregullimin e ligjit “Antimafie”, që është bërë me nismën e Kryeministrit Sali Berisha.

Cilat janë problemet aktuale të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Konfiskuara dhe Sekuestruara?
Agjencia që drejtoj, funksionon në bazë të ligjit 9824, i cili është bërë në shtator të vitit 2004 dhe për bazë është marrë ligji “Antimafie” italian. Ky ligj ishte për parandalimin e krimit të organizuar, por mua më duket si titull strategjie. Në fakt është ligj për sekuestrimet civile, i cili do të thotë se personat apo organizatat, grupe të organizuara për krime të rënda, përveç burgut, përveç çështjes penale në ngarkim të tyre, prokuroria fillon një hetim pasuror ndaj tyre dhe u merr pasuritë atyre, ose të personave të lidhur me ta. Ata duhet ti justifikojnë gjykatës burimet e ligjshme se nga i kanë marrë këto pasuri, ose përndryshe gjykata i konfiskon. Kjo është një nga masat më të forta të marra ndaj krimit të organizuar. Ka pasur efektet e veta. Duhet theksuar edhe një gjë, që është ligj që shumë pak vende të BE-së e kanë. Shqipëria është shumë para. Vendet fqinje nuk e kanë. Duhet konsideruar si një masë ekstreme. Sesa eficiente ka qenë kjo masë prej 2004-ës edhe sa eficiente duhet ta bëjnë, kjo është një çështje për të cilën po diskutohet. Kjo është arsyeja kryesore për të cilën doli domosdoshmëria e amendimit të ligjit. Nëse do të listojmë problematikat e këtij ligji, unë mund të flas shumë për problemet e tij në tërësi. Do të preferoja për problemet që agjencia kishte, nga 2008-a që është krijuar dhe deri më tani. E them me kompetencë të plotë se problemi kryesor ishte parashikimi i procedurave që nga fillimi i hetimit pasuror e deri tek ekzekutimi i masës së sekuestros apo konfiskimit. Ne kemi pasur probleme me ekzekutimin e vendimit, pasi në to nuk parashikohej saktë as vendndodhja, as dokumentacioni i pasurisë në ngarkim të të pandehurve, as inventarët e shumë gjëra të tjera, që të merrej në dorëzim pasuria për të cilën gjykata kishte vendosur sekuestrimin apo më vonë vendimin e konfiskimit. Mënyra sesi e kemi zgjidhur ka qenë në bashkëpunim me institucionet. Pra është zgjidhur më shumë me bashkëpunimin e Prokurorisë dhe Gjykatës për Krime të Rënda. Është zgjidhur si vullnet i njerëzve që punojnë, gjykatësve dhe prokurorëve, sesa në bashkëpunim nga vetë ligji. Duke pasur parasysh saktësimin e procedurave, marrja e vendimit të gjykatës për ekzekutimin e masës dhe mënyrën e regjistrimit të pasurisë, do të thosha se kishim edhe ne problemet tona që i paraqitëm për amendim.

Prokuroria është ankuar për mosekzekutimin e vendimeve të gjykatës për sekuestron. Përse ka ndodhur një gjë e tillë?
Në vitin 2005, 2006, 2007, Prokurori i Përgjithshëm ka shfaqur rezerva në raportimin para Parlamentit për mosekzekutimin e vendimit të gjykatës. Duke u munduar të nxjerrë në pah punën e tij të sekuestrimit ka shprehur rezerva për mosekzekutimin e vendimeve për sekuestrim dhe konfiskim. Arsyet për mosekzekutimin e vendimeve kanë qenë dy. E para, problemet ligjore të procedurave për ekzekutimin e masës së sekuestros, kurse e dyta sepse nuk kishte një agjenci. Për këtë problem, qeveria ngriti në korrik të 2008-ës agjencinë dhe në fund të vitit 2008, agjencia ka vendosur kontroll të plotë në të gjitha pasuritë që gjykata kishte vendosur sekuestrimin apo konfiskimin në masën 100 për qind, përjashto ato pasuri që kishin probleme dhe nuk gjendeshin, ose që kishin gabime procedurale, si ngatërrim emri. Ishte emër mbiemër dhe ishte i biri i dikujt tjetër. Ajo që ka ndodhur prej futjes në zbatim të plotë të ligjit, nga hetimi, marrja e vendimit dhe ekzekutimi është kthimi i pasurive për kriminelët.

