Shembet tuneli i Thirrës në 100 metra gjatësi, shpëtojnë punëtorët
KUKËS – Një masiv dheu ka rënë mesnatën e së mërkurës në mes të tunelit të Kalimashit, dhe ka rrezikuar seriozisht jetën e punëtorëve. Lajmin për shembjen e tunelit firma ndërtuese e ka mbajtur të fshehë, por kanë qenë vetë punëtorët ata që kanë treguar në koefidencë ngjarjen e rëndë në rrugën Durës-Kukës.

Sipas tyre kanë qenë duke punuar në brendësi të tunelit kur një masiv është shkëputur në pjesën veriore të tunelit. Është rreth 100 metra lineare gjatësia e pjesës së shembur.

Kjo është hera e dytë që ka shembje në tunel. Një vit më parë (ende pa u përuruar) dy punëtorë, një shqiptar dhe një turk u plagosën rëndë gjatë punës për hajen e tunelit.

Tuneli i Kalimashit, nyja kryesore e rrugës Durrës-Kukës, i gjatë 5.6 km u konsiderua i përfunduar në Maj të këtij viti, kur Kryeministri Sali Berisha i preu shiritin. Mijëra makina udhëtuan në rrugën e re, duke shprehur entuziazëm për distancën e shkurtër të udhëtimit nga Kosova dhe anasjelltas. Ky entuziazëm zgjati vetëm 5 muaj, më pas u njoftua mbyllja e tunelit. Sipas ministrit Olldashi mbyllja bëhet pa afat për shkak të punimeve përforcuese në të.

Tetor, Olldashi pranon dështimin

Qeveria Shqiptarë pranon zyrtarisht mospërfundimin e punimeve në tunelin e Kalimashit duke ndërprerë punimet për një kohë të pacaktuar deri në përmbylljen e tyre. Nderkohë, qarkullimi i automjeteve do të behet përmes rrugës së vjetër.

Ministri i Punëvë Publike Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, doli dje në një konferencë për shtyp ku theksoi se mbyllja do të fillojë nga ora 19.00 e ditës së Diel me një afat ende të papërcaktuar.

Sipas Olldashit, ndalimi i qarkullimit në të dy tubat e tunelit të Kalimashit bëhet me qëllim lejimin e kompanisë ndërtuesë të instalojë pajisjet elektromekanike dhe rregullimin e një pjese të tij, cila është dëmtuar nga presioni i dherave. “Duke filluar nga ora 19.00 e ditës së diel, datë 11 Tetor 2009, tuneli i Thirrës, në segmentin Rrëshen – Kalimash, do të mbyllet.

Shtator, problemet që çuan në mbylljen e tunelit

Tuneli i Kalimashit, nyja kryesore e rrugës Durrës-Kukës do të mbyllet pa afat. Specialistët thonë se në tunel kanë dalë probleme serioze që firma nuk i kishte parashikuar, ndaj është rekomanduar që të mos përdoret. Mësohet se do të hapet një rrugë e re që do të rrotullohet rreth malit të Thirrës, duke ndryshuar totalisht projektin e autostradës qindramilionëshe.

Burime konfidenciale thotë se para pak ditës është zhvilluar një mbledhje mes përfaqësuesve të firmës zbatuese, supervizorit dhe Ministrisë së Transporteve, ku janë parashtruar gjithë rreziqet që sjell ky tunel dhe janë shtruar alternativat për bërjen të kalueshme të rrugës së re.

Duke qenë se tuneli ka pasur shembje të vazhdueshme që nga dita kur është hapur e deri më sot, është menduar që ai të mbyllet për një kohë të pacaktuar dhe rrugës Rrëshen-Kalimash-Morinë ti modifikohet një aks i ri, plot me kthesa që do ti bjerë rrotull malit të Thirrës, me skemën e rrugës së vjetër.

Tuneli u përurua me urgjencë gjatë fushatës elektorale. Që nga 31 maji kur është përuruar, Bechktel-Enka ka mbyllur disa herë këtë tunel me 3 apo 7 ditë për të kryer punime shtesë.

Punimet për hapjen e këtij tuneli nisën dy vjet më parë nga kompania amerikane dhe kompania nënkontraktuese turke.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25797. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25797