Shembja e tunelit, deputetët e PS-së në Thirrë
Kompania ndërtuese shpjegon se shembja brenda në tunel ka qenë shumë problematike

Drejtues të komunës së Fanit tentuan të krijojnë incidente me deputetët socialistë duke e cilësuar tunelin si të PD-së

THIRRË – Ka qenë ora 12 e ditës së djeshme kur një grup deputetësh të PS-së kanë mbërritur në hyrje të tunelit të Thirrës në Komunën Fan të Mirditës. Grupi i deputetëve i përbërë nga Namik Dokle, Erion Braçe, Besnik Bare, Sadri Abazi, Gjokë Jaku, Gjovalin Kadeli, Armando Prenga e disa të tjerë, kanë kontaktuar me menaxherin e kompanisë që merret me tunelin dhe kanë kërkuar prej tij që të njihen me situatën brenda tunelit. Mësohet se përfaqësuesit e kompanisë janë treguar të gatshëm për të komunikuar me deputetët dhe u kanë dhënë atyre të gjithë informacionin e duhur. Sipas përfaqësuesit të firmës, situata brenda tunelit është mjaft e rëndë pasi është shembur një gjatësi prej 70 metrash, por po punohet për gjetjen e mundësive për të krijuar një situatë optimale për ndërhyrje.

Por ndërsa nga ana e punonjësve të kompanisë po jepeshin shpjegimet lidhur me situatën e krijuar brenda tunelit të Thirrës, në këtë vend ka mbërritur një fuoristradë prej të cilit kanë zbritur vrullshëm disa persona duke tentuar të krijojnë incident me deputetët. Ata kanë qenë kryesisht drejtues të komunës së Fanit, por në krye të tyre nuk ishte kryetari i komunës, por babai i tij. Ata u kanë kërkuar deputetëve që të largohen prej vendit ku ndodheshin me shprehjen se tuneli ishte një vepër e Partisë Demokratike dhe e Sali Berishës, si dhe i kanë kërkuar deputetëve të hyjnë në Kuvend. Tensioni ka vijuar për disa minuta, ndërkohë që kanë qenë deputetët vendas ata që kanë ndërhyrë për shuarjen e gjakrave. Kështu, deputetët socialistë të Qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli, Gjokë Jaku e Armando Prenga kanë negociuar për disa minuta, derisa pjesëtarët e konfliktit janë tërhequr. Personat të cilët ndërhynë në bashkëbisedimin që deputetët po zhvillonin me përfaqësues të kompanisë ndërtuese janë: Gegë Ceraj – nënkryetar i komunës Fan; Ndue Frrokgjeta – babai I kryetarit të komunës Fan; Ndue Toma- kryetar i PD-së Fan; Ndue Marku -veteriner i komunës Fan; Nikolin Gjaci- polic në komunën Fan.

Pas kësaj ngjarjeje, deputetët socialistë kanë komunikuar me gazetarët ku edhe kanë denoncuar faktin se kjo vepër publike është ende e parealizuar, duke u shprehur se ndërhyrjet e politikës kanë bërë që dëmi ekonomik të jetë mjaft i madh. Ndërkohë, në deklaratën e tij menaxheri i tunelit është shprehur se hapja e tunelit të Kalimashit para zgjedhjeve nuk ka qenë një vendim i firmës, duke pohuar se punimet duhet të kishin vijuar pandërprerë. Menaxheri Daren Mort u shpreh se “për operimin e tunelit janë marrë të gjitha masat për të mos pasur asnjë incident apo problem teknik. Rruga Rrëshen-Kalimash ka mbaruar, kurse tuneli është hapur dhe tani ndodhet në operim. Ajo pjesë që ne kemi shembje, është pjesa jugore dhe jo ajo pjesë që është hapur gjatë verës. Kontrata jonë me qeverinë është ta mbarojmë tunelin verën e ardhshme”.

Kjo deklaratë lë në ankth qytetarët e verilindjes dhe të Kosovës sidomos, të cilët tashmë detyrohen sërish të marrin rrugën e vjetër nga Qafë-Mali. Numri i kalimit të automjeteve nëpër autostradën katërkalimshme është rrudhur së tepërmi në vetëm ca makina fshatrash të zonës së Mirditës.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26446. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26446