SHBA-OSBE: Jemi të skandalizuar nga dhuna e ushtruar ndaj medias
Dhunimi i gazetarit Mero Baze mbrëmjen e 2 nëntorit ka shkaktuar reagimin e fortë të faktorit ndërkombëtar të akredituar në Tiranë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përfaqësia e OSBE-së kanë shprehur shqetësim për dhunën e ushtruar nga biznesmeni Rezart Taçi dhe shoqëruesit e tij ndaj gazetarit. Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada e Shteteve të Bashkuara deklaroi se “u skandalizua nga sulmi ndaj gazetarit Mero Baze më 2 nëntor”. Në vlerësimin e diplomatëve amerikanë, sulmet fizike ndaj gazetarëve dhe forma të tjera të kanosjes së medias errësojnë lirinë e shtypit. “Të gjitha format e presionit dhe kanosjes ndaj medias janë të papranueshme”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kjo e fundit mbështet dënimin nga ana e qeverisë së Shqipërisë të këtij akti dhe përkrah thirrjen e Kryeministrit që autoritetet përkatëse të kryejnë një hetim të plotë dhe të shpejtë të këtij incidenti dhe që ata që janë përgjegjës të japin llogari. Ambasada thotë se do të vazhdojë të mbështesë me forcë lirinë e shtypit në Shqipëri. Qëndrimin e tij për ngjarjen e ka shprehur dje po, përmes një deklarate për median, edhe kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch. “Mero Baze u rrah dje në Tiranë dhe u dërgua në spital për mjekim, pas një sulmi që, sipas njoftimeve të medias, lidhet me artikujt dhe kronikat televizive të Bazes. Policia po heton ngjarjen dhe ka arrestuar dy të dyshuar deri më tani”, vijon njoftimi për shtyp i OSBE-së. Ambasadori Bosch dënon të gjitha format e dhunës fizike, në veçanti atë drejtuar medias.

Të gjithë gazetarët, sipas tij, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet të lejohen që të kryejnë punën e tyre të përditshme pa pasur frikë nga hakmarrja fizike. “Liria e medias është një parim kyç i çdo shoqërie moderne, të lirë dhe demokratike”, insistoi ambasadori Bosch. Ai gjeti rastin të mbështesë reagimet e Presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, dhe Kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.

Bosch nxit fuqishëm autoritetet përkatëse të vendit që të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të rëndë. Sot pritet që të ketë edhe reagime të tjera nga organizatat e gazetarëve në botë që do të solidarizohen me gazetarët shqiptarë. Paralelisht mund të ketë edhe një deklarim zyrtar nga Komisioni Europian. (shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25561. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25561