Shefja e Departamentit të Historisë, Duka: Teksti, totalisht i papranueshëm

Shefja e Departamentit të Historisë, Duka: Teksti, totalisht i papranueshëm

TIRANE – Shefja e Departamentit të Historisë, Valentina Duka, shprehet se politizimi i tekstit të historisë është i paparanueshëm. “Sigurisht që për pjesët e komentuara nga media janë totalisht të politizuara”.

Ndersa Minstria e Arsimit deklaron se testi eshte bere me mbeshtetjen e UT-se, Duka shprehet se “kolegët e mi kanë shkelur integritetin e tyre profesional”.

Sipas saj, historia tranzicionit duhet të jetë pjesë e tekstit por duhet tua paraqitnin nxënësve ngjarjen e 97-tës të papolitizuar ashtu sikudër ndodhi, por mund ti paraqitnin dhe opinionin e elitës së djathtë që e konsideroi atë si lëvizje komuniste, por jo të opinionit tim si historian , sepse ky akoma nuk është pjekur”.

“Mund tja paraqesim nxënësve dhe opinionin e elitës së majtë , por e shoh si të gabuar, të politizuar dhe pa integritet profesional përkufizimin si një lëvizje komuniste për të rrëzuar pushtetin “, perfundon ajo.

‘Historia’, PS: Përgjigja e MASH dëshmon se në Shqipëri nuk ka më institucione

PS ka reaguar serish sot, pas pergjigjes se MASH lidhur me tekstin e Historise se Gjimnazeve. Me poshte eshte deklarata e partise me te madhe opozitare dhene sot per mediat”

“Denoncuam para dy ditësh politizimin antishkencor dhe të patolerueshëm të teksteve të historisë për shkollat e mesme. Kërkuam të hiqen menjëherë nga qarkullimi këto tekste antikombëtare që nuk thonë as edhe një fjalë të vetme për 14 shekuj themelorë të historisë sonë, ndërkohë që rendin të japin gjykime deri edhe për shpërthimin vrastar të Gërdecit, duke e quajtur atë thjesht një aksident teknologjik. Pritëm reagimin e Ministrisë së Arsimit, si institucioni përgjegjës që duhet t’u garantojë djemve e vajzave tona cilësinë e një edukimi kombëtar e modern, në liri të plotë gjykimi, por ministria e “epokës së re” të Sali Berishës reagoi duke e mbrojtur tekstin në fjalë me një gjuhë po aq të rreme sa edhe argumentet e tekstit.
Kështu pra, në këtë vend nuk po ka më institucione që bëjnë punën tyre, pasi Ministria e Arsimit ka marrë funksionet e Gjykatës, duke e shpallur ajo vetë verdiktin për shpërthimin e Gërdecit, për të të cilin ende nuk ka folur drejtësia. Nuk po ka institucione, por thjesht shërbëtorë të zellshëm të neo-diktatorit, i cili njëlloj si paraardhësi i tij, Hoxha, zgjedh ta instalojë diktaturën përmes manipulimit të historisë kombëtare dhe ta përhapë këtë manipulim përmes edukimit shkollor.
Ky nuk është më një problem teknik i standardeve të teksteve, por një ogur i zi politik e ideologjik i rrezikut që kërcënon sërish, pas 19 vjetësh, demokracinë e brishtë të këtij vendi.
Partia Socialiste, pikërisht në emër të demokracisë, kërkon edhe një herë reflektim institucional dhe tërheqjen e menjëhershme të teksteve në fjalë nga tregu e shkollat tona, si dhe ndjesën publike të autorëve” – perfundon deklarata.(Shekulli)

OhyGY5onwqQ

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22905. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22905

Top