Sherbimi i Celular ne Shqiperi

random

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Evelinka ajo s'ka t'boj vetem n'Shqiperi, po edhe ne shtete te tjera. Problemi qendron tek kontratat qe nenshkruhen nepermjet kompanive telefonike. Psh nqs shoqete tuja jane me AMC dhe ti je me Orange UK, Orange mund te mos ket kontrat me AMCn persa i perket dergimit te SMSve. Kshu qe sms s'transportohen.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Problemi eshte se para 2 vitesh transportoheshin se /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kur ti gjen kurajon ne del me slogane publicitare "Vodafone numer 1 ne bote" ne sje ne gjendje me lidh as kontratat me elementare te serviceve qe ofron, atehere ketu kemi te bejme me servise qesharake!

Kam pas te bej me te dyja kompanite ne raste te ndryshme, si konsum njesish telefonike, sinjalim per vjedhje telefoni me abonim, probleme dergim marrje mesazhesh e mund te them se sherbimet qe ofrohen ne Shqiperi nga kompanite celulare mund te krahasohen me ato te vendeve afrikane /pf/images/graemlins/laugh.gif

Vetem nje shembull te vogel. Me humbi nje telefon me abonim /pf/images/graemlins/smash.gif ne oren 20 konstatoj qe se kisha me telefonin, atehere mar ne tel servisin e AMC per te deklaruar kete ne menyre qe ta bllokonin pasi telefoni kishte ren ne duar te sigurta qe nuk donin me t'ja kthejne te zotit /pf/images/graemlins/laugh.gif
Pas 30 min komunikim, me ne fund "operatorja" kuptoi se ç'fare duhej te bente ne keto raste.
Te nesermen shkova ne zyrat e AMC ne menyre qe te merja nje karte tjeter.
Pergjigjia ishte se duhej te paguaja ne fillim faturen per karten e vjeter.
Ok i thashe, medhane faturen e ne te futeshin dhe bisedat qe ishin bere gjithe naten /pf/images/graemlins/laugh.gif Po e kam deklaruar te vjedhur ne oren 20H i thashe, dmth deri ne ate ore i mar une persiper bisedat!
Sherbimi per bllokimin e kartave ishte i mbyllur me thane ne ate ore, keshtu qe e kemi bllokuar ne mengjes /pf/images/graemlins/laugh.gif
Pjesen tjeter po ju le ta gjeni vet se ç'fare hoqi ai shefi i AMC per pergjigjen qe me dha /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

ça thu ti me lal? mu m'kan gerthit ato operatoret e AMC i her. se isha msu me rimbushje alla italjone, qe fut numrin PIN e e hudh karten pa i ra butonit thurje 3 here rresht. kshu bona dhe me AMC dhe normalisht nuk rimbusha gje. i mora ne tel call centerin se thash se kushedi ça kish nodh. kur i shpjegova porçeduren qe kisha ndjek ajo operatorja m'ka bo me qajt fare /pf/images/graemlins/laugh.gif. "Zoteri" - tha e revoltume - "po nuk duhet ta kishit bere keshtu, degjojini udhezimet deri n'fun". vej bast qe nga edukata modhe nuk me ka shajt as "katnar" me vete /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

vej bast qe nga edukata modhe nuk me ka shajt as "katnar" me vete

Epo kur kthehesh nga Itali ne Shqiperi edhe ate te shame mund ta presesh! /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Santiago

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

futjani kot....
pse nuk ja paskeni haberin me mush nji karte qe i ka udhezimet e shkrujtme qekeni me ju qajt hadhin....
sherbimi cel tek ne ka problem e me kostot...dmth si me i gjet leket me ble karten se me e ribmush nuk eshte noi qamet i modh. /pf/images/graemlins/smash.gif
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Ne fakt eshte disi me me leverdi numrat me kontrate me 40 qe jane te perjashtuara nga taksat e kompanise.
 

Oltion Rrumbullaku

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

per kete duhet nje poezi...
Celularet
Rend, e rend, rend e u thuaj,
qe e tkurren xhepin tuaj,
qe na beme te flasim me vete,
e tu rrime grekerve lepe-peqe...
 

