Sherri për lekët, vret të ëmën me thikë, dorëzohet

Quote:

Një 25-vjeçar në Tiranë ka qëlluar me thikë nënën e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për shkak të lekëve të pensionit, që Albert Birko ia merrte së ëmës vazhdimisht për të blerë drogë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së djeshme, rreth orës 19:00, afër zonës së “Medresesë”. Birko në fillim ka pasur mosmarrëveshje me të ëmën, Shpresa Birko, për shkak të shumës së parave që ai kërkonte. Më pas, debati është përkeqësuar dhe i riu ka marrë thikën dhe me të ka qëlluar disa herë 53-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj plagë të thella. I riu, i cili dyshohet se është përdorues droge dhe me probleme mendore, gjysmë ore pas ngjarjes është dorëzuar në polici i shokuar. Edhe pse ndaj 53-vjeçares është dhënë ndihma e parë, duke e çuar atë në spital, sërish ajo nuk ka arritur të shpëtojë, si pasojë e plagëve të marra. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur nga puna për të zbardhur këtë rast. Burimet nga policia shprehen se gjithçka ka nisur si pasojë e mosmarrëveshjes midis djalit dhe nënës së tij për një shumë parash. I riu i kishte kërkuar asaj paratë e pensionit, të cilat ia merrte vazhdimisht, por 53-vjeçarja kishte kundërshtuar ta jepte ato. Albert Birko ishte përdorues i substancave narkotike dhe sipas hetimeve të para, mendohet se një gjë e tillë ka ndikuar në këtë ngjarje. Pasi ai nuk ia ka dalë që të bindë të ëmën, më pas ka tentuar që t’ia rrëmbejë ato me forcë, por ka hasur në kundërshtimin e 53-vjeçares. Një gjë e tillë e ka acaruar atë. 25-vjeçari ka marrë thikën që ndodhej në kuzhinë dhe me të ka qëlluar disa herë 53-vjeçaren, e cila nuk ka mundur që t’i shpëtojë sulmit. Ajo ka marrë disa plagë të thella në trup, të cilat kanë rezultuar fatale për të. Zhurmat në shtëpi janë dëgjuar edhe nga komshinjtë, të cilët kanë shkuar për të parë se çfarë po ndodhte. Kur kanë hyrë në shtëpi, kanë parë të shtrirë në tokë viktimën. Ata janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë asaj, duke e transportuar në spital, por goditjet e marra kanë qenë fatale për të. I riu është dorëzuar në polici, 30 minuta pas kryerjes së krimit. Uniformat blu e kanë shoqëruar atë për në ambientet e paraburgimit, ku i riu do të duhet të përballet përpara drejtësisë shqiptare me akuzën e vrasjes.

http://lajme.shqiperia.com/html/media/ar...zohet-ne-polici