Ju thatë që i është kthyer pasuria kriminelëve. Si ka ndodhur një gjë e tillë?
Ka ndodhur prej 2007-ës e deri tani. Nëse bazohemi te vlera e tregut të pasurive, në llogaritjet tona, nëse pasuritë ku është vendosur sekuestro apo konfiskimi, në total kapin vlerën e 6.5 milionë dollarëve, vetëm 11 për qind e tyre, ose 730 mijë dollarë janë konfiskuar, ndërsa 5 milionë dollarë, ose 78 për qind u janë kthyer “kriminelëve”. Pra ka ndodhur edhe çudia që është kthyer pasuria. Gjykata ka vendosur që të kthejë pasurinë që më parë ishte konfiskuar. Ligji e parashikon barrën e provës mbi personin që vendoset sekuestro. Në 90 për qind të rasteve nuk është ky shkaku i kthimit të pasurisë. Janë paraqitur argumente të arsyeshme nga ana e personave që zotëronin këto pasuri se ishin në mënyrë të ligjshme. Por ka pasur defekte të ligjit, mbi të cilat është kapur edhe vendimi unifikues i gjykatës në vitin 2207. Kjo e bëri të menjëhershme amendimin e ligjit. Realisht vëmendja kryesore për këto ndryshime ka qenë nga Kryeministri e partnerët ndërkombëtarë.

Cilat kanë qenë kërkesat tuaja për ndryshimin e ligjit “Antimafie”?
Puna ka filluar me urdhër të posaçëm të Kryeministrit, i cili ngarkoi këshilltarin e tij për sigurinë, Avenir Begën, për të filluar punën dhe për ti vënë amendimet e veta për ligjin. Në zyrë të këshilltarit të Kryeministrit jemi mbledhur, përfaqësues të Ministrisë së Brendshme, unë, përfaqësues i Gjykatës e Prokurorisë, i Ministrisë së Drejtësisë, si dhe të gjithë përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare, UPDAT, EURALIUS dhe Këshilli i Europës. Të gjithë kemi dhënë listën që prekte çdo institucion. Secili prej këtyre institucioneve ka dhënë propozimet e tij për ligjin. Më pas është ngarkuar nga Kryeministri, Ministria e Drejtësisë për fillimin e punës për draftimin e ligjit, duke pasur parasysh se është një ligj delikat. Ka një dosje të madhe të rekomandimeve për debatet e mëvonshme. Agjencia ka kërkuar saktësimin e procedurave për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive. Agjencia kërkoi që gjykata të vendoste në mënyra të sakta të gjitha detajet e konfiskimit. Të jepte informacion sa më të saktë për pasurinë dhe pastaj procedurat e ekzekutimit e më tej procedurat e tjera që lidhen me mënyrën e përdorimit të pasurive të konfiskuara dhe tjetërsimit në favor të shtetit apo institucioneve. Por nuk është e lehtë të vendosësh sekuestro mbi një pronë me të ardhura kriminale. Vendi ynë ka agjencinë që vendos kontrollin e plotë. Kam shembuj nga kolegët e mi që kanë hotele, lokale apo vila, që i kanë në administrim dhe nuk ia blen njeri. Një hotel në Napoli, Itali, po shkatërrohet dhe nuk e blen njeri. Çështja është edukimi ligjor që ky ligj ka në thelb, që te heqja e mundësive të krimit të organizuar, ngushtimi i hapësirave për të korruptuar, deri te çështja e edukimit ligjor të njerëzve, e kontingjentit që mund të merret me ato lloj krimesh. Nëse i futesh drogës, prostitucionit apo trafikut të drogës, normale që këto janë krime të rënda dhe duhen justifikuar edhe pasuritë që kanë vënë njerëzit e tu të afërt me djersë.

Për draftin e ri të “Antimafies” ka pasur debate politike se shkel të drejtat e njeriut…
Opozita, për të kundërshtuar gjithçka, është shprehur
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26801. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26801