^^MIA^^

Forumium maestatis
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Nuk e kuptova se ne ckendveshtrim do e shohesh temen e diplomes por te siguroj qe nese nuk ben pune ne terren pra ne te dyja kompanite celurare, ERT, Albtelekom dhe madje dhe kompanite qe ofrojne telekomunikacion rural nuk ke per te nxjerr gje.
Pergatitu te rendesh, interneti ste ofron shume ... /pf/images/graemlins/shrug.gif /pf/images/graemlins/smile.gif

[/ QUOTE ]

Sigurisht qe do rend, pikerisht ne ato institucione,por sdq nuk mendoj qe dikujt do ti kushtonte gje te shkruante ate cfare di mbi keto kompani apo kompani te huaja qe ndjekin te njejta strategji me tonat.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Bursa e Tiranës dështon për shitjen e AMC-së!

Shteti do të shesë 12.5 % të aksioneve. Bursa nuk e vlerëson. Kërkohet konsulent i huaj

Gerti Osmani

Pamundësia e Bursës së Tiranës për të bërë një proces vlerësimi të aksioneve të AMC-së e ka detyruar ministrinë e Ekonomisë të kërkojë një konsulent të huaj për të shpallur vlerën e shitjes së këtyre aksioneve. AMC është privatizuar në shumicën dërmuese të aksioneve(rreth 85 %) që në vitin 2000 nga Telenor-Cosmote(tashmë vetëm Cosmote) ndërsa pjesa tjetër e aksioneve i takon shtetit shqiptar me 12.5 % të aksioneve dhe ish-punonjësve me rreth 2.5 % të aksioneve. Ministri i Ekonomisë, Genc Ruli, që është “pronari” i 12.5 % të aksioneve në emër të shtetit te kjo kompani, do t’i shesë aksionet nëpërmjet një oferte publike. Realizimi i procesit të privatizimit të paketës shtetërore të AMC-së është parashikuar të mbyllet brenda vitit. Fillimisht u mendua se do të ishte Bursa e Tiranës ajo që do të bëntë dhe ofertën publike të shitjes së aksioneve të AMC-së por ky proces duket se nuk është marrë përsipër nga institucioni i aksioneve, i cili “de fakto” nuk funksionon në Shqipëri megjithëse është krijuar që para 11 vitesh.

Konsulenti
Sipas burimeve zyrtare të ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, për të arritur në këtë proces, do të përzgjidhet konsulenti ligjor që do të drejtojë procesin e privatizimit, krahas parapërgatitjes së kuadrit të nevojshëm ligjor si dhe përcaktimi i vlerës së aksioneve shtetërore në shitje të AMC-së. Për procesin e shitjes së paketës shtetërore të AMC-së, kjo ministri ka programuar realizimin e fazës së marketingut, e cila do të bëhet në bashkëpunim me konsulentin e huaj të përzgjedhur për këtë proces. Por për realizimin e shitjes së aksioneve shtetërore në këtë kompani, do të rakordohet edhe me partnerin privat, që zotëron paketën kryesore të aksioneve të AMC-së

1 milion euro për 1 % aksione
Aktualisht shteti shqiptar zotëron rreth 12.5 për qind të aksioneve të AMC-së dhe në një tender të hapur ndërkombëtar do tentojë të marrë maksimumin e vlerës. Aksionet e AMC-së kanë të përcaktuar një vlerë nominale minimale që me shitjen e 85 për qind të aksioneve. Çmimi minimal është vendosur të jetë 1 milionë euro për 1 për qind të aksioneve pasi vlera e shitjes së AMC-së asokohe ishte 86 milionë euro. Por vlera e shitjes së aksioneve mund të kapërcejë mbi 12.5 milionë euro po të kemi parasysh nivelin e lartë të të ardhurave dhe normës së fitimit të AMC-së.
Vetë kompania AMC ka të drejtën e parablerjes. Kjo do të thotë që në rast se një kompani tjetër ofron të njëjtën vlerë sa AMC për blerjen e aksioneve atëherë fiton automatikisht AMC. Të ardhurat e AMC-së për vitin 2005, viti i fundit për të cilin janë publikuar të dhënat, shënuan 18.3 miliardë lekë ose rreth 183 milionë dollarë, ose rreth 36 për qind të totalit të të ardhurave në sektorin e telekomunikacioneve. Ndërsa pjesa e tregut të telefonisë celulare e AMC-së mbetet e pandryshuar gjatë 3 viteve të fundit pasi së bashku me Vodafone AMC ndan tregun në 50 me 50 për qind. AMC ka normën më të lartë të fitimit ndër kompanitë e tjera të grupit Cosmote ku ajo bën pjesë. Enti Rregullator i Telekomunikacioneve në raportin vjetor 2006 ka shënuar se AMC ka normë të lartë fitimi të vendosur mbi të ardhura të qëndrueshme.

