Shenjat se jeni në lidhje të shëndosh.......................

Sweety el

Locus omnem
Kur je në lidhje në shumicën e rasteve mendon se gjithçka është në rregull. Sepse ti dhe partneri keni punuar , që ta sillni lidhjen deri në atë pikë. Por kjo nuk është gjithmonë ashtu, sepse shpesh nuk e gjykojmë mirë situatën. A është në të vërtetë ajo lidhja e shëndosh apo ne mendojmë ashtu vetëm sepse kemi dëgjuar se lidhja e shëndosh duket e atillë?

Mund të jenji vetja e juaj e vërtet para njëri-tjetrit
Ndjeheni komfort për t’i ndarë mendimet, frikat dhe emocionet më të thella me njëri-tjetrin
Shumë rrallë e gënjeni njeri-tjetrin
I jepni hapësirë njëri-tjetrit për veten e tij/saj
I tejkaloni kohërat e vështira si çift pa mos u ndarë
Pajtoheni për çështjet financiare
E trajtoni njëri-tjetrin ashtu si dëshironi të jeni të trajtuar
Ia falni njëri-tjetrit për gabimet
E dëgjoni njeri-tjetrin pa mos ndërhyre
E respektoni privatësinë e njëri-tjetrit
E flisni gjuhën e dashurisë së tjetrit edhepse nuk është e njëjtë me tënden
Bëni vullnetarisht sakrificë për njeri-tjetrin
Ndani aktivitete dhe interesa të njëjta
Secili merr përgjegjësi për veprimet e tij
Keni besim të ndërsjelltë
Jeni shokë të mirë
Përveç se e dashuroni, ju edhe e pëlqeni njeri-tjetrin
Nuk ia impononi mendimet tjetrit
Kaloni kohë kualitative për ta mirëmbajtur dhe kultivuar lidhjen tuaj
Kënaqeni në kontaktet fizike
Kohët e vështira, paqartësitë dhe mosmarrëveshjet kuptohen si pjesë të jetës
Fuqia është e barabartë ndërmjet teje dhe partnerit tënd
Ju komunikoni hapur dhe racionalisht me partnerin
Kërkoni falje nga njëri-tjetri kur i ëndoni ndjenjat e tjetrit
E eliminoni sjelljen pasive agresive ( injorancën, trajtimin me heshtje, mbylljen e telefonit…) sa më tepër që mundeni
Nuk dëshironi të shkoni në shtrat të nervozuar
MUND të jetoni pa njëri-tjetrin, por e keni vendsour të jetoni me njëri-tjetrin mbi të gjitha alternativat tjera
Nëse e gjeni veten në të gjitha këta pika , atëherë definitivisht ju jeni pjesë e një lidhje të shëndoshë, por edhe nëse nuk është kështu, atëherë nuk duhet të mërziteni, sepse çdo lidhje i ka sfidat e veta kështu që edhe ju do të punoni edhe me tepër që lidhje juaj të arrij shkallën e fundit të zhvillimit.
 

Megg

Carpe Diem
Disa lloje të sekreteve për çiftet

Shpesh herë pyet veten a është vapa që stimulon vënien në dukje të linjave që joshin, sensi i mendjelehtësisë, fizikët e kalitur që na kalojnë përpara ose është vetë stina e verës që përfaqëson një moment trasgresioni.
thumbnail.php

Pushimet janë periudha ideale për të filluar një histori romantike, një flirt të vogël ose edhe një aventurë, qoftë edhe për një natë të vetme. Të gjithëve i ndodh të shohin dikë në rrugë dhe për një moment do të ëndërronin të qëndronin me të. Dikush pëlqen një person, por pret momentin dhe vendin e përshtatshëm për t’ia thënë të gjitha. Do të bësh për vete biondinën që i ke shkuar pas gjithë vitit apo atë djalin që në palestër të pëlqente vërtet shumë, por nuk di si të bësh?
Buzëqesh. Është ngjitëse, shumë shpejt do të shohësh se edhe personi i dëshiruar të buzëqesh, dhe aq më tepër nuk kushton. Buzëqeshja të afron me personin tjetër. Një buzëqeshje ndriçon fytyrën dhe tërheq njerëzit drejt teje. Kështu do të jesh një person magnetik. Bëj komplimente. Më të mirët janë ata që bëhen papritur dhe plot fantazi, gjithkujt i pëlqen t’ia bësh të ditur se ka diçka të veçantë dhe tërheqëse. Mbani mend që komplimentet duhet të jenë të ndershëm, të sinqertë dhe origjinalë. Nëse edhe ju juve iu bëjnë ndonjë kompliment, përgjigjja duhet të jetë thjesht faleminderit. Shikimi. Shikoje personin tjetër në sy, dhe këtë bëjeni ëmbëlsisht, por jo më shumë se disa sekonda, e pastaj kalojeni shikimin tek diçka tjetër. Mos e kontrolloni kurrë me sy sepse do ta vini në siklet. Dëgjo. Ke dy veshë dhe një gojë sepse duhet të dëgjosh dyfishin e asaj që flet. Të dish të dëgjosh është një art i vërtetë. Personi që të intereson do të vijë direkt tek ty. Mbani mend: të gjithëve u pëlqen t’i dëgjojnë. Bëj hapin e parë. Afrohu tek personi që të intereson dhe thuaji “përshëndetje”. Çdo moment bisedimi varet nga një prezantim domethënës e aspak arrogant. Qëndrimi yt duhet të duket i sinqertë dhe aspak tallës apo ironizues. Mundohu të jesh brilant. Ndryshojeni sjelljen tuaj nga i ftuar në ftues. Nuk jeni një person pasiv që pret arritjen e një historie, jeni ju vetë ai që dëshironi të arrini gjithçka që keni ëndërruar. Përdor ndihmësat. Mos dil nga shtëpia pa ndihmësat: janë aksesorë për të filluar një bisedë natyrale. E mbajnë të gjallë bisedën dhe i bën të tjerët të flasin me ty. Ndihmësit më të mirë janë: qeni, aksesorë të pazakontë, parfum shumë i mirë, bluza juaj e preferuar, kravata interesante, gazetë apo një libër i bukur. Argëtohu. Mundohu të jesh i qeshur, i ëmbël, shakaxhi dhe thjesht spontan. Trego dobësitë e tua për t’u bërë sa më i afërt. Vetëm kështu mund të arrish të bësh dikë për vete, duke i treguar se në praninë tënde momentet argëtuese dhe çlodhëse nuk do të mungojnë. Kush do të mund të rezistonte para tyre! Fillo një bisedë. Mënyra më e mirë është përshëndetja. Flit për atë që keni përreth, bëj një pyetje, kërkoji ndihmë ose shpreh një opinion. Nëse të bisedosh me të, ngjall simpati, atëherë mos nguro t’ia shprehesh atë, si dhe të guxosh edhe për më tepër. Flirtimi është një dhunti. Një joshës apo joshëse e mirë ka besim në vetvete dhe nuk ka frikë nga rreziqet. Mundohuni të jeni entuziastë e sidomos pozitivë. Nëse kjo që po bëni është ajo që ju pëlqen dhe ju bën të ndiheni mirë nuk keni pse të nguroni për asnjë çast.
 
Top