Administratan e ushqimeve dhe barnave thotë se ilaçi Truvada tani mund të përdoret çdo ditë në kombinim me praktikat të tjera mbrojtëse për të pakësuar rrezikun e infektimit me HIV gjatë marrëdhënie seksuale për personat me në rrezik të lartë të infektimit.
Në një deklaratë me shkrim, Komisionerja Margaret Hamburg tha se miratimi i këti ilaçi shënon një moment të rëndësishëm në luftën kundër HIV-it. Ajo shtoi se çdo vit, rreth 50.000 rriturit dhe adoleshentët amerikanë diagnostikohen me infeksionin HIV.