E Premte, 23 Shkurt 2007
 

ALTIN

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Rregjistrimi i numrave Vodafone deri me 30 qershor 2007 /pf/images/graemlins/wave.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Shpresoj te hyjne ne pune keto te dhena Lips:

AMC-Vodafonë, gara për abonentët me kontratë

Kompanitë po tregohen agresive në ofertat për kilentët me 20 pasi paguajnë më shumë para

Gazeta ABC

“Konkurrenca” e re tregtare e dy kompanive celulare në vend tashmë është drejtuar drejt abonentëve të pasur, ata me 20. Që nga koha kur Vodafone ka hyrë në tregun shqiptar e deri tani, ka arritur ti marrë AMC treg, por abonentët me kontratë për Vodafone kanë qenë gjithnjë burimi më i madh i fitimit. Aktualisht, të dy kompanitë celulare kanë nga 3% të totalit, abonentë me kontratë, por që nga pikëpamja e të ardhurave japin mbi 45 %. Kohët, fundit AMC ka filluar të aplikojë një strategji të re, duke dërguar ofertat e saj me kontratë në institucionet shtetërore. Janë disa ndërmarrje dhe universitete të cilat shumë shpejt po bëhen abonentë të ofertave të reja me “40”, pra me kontratë. Tashmë, dhe AMC si kundër Vodafone, po synon të marrë treg në numrat e ashtuquajtur me “20” duke llogaritur që konsumi i celularit (shpenzimet për abonent) do të jetë më i lartë sesa ai me kartë. Por ashtu, si Vodafone dhe AMC, bëjnë oferta të cilat në pamje të parë duket sikur ulin koston e telefonatave për abonentët po që në të vërtetë nuk ndodh kështu. Para pak kohësh Vodafone, pasi uli cmimet e telefonatave, rriti kohën fillestare të bisedës. Kjo përkthehet në të ardhura të sigurta më të larta për kompaninë dhe pse ul tarifat e telefonatave. Në këtë rast, dhe AMC

Ndarja e tregut
Xhiro totale e tregut të telekomunikacioneve në Shqipëri për vitin 2005 është 51 miliardë lekë ose rreth 520 milionë dollarë amerikanë. Ky sektor ka një peshë të rëndësishme për ekonominë shqiptare duke kontribuar me rreth 6 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Pjesën më të madhe në këtë treg e ka kompania Vodafone me 19 miliardë e 605 milionë lekë e ndjekur nga AMC me 18 miliardë e 326 milionë lekë dhe Albtelekom me 13 miliardë e 186 milionë lekë. Operatorët ruralë kanë një peshë të papërfillshme në këtë treg me rreth 200 milionë lekë ose rreth 2 milion dollarë. ERT thekson se kompanitë celulare kanë një ritëm të lartë të rritjes së të ardhurave ndryshe nga kompania e telefonisë fikse, ende nën pronësinë e shtetit Albtelekom. Kështu Vodafone ka patur rritjen më të madhe të të ardhurave gjatë vitit 2005 me 15 për qind ndërsa kjo rritje për Albtelekomin ishte vetëm 2.5 për qind.
 

