admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Është vështirë të dihet se çfarë po ndodh brenda Qendrës së New Englandit për përzierjen e barnave (NECC) në Framingham të shtetit Massachusets, që tashmë është e lidhur me 35 rastet e meningjitit dhe pesë vdekjeve në Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarët federalë paralajmëruan dje se të gjitha produktet e kompanisë janë të dyshimta pasi substanca myku janë zbuluar në shishe të mbyllura hermetikisht që përmbajnë ilaçe të përziera në laboratoret e kësaj kompanie.
Qendra për kontrollin e sëmundjeve (CDC) dhe agjencia e ushqimeve dhe barnave (FDA) udhëzojnë mbarë personelin e kujdesit shëndetësor që të heqin nga inventari i farmacive çdo prodhim që ka dalë nga “The New England Compounding Center” ose NECC.
Në Shtetet e Bashkuara shumë farmaci nuk e bëjnë vetë përzierjen e barnave por kontraktojnë firma të ndryshme të specializuara. Hetuesit tani po shqyrtojnë mundësinë e shkeljes së rregullave të higjenës ose procedurave të ndryshme farmaceutike që u bënë shkak për ndotjen e barnave të përpunuara nga Qendra e New Englandit për Përzierjen e Ilaçeve në Framingham.