Seyfert
Valoris scriptorum

Shega ky frut i stines ka 700-800 fara të vogla ngjyrë të kuqe. Shija e shegës sillet nga e ëmbla deri te e tharta. Përmban një sasi të lartë të përbërësve bioaktivë, flavonoide; anthocyane, thartirën phenol; polyphenole; të cilat kanë shumë rëndësi në rregullimin, ripërtrirjen dhe zhvillimin e qelizave. Është edhe shumë e pasur me kalium, potas, hekur dhe Vitaminat A, C dhe E. Shega kryesisht ka madhësi të një portokalli apo qitroje. Ka formë ovale dhe lëvore ngjyrë të kuqërremtë.
Shega ka një sërë vetish lidhur me dobite që luan në zemër dhe në arterie, falë pranisë së flavonoideve. Lëngu i shegës rrit prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut, lehtëson nga temperatura dhe zvogëlon ngarkesën kardiake që vëzhgohet kur dikush është i sëmurë me grip. Është ideale për të garantuar elasticitetin e venave të gjakut si dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.
Ajo është ideale të përdoret kur fëmijët e vegjël kur jane me kollë dhe temperaturë. Përmban një sasi të madhe fitoestrogjenesh (estrogjene bimore) dhe flavonoide, që kanë ndikim mbrojtës në lëkurë, flokë dhe thonj. Shega është e përshtatshme edhe për të parandaluar infarktin dhe sëmundje të tjera në zemër, pasi është i pasur me antioksidues të shumtë.
Lëngu i saj na mbron nga infeksionet bakteriale, tumoret e lëkurës, parandalon dhe ngadalëson përhapjen e kancerit në mushkeri, kancerin në prostatë, kancerin në gji, diabetin, osteoporozen, etj.
Konsumimi i përditshëm i shegës nga një mama e ardhshme, mund të pengojë një dëmtim të mundshëm në trurin e embrionit. Përmban lëndë antioksiduese që kontrollojnë tensionin arterial dhe ulin nivelet e kolesterolit.
Shega si laksativ i lehtë, pengon kalbëzimin në lukth dhe është më e fuqishmja në mesin e kategorive të ngjashme të ushqimit si burim me vlera të shumta të substancave për tërë trupin. Shega tretet në lukth dhe thithet shpejt për shkak të temperamentit të saj të jashtë zakonshëm dhe të lehtë, e nxeh lukthin ngadalë, i nxjerr jashtë gazrat e lukthit dhe e rrit sasinë e spermës, megjithatë shega nuk duhet të hahet kur njeriu ka temperaturë.
Lëngu i shegës shuan etjen, rrit oreksin dhe i jep freski mendimit të njeriut për shkak të efektit pozitiv në sistemin nervor.
Përdoret me sukses për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëngu i shegës ka tre herë nivelin më të lartë të antioksidantëve se të rrushit të zi, çajit jeshil dhe se vena e kuqe.