Shefi i diplomacisë çeke Kohut vjen në Maqedoni

Shefi i diplomacisë çeke Kohut vjen në Maqedoni

kohut_230443685-150x150.jpg
<p class="wp-caption-text">Gjatë vizitës, Kohut do të takohet me krerët e shtetit të Maqedonisë </p>


Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Çekisë, Jan Kohut, sot do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë vizitës, Kohut do të takohet me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Antonio Milloshoski,  ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Greuvski, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski dhe kryetarja e Këshillit kombëtar për eurointegrime, Radmilla Shekerinska Jankovska.
Vizita realizohet në kuadër të aktiviteteve të rregullta dhe vizitave mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Çekisë, në pikëpamje të zhvillimit të vazhdueshëm dhe thellësimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22023. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22023
 
Top