forwardi

Primus registratum
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

AMC fiton më shumë, paguan taksa më pak

Fitimi i AMC-së për vitin 2006 arriti 50 milionë euro. Mashtrimi me zhvlerësimin e aseteve

Alban Gjoni

AMC është kompania që fiton më shumë dhe paguan më pak taksa në vlerë relative brenda grupit Cosmote. Sipas të dhënave të publikuara nga kompania mëm në Greqi, rezulton se norma e fitimit neto e AMC-së në raport me simotrat e veta në Ballkan është më e larta. Sipas të dhënave nga bilanci i publikuar para dy ditësh, fitimi neto për të gjithë vitin 2006 i AMC është 49.9 milionë euro. Kjo shifër është 8.4 milionë euro ose 20.3% më e lartë se sa për vitin 2005. Ndërkohë që norma e fitimit neto të kompanisë për vitin 2006 është 33 % kundrejt 30.1 përqind që ishte në vitin 2005.
Rrija e normës së fitimit neto reflekton barrën e ulët fiskale për telefoninë e lëvizshme si dhe kostot e ulta të investimeve që ka operatori në tregun shqiptar. AMC është e para përsa i përket normës së fitimit neto ndër 6 kompanitë që formojnë grupin e telefonisë Cosmote. Madje, kompania mëmë që vepron në Greqi ka një normë fitimi 21.1 % kundrejt 33 % të AMC. Ajo që bie në sy, po të krahasosh bilancin e dy kompanive simotra, Cosmote në Greqi dhe AMC në Shqipëri, është që kjo e fundit raporton që në vitin 2006 ka patur 25 milionë USD zhvlerësim të aseteve të saj, duke shënuar një rritje prej 10.7%. Ndërkohë, që po për të njëjtën teknologji, madje më të avancuar që përdor simotra Cosmote, zhvlerësimi nga viti 2005 në atë 2006 është rritur me vetëm 1.1%. Të ardhurat e AMC për vitin 2006 kanë shkuar në 151 milionë euro, duke shënuar një rritje prej 9.7% krahasuar me vitin 2005.
Loja e shpenzimeve
Por kush është truku që përdor AMC për të patur shpenzime të larta dhe fitime të “ulta”? Sipas ekspertëve kontabël, kompani të cilat kanë në strukturën e shpenzimeve të tyre, mallra të teknologjike të cilat nuk kanë çmime referencash në doganat shqiptare, i bëjnë faturat e blerjes sa më të larta duke rritur artificialisht shpenzimet, dhe kësisoj duke ulur fitimin. Kjo, sipas tyre sjell që AMC apo Vodafone, dy kompani të cilat kanë një vlerë të madhe të shpenzimeve për pajisje teknologjike, të paraqesin në bilancet e tyre një fitim më të ulët, në raport me atë real. AMC, importon kryesisht pajisje të përdorura nga kompania mëmë në Greqi, Cosmote, dhe i faturon në doganat shqiptare me çmime që asaj i leverdisin për ti paraqitur në bilanc pasi për këto produkte në doganat tona mungojnë referencat. Por, më i çuditshëm është fakti që amortizimi për këto pajisje për vitin 2006 është 25 milionë euro ose 60.3% e të ardhurave para interesave, taksave, amortizimit dhe zhvlerësimit (EBITDA). Kompania mëmë në Greqi, e cila ka një teknologji më të lartë të telefoninë celulare, pasi shumëkush e di që në shtetin helen Cosmote operon dhe me teknologjinë 3G, norma e zhvlerësimit për vitin 2006 është 43% e të ardhurave para interesave, taksave, amortizimit dhe zhvlerësimit. Kjo tregon hapur, që AMC rrit në mënyrë fiktive shpenzimet me qëllim që të ulë fitimin dhe të paguajë më pak taksa.
 
0

0682414708

Guest
Re: Sherbimi Celular ne Shqiperi

Tel shpie e tel celular eshte e njeta tarife, numrat speciale me 0811 e siper jane me tarifa te tjera pasi keto numra bejne pjese te audiotel (pra jane per service te ndryshme).
 
Top