Shembet hoteli, 5 të shoqëruar në polici
Hoteli ndodhet në zonën bregdetare të Durrësit. Grupi prej rreth 60 gjimnazistësh nga Gjilani i Kosovës, ishin në gjumë kur sot në mëngjes ndodhi shembja e pjeshme e hotelit. Një nxënëse ka pësuar frakturë në këmbë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur lehtë. Policia merr në pyetje pronarin e hotelit dhe inxhinierin. Shkaku dyshohet shperthimi i nje bolieri dushi.
Ora 10:35 Policia shoqëron në komisariat pronarin e hotelit, dy pjesëtarë të hotelit si dhe inxhinieri që ka ndjekur punimet e hotelit. Ata do të merren në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur sot në orën 07. 45 minuta në hotel Elesio në plazhin e Golemit. Të shoqëruarit do të japin shpjegime për gjendjen teknike të hotelit.

Në spital vetëm një nxënëse

Ora 09.45- Grupi i nxënësve, prej rreth 60, nga Gjilani i Kosovës shoqëroheshin nga dy pedagogë në këtë udhëtim në Shqipëri dhe akomodimin e tyre në hotelin Elesio në zonën bregdetare të Golemit. Shembja që ndodhi rreth orës 07.45 minuta ka shkaktuar panik mes nxënësve

Dëshmitarët thanë se 5- 6 nxënës janë plagosur, nga të cilët vetëm njëra ka plagë më të rënda. Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk ka pasur të vdekur.

Gjimnazistja është dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Mjekët thonë se vajza ka pasur një frakturë në këmbë dhe të cara të thella në këmbë. Pacientja është futur menjëherë në sallën e operacionit dhe është nën kujdesin e mjekëve ortoped- bëri të ditur një nga mjekët e spitalit të Durrësit.

Shkaqet
Policia dyshon se shembja mund të ketë ardhur nga shpërthimi i bolierit të ujit të vendosur në njërën prej dy dhomave të cilat kanë pësuar dëmtime. Bolieri mund të ketë qenë pa ujë dhe nga vakumi mund të ketë shpërthyer, argumentojnë hetuesit.

Kjo për faktin se është shembur muri rrethues i ballkonit dhe muri ndarës i dy dhomave, por nuk është shembur tavani i ballkonit

Golem, shembet hoteli, plagosen 5 nxënës kosovarë

Ora 08: 40 -Shembja e pjeshme e hotelit ndodhi rreth orës 07.45 minuta të mëngjesit të sotëm. Hoteli “Elesio” ndodhej në zonën bregdetare të quajtur Pishat e Buta dhe që prej së dielës ishin akomoduar 60 nxënës nga Gjilani i Kosoves. Mësohet se është shembur ballkoni dhe muri mbajtës i dy dhomave nderkohe qe nxenesit kosovare ishin ende ne gjume.

Të dhënat e para nga policia bëjnë të ditur se 5 nxënës janë plagosur. Ato janë shtruar në spitalin e Durrësit dhe mjekët thonë se kanë pësuar fraktura në trup, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Ende nuk dihet shkaku i shembjes së pjesshme të hotelit, ndërsa forca të shumta të policisë dhe ekspertë të hetimit ndodhen në vendngjarje për të mësuar shkaqet si dhe për të evidentuar përgjegjësit e kësaj shembjeje./BalkanWeb/

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23650. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23650