Shtëpia e Bardhë i kërkoi administratës dhe Agjensive shtetërore që të krijojnë një program për të bërë të pamundur rrjedhjen e informacionit, bënë të ditur mediat ndërkombëtare gjatë ditës së sotme.
Lëvizja vjen pasi faqja e Wikileaks, e drejtuar nga Julien Assange publikon prej javësh sekrete që ambasadat amerikane në të gjithë botën i dërgonin Uashingtonit. Të paktën një punonjës brenda Pentagonit është identifikuar deri tani si bashkëpunëtor i Assange.
Një memo prej 11 faqesh e përpiluara nga shërbimet inteligjente i është drejtuar të gjithë Agjensive, duke i këshilluar për mënyrat se si mund të rrisin sigurinë. Në të i kërkohet zyrtarëve që të gjejnë mënyra për të kuptuar ndryshimet e dyshimta në sjelljen e punonjësve që kanë akses në materjalet sekrete.
Gjithashtu këshillohet punësimit i psikiatërve dhe sociologëve për të matur “lumturinë relative” të punonjësve, gatishmërinë e tyre ndaj punës dhe aftësinë e secilit në përballimin e stresit.
Ekzistenca e memos së publikuar nga rrjeti televiviz NBC nuk është konfirmuar ende zyrtarisht prej Shtëpisë së Bardhë. Aftësia e autoriteteve amerikane për të ruajtur informacionin është vënë nën akuzë, pasi një pirat arriti të siguronte një numër jashtëzakonisht të madh materialesh.
Sipas kritikëve, një shërbim spiunazhi i huaj do ta kishte shumë më të lehtë se sa Assange të siguronte akses më materjalet e klasifikuara.